Njëri prej qëllimeve të zotërimit doktrinor është të të ndihmojë tʼi gjesh dhe t’i shenjosh referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta për fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor. Ky mësim do të të japë mundësi për të gjetur dhe shenjuar 13 fragmente të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor që gjenden në gjysmën e dytë të Dhiatës së Re.
Shenjimi i fragmenteve të zotërimit doktrinor. Shenjimi i fragmenteve të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor do t’i ndihmojë nxënësit t’i kujtojnë dhe t’i gjejnë më lehtë këto fragmente. Ftojini nxënësit të marrin parasysh shenjimin e fragmenteve të shkrimeve të shenjta në një mënyrë që është unike nga shenjimet e tjera në shkrimet e tyre të shenjta. Nxënësit që përdorin programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], mund të krijojnë gjithashtu një etiketim për këto fragmente.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Mund të jetë e nevojshme të jepet një mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor në vend të këtij mësimi për përsëritje. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.
Referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta
Përfytyro sikur shoku yt rastis të të shohë duke studiuar dhe shenjuar shkrimet e shenjta. Pasi sheh një faqe me shumë shenjime në të, ai të pyet se përse bën shenjime në shkrimet e tua të shenjta.
Merreni parasysh t’u jepni nxënësve mundësi për të treguar disa mënyra të ndryshme se si ata t’i shenjojnë shkrimet e tyre të shenjta dhe përse t’i shenjojnë ato me mënyrën e tyre. Kujtojini nxënësit se nuk ka një mënyrë të drejtë apo të gabuar për t’i shenjuar shkrimet e shenjta.
Shenjimi apo nënvizimi i shkrimeve të shenjta është një mënyrë e efektshme për të dalluar fragmente të caktuara të shkrimeve të shenjta nga të tjerë dhe ai të mundëson t’i gjesh më lehtë ato fragmente nga shkrimet e shenjta në të ardhmen. Në këtë mësim ti do të kesh mundësi të gjesh dhe të shenjosh 13 fragmente të zotërimit doktrinor që gjenden në gjysmën e dytë të Dhiatës së Re. Për të të ndihmuar ta bësh këtë gjë, merr parasysh ta kopjosh tabelën vijuese në ditarin tënd të studimit.
Paraqitni tabelën vijuese ose jepini klasës një kopje të saj.
Zotërimi Doktrinor i Dhiatës së Re: 1 Korintasve – Zbulesa
1 Korintasve 6:19–20
“Trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë.”
1 Korintasve 11:11
“Në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin.”
1 Korintasve 15:20–22
“Ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin.”
1 Korintasve 15:40–42
Në Ringjallje, ka tri shkallë lavdie.
Efesianëve 1:10
“Kur të plotësoheshin kohërat, t’i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat.”
Efesianëve 2:19–20
Kisha është “ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qënë Jezu Krishti vetë guri i qoshes”.
2 Thesalonikasve 2:1–3
“Dita e Krishtit … nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia.”
2 Timoteut 3:15–17
“Shkrimet e shenjta … mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin.”
Hebrenjve 12:9
Ati Qiellor është “Ati [i] shpirtrave”.
Jakob [Bibël] 1:5–6
“Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia.”
Jakob [Bibël] 2:17–18
“Besimi, në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur.”
1 Pjetër 4:6
“Ungjilli [iu] predikua edhe të vdekurve.”
Zbulesa 20:12
“Dhe të vdekurit u gjykuan … sipas veprave të tyre.”
Paraqitni tri udhëzimet vijuese që nxënësit t’i ndjekin. Ftojini nxënësit të lëvizin nëpër klasë dhe të punojnë me shokun ose shoqen për t’i gjetur dhe, nëse zgjedhin në atë mënyrë, për t’i shenjuar të 13 fragmentet e shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta nga tabela e mëparshme. Kërkojuni nxënësve ta ndërrojnë shokun ose shoqen çdo dy minuta.
Për pyetjen e parë, merreni parasysh të jepni disa pyetje nga të cilat nxënësit të zgjedhin, siç janë: “Çfarë lloj këngësh dëgjoni?” dhe “Çfarë sportesh ju pëlqejnë të luani?”
1. Bëni një pyetje për ta njohur njëri-tjetrin më mirë.
2. Ndihmojeni njëri-tjetrin për ta gjetur fragmentin e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor dhe, sipas rastit, frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Merreni parasysh ta shenjoni fragmentin në shkrimet tuaja të shenjta.
3. Tregoni se përse mendoni se e vërteta te fraza kyç e shkrimeve të shenjta është e rëndësishme.
Kur nxënësit të mbarojnë, nxitini ata të fillojnë t’i mësojnë përmendsh këto referenca dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta.
Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit
Si një mënyrë tjetër për t’i ndihmuar nxënësit të përfshihen në këtë mësim, mund të shkruhen në copa letre pyetje që lidhen më shumë me çdo fragment të zotërimit doktrinor. Nxënësit mund të punojnë në dyshe për t’iu dhënë përgjigje këtyre pyetjeve. Në vijim keni shembuj të mënyrës se si kjo mund të bëhet për disa nga fragmentet e zotërimit doktrinor:
1 Korintasve 6:19–20 Gjeni 1 Korintasve 6:19–20 . Merreni parasysh ta shenjoni frazën kyç të shkrimit të shenjtë “Trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë”. Sigurohuni që ta shenjoni këtë frazë kyç të shkrimit të shenjtë në shkrimet tuaja të shenjta.
1 Korintasve 11:11 Gjeni 1 Korintasve 11:11 . Merreni parasysh ta shenjoni frazën kyç të shkrimit të shenjtë: “Gjithsesi në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin”. Sigurohuni që ta shenjoni këtë frazë kyç të shkrimit të shenjtë në shkrimet tuaja të shenjta.
Ku e keni parë një shembull të mirë të një martese të fortë?
Si mendoni, përse martesa midis një burri dhe një gruaje është e rëndësishme për Atin Qiellor?