Seminari
Përsëritja 1 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritja 1 e Zotërimit Doktrinor

Gjej dhe Mëso Përmendsh: Lluka 2:10–12 deri te Lluka 24:36–39

Orë seminari.

Njëri prej qëllimeve të zotërimit doktrinor është të të ndihmojë tʼi mësosh përmendsh referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë për fragmentet e shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të gjesh dhe të ushtrosh të mësuarit përmendsh të referencave të shkrimit të shenjtë dhe të frazave kyç të shkrimit të shenjtë për 11 fragmentet e para të shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re.

Krijimi i një mjedisi me dashuri. Ofrimi i mundësive që nxënësit të njihen me njëri-tjetrin, mund të ndihmojë që të kultivohet një mjedis me dashuri, respekt dhe qëllim në klasë. Kërkoni mënyra për t’i nxitur nxënësit që t’i japin njëri-tjetrit informacionin e duhur për jetën e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Mund të jetë e nevojshme të jepet një mësim për fragmentet e shkrimeve të shenjta të zotërimit doktrinor në vend të këtij mësimi. Referojuni programit të ecurisë për klasën tuaj për t’u siguruar që secili mësim për fragmentin e shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor të jepet mësim gjatë semestrit.

Referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta

  • Pse do të ishte e dobishme t’i dije referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta për fragmentet e shkrimeve të shenjta të zotërimit doktrinor?

Mund të të kujtohet kjo thënie nga Plaku Riçard G. Skot (1928–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, për rëndësinë e mësimit të shkrimeve të shenjta përmendsh:

Portreti i fundit zyrtar i Plakut Riçard G. Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i vitit 2004. Ndërroi jetë më 22 shtator 2015.

“Fuqi e madhe mund të vijë nga futja në kujtesë e shkrimeve të shenjta. Futja në kujtesë e shkrimeve të shenjta është si të krijosh miqësi të re. Ajo është si të zbulosh një individ të ri që mund të të ndihmojë në kohë nevoje, të japë frymëzim e ngushëllim dhe të jetë një burim nxitjeje për ndryshimin e nevojshëm.”

(Riçard G. Skot, “Fuqia e Shkrimeve të Shenjta”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 6)

Për të të ndihmuar t’i mësosh referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë për 11 fragmentet e para të shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor, merr parasysh ta kopjosh tabelën e mëposhtme në ditarin tënd të studimit ose të shkarkosh programin Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] në aparatin tënd celular dhe të përdorësh veprimtaritë në program për të të ndihmuar me mësimin përmendsh.

Paraqiteni tabelën vijuese.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Lluka 2:10–12

“Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.”

Gjoni 3:5

“Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.”

Gjoni 3:16

“Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin.”

Mateu 5:14–16

“Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve.”

Mateu 11:28–30

“Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.”

Mateu 16:15–19

Jezusi tha: “Unë do të të jap çelësat e mbretërisë”.

Gjoni 7:17

“Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë … doktrinë[n].”

Mateu 22:36–39

“Duaje Zotin, Perëndinë tënde. … Duaje të afërmin tënd.”

Lluka 22:19–20

Jezu Krishti urdhëroi që të merrej sakramenti “në përkujtimin [e Tij]”.

Gjoni 17:3

“Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin.”

Lluka 24:36–39

“Sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam.”

Zotërimi Doktrinor: Mateu – Gjoni

Në varësi të numrit të nxënësve të klasës suaj, merrni parasysh t’i caktoni secilit nxënës një ose më shumë prej 11 fragmenteve të shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor. Nëse është e nevojshme, i njëjti fragment mund tʼu caktohet disa nxënësve.

Ftojini nxënësit të lëvizin nëpër klasë dhe të punojnë me shokun ose shoqen për t’i gjetur dhe, nëse zgjedhin asisoj, për t’i shenjuar të 11 fragmentet e shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë. Nxitini nxënësit ta ndërrojnë shokun ose shoqen çdo dy minuta.

Ftojini nxënësit të bëjnë sa vijon ndërsa ndërveprojnë me njëri-tjetrin (mund të jetë e dobishme t’i shkruani këto udhëzime në tabelë):

  1. Bëni një pyetje për ta njohur më mirë njëri-tjetrin (për shembull: “Cili është një nga hobet e tua?” ose “Cili është një nga vendet e tua të parapëlqyera për ta vizituar?”).

  2. Ndihmojeni njëri-tjetrin për ta gjetur fragmentin e caktuar të shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Merrni parasysh ta shenjoni fragmentin dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë në shkrimet tuaja të shenjta.

  3. Tregoni pse e vërteta në frazën kyç të shkrimit të shenjtë është e rëndësishme.

  4. Përpiquni ta mësoni përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë.

Zgjidh të paktën tre fragmente të shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor dhe vepro si më poshtë:

  • Shkruaj referencat dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë nga sa mban mend.

  • Trego arsyen përse mendon se këto vargje janë të rëndësishme që t’i dish.

Gjatë disa ditëve të ardhshme, përpiqu t’i mësosh përmendsh referencat dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë për të paktën tri fragmente të tjera të shkrimit të shenjtë të zotërimit doktrinor. Kërko mënyra se si njohja e këtyre vargjeve mund ta bekojë jetën tënde dhe jetën e atyre që njeh.

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Një veprimtari alternative

Një mënyrë tjetër për t’i ndihmuar nxënësit t’i mësojnë përmendsh frazat kyç të shkrimeve të shenjta do të ishte të shkruanin në shirita letre pyetje që lidhen më ngushtë me çdo fragment të zotërimit doktrinor. Nxënësit mund të punojnë në dyshe për t’u përgjigjur për pyetjet. Në vijim janë disa shembuj të llojit të pyetjeve që mund të bëhen:

Lluka 2:10–12

Çfarë të pëlqen të bësh gjatë Krishtlindjeve?

Gjej vargjet te Lluka 2:10–12. Merr parasysh ta shenjosh frazën kyç të shkrimit të shenjtë: “Sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti”.

Përpiqu ta mësosh përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë.

Pse është e rëndësishme për ty ta njohësh rolin e Jezu Krishtit si Shpëtimtari ynë?

Gjoni 3:5

Çfarë mund të kujtosh rreth pagëzimit tënd?

Gjej vargun te Gjoni 3:5. Merr parasysh ta shenjosh frazën kyç të shkrimit të shenjtë: “Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë”.

Përpiqu ta mësosh përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë.

Çfarë do t’i thoshe një të kthyeri në besim kohët e fundit për bekimet e anëtarësimit në mbretërinë e Zotit?