Mateu 6:1–18
Shpëtimtari u Mëson Dishepujve të Tij që të Bëjnë Vepra të Drejta
Jezusi e vazhdoi Predikimin e Tij në Mal, duke dhënë mësim se ne duhet të bëjmë vepra të mira për t’i pëlqyer Atit tonë Qiellor dhe jo për të fituar vëmendjen e të tjerëve. Në këtë mësim do të kesh mundësinë të vlerësosh shtysat e tua për të bërë vepra të mira dhe për të vendosur se si dëshiron të përmirësohesh.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Shtysat tona
Mendo për formulimin e mëposhtëm: Gustavo i rregulloi gardhin fqinjit të tij.
-
Çfarë mendimi ke për Gustavon?
-
Përse janë të rëndësishme shtysat tona?
Ne lexojmë te Mateu 6 se Shpëtimtari e vazhdoi Predikimin e Tij në Mal dhe dha mësim rreth shtysave për të bërë vepra të mira. Për të të ndihmuar të mendosh për arsyet përse bën vepra të mira si dhënia e shërbesës, shërbimi ndaj të tjerëve, lutja dhe frekuentimi i seminarit, bëje veprimtarinë e mëposhtme.
Krijo një tabelë me tri kolona në ditarin tënd të studimit. Plotësoje kreun e tabelës si më poshtë:
Cilat janë tri vepra të mira që ke bërë gjatë javës së kaluar? (Rendit një për rresht.) |
Për çfarë arsyesh i bëre? |
Si u ndjeve pasi i bëre këto vepra të mira? |
Lexo te Mateu 6:1–6, 16–18, duke kërkuar atë që dha mësim Shpëtimtari rreth shtysave vetjake për veprat tona të drejta. Fjala lëmoshë u referohet veprave të përkushtimit fetar (), si dhënia ndaj të varfërve. Fjala hipokritë u referohet atyre që janë të shtirur ().
-
Si do ta përmblidhje atë që dha mësim Shpëtimtari?
Është e rëndësishme të kuptohet se lutja në publik nuk është e gabuar thjesht ngaqë nuk bëhet “në fshehtësi” (Mateu 6:6). Lutja dhe praktikat e tjera fetare mund të bëhen në publik nëse bëhen me sinqeritet, përkushtim dhe dëshirë për të lëvduar Perëndinë. Kjo është gjithashtu e vërtetë në lidhje me agjërimin. Frazat “të pikëlluar” dhe “ata shfytyrohen” te Mateu 6:16 u referohen individëve në kohën e Jezusit që bënë veprime të dukshme për agjërimin e tyre për të tërhequr vëmendjen te vetja.
-
Pse mendon se Zoti interesohet kaq shumë për shtysat tona, madje edhe kur kryejmë vepra të drejta?
Vështroje përsëri tabelën tënde dhe krahasoji arsyet e tua për veprat e mira që ke bërë me ato që dha mësim Shpëtimtari siç shënohen te Mateu 6.
-
Si mendon, pse duhet të “përpiqemi të shërbejmë për arsye që janë më të larta dhe më të mira”? (Dallin H. Oaks, “Why Do We Serve?” Ensign, nëntor 1984, f. 13.)
-
Nëse dikush do ta kishte të vështirë të vepronte për arsyet e drejta, çfarë do t’i rekomandoje që të bënte?
Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, dha mësim rreth shtysave që kishte Shpëtimtari për të kryer punët e Tij. Shih materialin filmik “Mbi të Qenit të Vërtetë” nga kodi kohor 15:34 deri në 16:29 ose lexo tekstin e mëposhtëm.
“Burri më i madhërishëm, më i zotë, më i përmbushur që eci ndonjëherë mbi këtë tokë, ishte edhe më i përuluri. Ai i kreu disa prej shërbimeve të Tij më mbresëlënëse në çaste të fshehta, me vetëm pak vëzhgues, të cilëve Ai u kërkoi ‘të mos i thonin kurrkujt’ se çfarë kishte bërë [shih te Lluka 8:56]. Kur dikush e quajti ‘i mirë’, Ai i dredhoi me të shpejtë përgëzimit, duke ngulur këmbë se vetëm Perëndia ishte me të vërtetë i mirë [shih te Marku 10:17–18]. Në mënyrë të qartë, lavdërimi prej botës nuk kishte vlerë për Të; qëllimi i Tij i vetëm ishte t’i shërbente Atit të Tij dhe të ‘bë[nte] vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë [Atij]’ [Gjoni 8:29]. Ne do të bënim mirë që ta ndiqnim shembullin e Mësuesit tonë.”
(Diter F. Uhtdorf, “Mbi të Qenit të Vërtetë”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 83)
Mendo për shembuj që ilustrojnë shtysat që kishte Shpëtimtari për të bërë punën e Tij.
-
Çfarë të bën përshtypje te këta shembuj?
-
Si e rritin këta shembuj kuptueshmërinë tënde për dashurinë e Shpëtimtarit dhe se pse Ai shleu për mëkatet tona?
-
Si ndihesh rreth shtysave të tua për të bërë vepra të mira?
-
Në cilat mënyra mund të ndikojnë shtysat e tua për të bërë vepra të mira në marrëdhënien tënde me Atin Qiellor?
-
Cila është një gjë që mund të bësh për të ndjekur shembullin e Shpëtimtarit për të bërë vepra të mira?
Komente dhe Informacion për Rrethanat
Cilat janë për ne arsyet e duhura për të shërbyer?
Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, na mësoi arsyet e duhura për të shërbyer:
“Profeti Moroni dha mësim se nëse veprat tona duhet të marrin merita të mira, ato duhet të bëhen për arsyet e duhura. Nëse një njeri ‘i ofron një dhuratë ose i lutet Perëndisë, në qoftë se nuk e bën me dëshirë të sinqertë, ai s’ka ndonjë përfitim.
Pasi vini re, nuk i quhet atij për drejtësi.’ ( Moroni 7:6–7.) …
… Shërbimi ynë duhet të bëhet nga dashuria për Perëndinë dhe dashuria për bashkëqeniet dhe jo për epërsi vetjake apo ndonjë shtysë tjetër më të ulët.”
(Dallin H. Oaks, “Why Do We Serve?” Ensign, nëntor 1984, f. 12, 14)
Në ç’mënyrë një dëshmi për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij na jep shtysë që të bëjmë vepra të mira?
Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim për “forc[ën] motivuese më të madhe në jetën tonë”:
“[Shtysat] dhe mendimet tona në fund të fundit ndikojnë te veprimet tona. Dëshmia e vërtetësisë së ungjillit të rivendosur të Jezu Krishtit është forca motivuese më e madhe në jetën tonë. Jezusi e theksonte herë pas here fuqinë e mendimeve të mira dhe shtysave të drejta: ‘Shihni tek unë në çdo mendim; mos dyshoni, mos kini frikë’ (DeB 6:36).
… Dëshmia jonë na shtyn të jetojmë me drejtësi dhe jetesa e drejtë do të bëjë që dëshmia jonë të rritet më e fortë. …
… Një dëshmi na shtyn të zgjedhim të drejtën në çdo kohë dhe në të gjitha rrethanat. Ajo na shtyn të afrohemi më pranë Perëndisë, ta lejojmë Atë të na marrë më afër vetes (shih te Jakob [Bibël] 4:8).”
(Diter F. Uhtdorf, “Forca e një Dëshmie Personale”, Ensign ose Liahona, nëntor 2006, f. 37, 39)