Seminari
Veprat e Apostujve 1–5


Veprat e Apostujve 1–5

Vështrim i Përgjithshëm

Jezu Krishti u dha shërbesë dishepujve të Tij për 40 ditë pas Ringjalljes së Tij. Ai u kishte thënë Apostujve të Tij se pasi Ai të ikte, Ati do t’u dërgonte “Ngushëlluesi[n], Frym[ën] e Shenjtë” (Gjoni 14:26). Një njeri që nuk kishte qenë në gjendje të ecte gjithë jetën e tij, u takua me Pjetrin dhe Gjonin dhe, duke përdorur autoritetin e Jezu Krishtit, Pjetri e shëroi njeriun. Pjetri dhe Gjoni u arrestuan dhe u burgosën që shëruan dhe dëshmuan në emër të Jezu Krishtit dhe një engjëll i shpëtoi ata.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Veprat e Apostujve 1

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë rëndësinë e Jezu Krishtit që e drejton Kishën e Tij nëpërmjet apostujve dhe profetëve.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar shembuj që demonstrojnë Jezu Krishtin që drejton Kishën e Tij në ditët e mëvonshme.

  • Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni një anketim anonim në internet për të bërë një vetëvlerësim në fillim të mësimit dhe t’i përdorni përgjigjet e nxënësve për të drejtuar pjesën tjetër të mësimit. Figura më poshtë mund të përdoret për të ofruar alternativat e përgjigjeve të anketës.

Diagram with words Strongly Disagree and Strongly Agree.

Veprat e Apostujve 2

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të thellojnë kuptueshmërinë e tyre për mënyrat se si Fryma e Shenjtë mund t’i bekojë dhe t’i ndihmojë ata të mësojnë se si t’i ftojnë ato bekime në jetën e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të diskutojnë me një të afërm mënyrat se si ata e kanë vënë re që Fryma e Shenjtë është me ta në jetën e tyre. Gjithashtu, ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur me çfarëdo pyetje që mund të kenë rreth Frymës së Shenjtë.

Veprat e Apostujve 3

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do të ndihmojë për ta forcuar besimin e nxënësve që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti janë në gjendje t’i ndihmojnë të mposhtin sfidat me të cilat ata përballen.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë për një sfidë apo mundim me të cilin përballen personalisht, për të cilin do të donin të kërkonin lehtësim nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ose të kërkonin forcën e Tyre për ta përballuar. Ftojini ata të studiojnë nga Veprat e Apostujve 3:1–8 ndërkohë që mendojnë për këtë sfidë apo mundim dhe të kërkojnë të vërtetat që mund t’i ndihmojnë ata.

  • Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Paraqitni figurat që gjenden te pjesa “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit”, dhe ftojini vullnetarët t’i përdorin ato figura për të përmbledhur ngjarjet e përshkruara te Veprat e Apostujve 3:1–8 .

Veprat e Apostujve 4–5

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë rritjen e dëshirës për t’iu bindur Perëndisë në vend të kujtdo tjetër.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar situata ku mund të jetë sfiduese t’i bindesh Perëndisë për shkak të presioneve nga të tjerët.

Përsëritja 12 e Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësi të gjejnë dhe shenjojnë 13 fragmentet e fundit të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor që gjenden në Dhiatën e Re.

Shënim: Mund të jetë e nevojshme të jepet një mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor në vend të këtij mësimi për përsëritje. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

  • Tabela: Një tabelë e fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të tyre për ta paraqitur

  • Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Ndajini nxënësit në dhoma virtuale të veçanta. Jepuni atyre kohë t’i shenjojnë fragmentet e zotërimit doktrinor në shkrimet e shenjta (nëse e zgjedhin këtë gjë), bëni pyetje “për njohjen e personit” dhe diskutoni për shkrimet e shenjta që ata po studiojnë. Pas një kohe të caktuar, përziejini dhomat virtuale të veçanta në mënyrë që nxënësit të kenë bashkëmoshatarë të ndryshëm me të cilët të punojnë dhe të diskutojnë.