Seminari
Veprat e Apostujve 1


Veprat e Apostujve 1

Parathënie për Librin Veprat e Apostujve

The eleven apostles of Jesus Christ (all except Judas Iscariot) gathered together in Galilee. Two angels (dressed in white) are standing with the apostles and pointing to the heavens. The apostles are looking upward. The painting depicts the ascension of the resurrected Jesus Christ into the heavens. Christ is not depicted in the picture. (Mark 16:19-20) (Luke 24:50-53) (Acts 1:9-11)

Jezu Krishti u dha shërbesë dishepujve të Tij për 40 ditë pas Ringjalljes së Tij. Gjatë kësaj kohe, Ai i përgatiti Apostujt e Tij që të drejtonin Kishën e Tij pas Ngritjes së Tij në qiell. Ashtu siç bëri në lashtësi, Jezu Krishti vazhdon ta drejtojë Kishën e Tij sot nëpërmjet Apostujve të Tij të zgjedhur. Ky mësim mund të të ndihmojë ta ndiesh se sa e rëndësishme është që Jezu Krishti e drejton Kishën e Tij nëpërmjet apostujve dhe profetëve.

Njohja e kontributeve të nxënësve. Çdo nxënës ka formim, interesa, shpresa dhe sfida unike. Kur nxënësit tregojnë përvojat dhe idetë e tyre në orën mësimore, ata shpesh do të ndikohen nga rrethanat unike të jetës së tyre. Këto përvoja dhe ide mund t’i bekojnë nxënësit e tjerë dhe mund ta ndihmojnë mësuesin të vlerësojë nevojat e nxënësve dhe të japë mësim sipas rastit.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar shembuj që demonstrojnë Jezu Krishtin që drejton Kishën e Tij në ditët e mëvonshme.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ngritja e Krishtit në qiell

Merreni parasysh ta përshtatni skenarin vijues në bazë të nevojave të nxënësve. Nxënësit mund të interpretojnë me role dhe t’i përgjigjen me radhë mikut në këtë skenar.

Përfytyro sikur miku yt, i cili nuk është anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, të pyet: “Kush e themeloi kishën që ti frekuenton dhe kush e drejton atë sot?”

  • Si do t’i përgjigjeshe? Përse?

Libri Veprat e Apostujve përshkruan përvojat e Apostujve pas Ngritjes së Jezu Krishtit në qiell. Duhet të ketë qenë një detyrë tepër e vështirë për udhëheqësit e Kishës për ta çuar përpara Kishën e Shpëtimtarit kur Ai nuk ishte më vazhdimisht fizikisht me ta. Por Apostujt nuk ishin vetëm në përpjekjet e tyre. Përvojat e Apostujve të shënuara në librin Veprat e Apostujve ilustrojnë të vërtetën që Jezu Krishti e drejton Kishën e Tij nëpërmjet apostujve dhe profetëve të Tij.

Merri parasysh ndjenjat e tua për Jezu Krishtin që drejton Kishën e Tij. Në ditarin tënd të studimit, përgjigju për sa vijon:

  1. Përse do të ishte e rëndësishme të dish që Jezu Krishti e drejton Kishën e Tij?

  2. Çfarë do të prisje të shihje në një kishë që drejtohet nga Jezu Krishti?

  3. Duke përdorur shkallën vijuese, përcakto se sa bie dakord me këtë thënie: “Jezu Krishti e drejton Kishën e Tij sot nëpërmjet apostujve dhe profetëve”. Shpjegoje përgjigjen tënde.

New Testament Seminary Teacher Manual- 2023

Ndërsa e studion këtë mësim, kushtoju vëmendje nxitjeve të Shpirtit që mund të të ndihmojnë të ndiesh që Jezu Krishti e drejtoi Kishën e Tij pasi Ai u ngrit në qiell dhe që Ai vazhdon ta drejtojë Kishën e Tij sot.

Jezu Krishti vazhdon ta drejtojë Kishën e Tij pas Ngritjes në qiell

Krijo një shënim në ditar me titullin “Shembuj të Jezu Krishtit që drejton Kishën e Tij”. Gjatë gjithë këtij mësimi, shto shembuj në zërin e ditarit tënd dhe përsiat për mënyrën se si ata e forcojnë dëshminë tënde për Jezu Krishtin dhe Kishën e Tij.

Lexo fragmentet vijuese nga Veprat e Apostujve 1–5 , duke kërkuar mënyrën se si Jezu Krishti vazhdoi t’i ndihmonte Apostujt e Tij pas Ngritjes së Tij në qiell. Mendo se si këto ngjarje tregojnë që Jezu Krishti po e drejtonte Kishën e Tij. Shtoji idetë e tua në shënimin në ditar.

Color Handouts Icon

Jepuni nxënësve fletushkën vijuese. Merreni parasysh t’i ndani ata në grupe me katër veta. Çdo person i grupit mund të studiojë një ndodhi dhe të kërkojë prova që Jezusi po e drejtonte Kishën e Tij nëpërmjet Apostujve. Më pas, secili prej tyre mund t’ia tregojë përgjigjet personave të tjerë të grupit të tij.

New Testament Seminary Teacher Manual - 2023

Vargje për t’u studuar

Hollësitë që duhet të dish përpara se t’i studiosh këto vargje

Veprat e Apostujve 1:23–26

Apostujt dhe ndjekës të tjerë të Krishtit u mblodhën për të diskutuar se kush do ta zëvendësonte Judë Iskariotin si një prej Dymbëdhjetë Apostujve.

Veprat e Apostujve 2:37–43

Ndërkohë që Apostujt ishin të mbledhur në Jerusalem pak kohë pas Ngritjes së Krishtit në qiell, Fryma e Shenjtë erdhi mbi secilin prej tyre në një mënyrë të fuqishme (shih Veprat e Apostujve 2:1–8). I mbushur me Frymën [Shpirtin], Pjetri dëshmoi për Jezu Krishtin (shih Veprat e Apostujve 2:14–36). Ky fragment përshkruan ndikimin që kjo derdhje shpirtërore pati tek shumë nga ata që e dëshmuan atë.

Veprat e Apostujve 3:1–8 ; 4:8–10

Pjetri dhe Gjoni takuan një burrë të gjymtuar në tempullin në Jerusalem.

Veprat e Apostujve 5:12–16

Apostujt ishin paralajmëruar më parë nga udhëheqësit judenj që të mos flisnin më për Jezu Krishtin (shih Veprat e Apostujve 4:13–18).

Veprat e Apostujve 5:17–25

Pjetri dhe Gjoni u burgosën pasi vazhduan të dëshmonin për Jezu Krishtin dhe të kryenin mrekulli në emrin e Tij.

  • Çfarë mësove rreth Jezu Krishtit nga këto vargje që ndikon në besimin dhe mirëbesimin tënd tek Ai?

  • Si e tregojnë këto ngjarje që Shpëtimtari po e drejtonte Kishën e Tij nëpërmjet Apostujve të Tij?

Jezu Krishti vazhdon ta drejtojë Kishën e Tij sot

All the members of the First Presidency and the Quorum of the Twelve Apostles are seated or standing with the Christus Statue and statues of the Original Twelve at the Visitors’ Center in Rome, Italy. Front Left to Right: Dieter F. Uchtdorf, Jeffrey R. Holland, M. Russell Ballard, Dallin H. Oaks, Russell M. Nelson, Henry B. Eyring, David A. Bednar, Quentin L. Cook, D. Todd Christofferson, Gary E. Stevenson, Ronald A. Rasband, Neil L. Andersen, Dale G. Renlund, Gerrit W. Gong, Ulisses Soares

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim për mënyrën se si Shpëtimtari vazhdon ta drejtojë Kishën e Tij sot.

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Por ne, si anëtarë të Kishës së Zotit, e dimë se kush qëndron në krye të saj: Jezu Krishti Vetë. …

Pra, çfarë vlere ka te një emër? Kur vjen puna tek emri i Kishës së Zotit, përgjigjja është: ‘Gjithë vlerën e mundshme!’ Jezu Krishti na drejtoi ta quajmë Kishën me emrin e Tij, sepse është Kisha e Tij, e mbushur me fuqinë e Tij.

Unë e di se Perëndia jeton. Jezusi është Krishti. Ai e udhëheq Kishën e Tij sot.”

(Rasëll M. Nelson, “Emri i Saktë i Kishës”, Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 88–89.)

  • Si mund të ndikojë në jetën tënde njohuria që Jezu Krishti e drejton Kishën e Tij sot?

Kujtojuni nxënësve ta përdorin përgatitjen e tyre për orën mësimore ndërsa i përgjigjen pyetjes vijuese. Nëse nxënësve u duhet ndihmë për t’u përgjigjur, merreni parasysh të tregoni disa shembuj, siç është rritja e Kishës, dalja në dritë dhe përkthimi i Librit të Mormonit, zbulesa që i shtrin bekimet e priftërisë tek të gjithë meshkujt e denjë, mrekullitë që ndodhin në jetën e anëtarëve të Kishës, ose shembuj të tjerë.

  • Cilët shembuj nga jeta jote apo nga historia e Kishës të ndihmojnë të kuptosh që Jezu Krishti vazhdon ta drejtojë Kishën e Tij sot? (Mos harro t’i shtosh këta shembuj në shënimin në ditarin tënd.)

Nëse duhet të shohësh disa shembuj që të ndihmojnë të mendosh për përgjigjet për këtë pyetje, shih “Kjo Është Koha Jonë!” nga kodi kohor 03:34 deri në 05:12 ose “T’i Sjellim në një Krye të Vetëm, në Krishtin, të Gjitha Gjërat” nga kodi kohor 10:09 deri në 13:58, që është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

11:14
2:3
  • Çfarë mund të të ndihmojnë të kuptosh rreth ndjenjave të Shpëtimtarit për ne këta shembuj të Tij që drejton Kishën e Tij?

Përsiatje

Shqyrto listën që krijove sot me shembuj të Shpëtimtarit që drejton Kishën e Tij. Merre parasysh ta pasurosh këtë shënim ndërsa vazhdon të studiosh librin Veprat e Apostujve dhe fiton përvoja nxënieje të tjera rreth Shpëtimtarit dhe Kishës së Tij. Merre parasysh ta shtosh dëshminë tënde për këtë të vërtetë në shënimin në ditarit tënd.

Ftojini nxënësit të tregojnë listat e tyre. Merreni parasysh të jepni dëshminë vetjake të mënyrës se si Shpëtimtari e drejton Kishën e Tij sot dhe t’i ftoni nxënësit e gatshëm të japin edhe ata dëshmi.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Kush e shkroi librin Veprat e Apostujve?

Lluka e shkroi librin Veprat e Apostujve si libri “i dyt[ë] i një vepre me dy pjesë. … Pjesa e parë njihet si Ungjilli sipas Llukës” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Vepra të Apostujve ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org; shih edhe Lluka 1:1–4 ; Veprat e Apostujve 1:1).

Për çfarë flet ky libër?

Libri Veprat e Apostujve formon një urë midis historikut të jetës dhe mësimeve të Jezu Krishtit në katër Ungjijtë dhe shkrimeve e veprave të Apostujve të Tij. Libri Veprat e Apostujve ilustron mënyrën se si Shpëtimtari vazhdoi ta drejtonte Kishën e Tij nëpërmjet frymëzimit të Frymës së Shenjtë dhënë atyre që mbanin çelësat e priftërisë. Fryma e Shenjtë u zbuloi të vërtetën Apostujve, të cilët më pas e udhëhoqën Kishën dhe i dhanë mësim asaj. Apostujt gjithashtu kryen mrekulli në emrin e Jezu Krishtit.

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Nga vargu i parë [i librit Veprat e Apostujve], shpallja është që Kisha do të vazhdojë të udhëhiqet në mënyrë hyjnore, nuk do të udhëhiqet në mënyrë njerëzore. … Në të vërtetë, një titull më i plotë për librin e Veprave të Apostujve mund të ishte në mënyrë të saktë diçka e ngjashme me ‘Veprat e Krishtit të Ringjallur duke Vepruar nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë në Jetën dhe Shërbesat e Apostujve të Tij të Shuguruar’. …

Drejtimi i Kishës është i njëjtë. Vendndodhja e Shpëtimtarit ka ndryshuar, por drejtimi dhe udhëheqja e Kishës është saktësisht e njëjtë.”

(“Therefore, What?” [fjalim i mbajtur në konferencën e Sistemit Arsimor të Kishës për Dhiatën e Re, 8 gusht 2000], f. 6, si.ChurchofJesusChrist.org)

Çfarë është një Apostull?

Si e drejton Zoti Kishën e Tij sot?

Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Official portrait of Elder Quentin L. Cook. Called to the Quorum of the Twelve Apostles on 6 October 2007.

“Ju lutem jini të sigurt që udhëheqësit drejtues të Kishës, të cilët kryesojnë mbi qëllimet e caktuara në mënyrë hyjnore të Kishës, marrin ndihmë hyjnore. Ky udhërrëfim vjen nga Shpirti dhe nganjëherë drejtpërsëdrejti nga Shpëtimtari. Janë dhënë të dyja llojet e udhërrëfimit shpirtëror. Jam mirënjohës që e kam marrë një ndihmë të tillë. Por udhërrëfimi jepet në kohën e Zotit, rresht pas rreshti dhe parim pas parimi [shih 2 Nefi 28:30 ; Doktrina e Besëlidhje 98:12 ; 128:21 ], kur ‘një Zot i gjithëdijshëm qëllimisht zgjedh të na shkollojë’ [Neal A. Maxwell, All These Things Shall Give Thee Experience (2007), f. 31]. Udhërrëfimi për Kishën si një e tërë vjen vetëm nga profeti i Tij.”

(Kuentin L. Kuk, “Përgatituni që të Takoni Perëndinë”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 117.)

Shihni “Kisha e Jezu Krishtit” (01:27), që është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, për të parë shembuj të tjerë.

2:3
2:3

Si quhen apostujt dhe profetët modernë?

Shihni “Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë” nga kodi kohor 09:41 deri në 11:49 ose “Zemra e një Profeti” nga kodi kohor 04:08 deri në 06:40, që është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, për të parë shembuj.

2:3
2:3

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Dëshmitarët e vjetër dhe modernë të Krishtit

Një shembull i mënyrës se si Shpëtimtari e drejton Kishën e Tij është që Ai siguron dëshmitarët e Tij. Nxënësit mund të studiojnë mënyrën se si Pjetri dhe Gjoni dëshmuan për Jezu Krishtin siç shënohet te Veprat e Apostujve 2:32 ; 3:10–16 dhe 5:32 . Ata mund t’i krahasojnë këto dëshmi me ato të shënuara te 2 Pjetër 1:16; 1 Gjoni 1:1 dhe Doktrina e Besëlidhje 76:22–24 dhe me dëshmitë e shënuara në një ose më shumë nga materialet filmike “Special Witnesses of Christ” [“Dëshmitarë të Veçantë të Krishtit”] që gjenden në https://www.churchofjesuschrist.org/media/collection/special-witnesses-of-christ-video-collection.

Në Ardhjen e Tij të Dytë, Shpëtimtari do të zbresë nga qielli me lavdi

Kjo veprimtari mund të përdoret nëse nxënësit kanë pyetje rreth mënyrës se si do të vijë Shpëtimtari. Ftojini nxënësit ta gjejnë të vërtetën e mësipërme te Veprat e Apostujve 1:1–12 . Vini në dukje që Ngritja e Shpëtimtarit në qiell ndodhi në Malin e Ullinjve (shih vargun 12). Shpjegoni që kur Shpëtimtari të vijë përsëri, një prej shfaqjeve të Tij do të jetë kur Ai të zbresë nga qielli dhe të qëndrojë në Malin e Ullinjve (shih Zakaria 14:4 ; Doktrina e Besëlidhje 45:47–53 ; 133:19–20). Kjo do të ndodhë përpara shfaqjes së Tij në botë, gjatë së cilës “çdo qenie do ta shohë [Atë]” ( Isaia 40:5). Nxënësit mund të diskutojnë për arsyen përse është e rëndësishme të dinë që Ardhja e Dytë e Shpëtimtarit do të jetë shumë e qartë dhe e dukshme për të gjithë botën. Në ç’mënyrë kjo është një shfaqje e dashurisë së Tij për ne?