Mateu 6–7
Vështrim i Përgjithshëm
Jezusi e vazhdoi Predikimin e Tij në Mal, duke dhënë mësim se ne duhet të bëjmë vepra të mira për t’i pëlqyer Atit tonë Qiellor dhe jo për të fituar vëmendjen e të tjerëve. Ai gjithashtu u mësoi dishepujve të Tij që “para së gjithash [të] kërkoni[n] [për të ndërtuar] mbretërinë e Perëndisë” (Mateu 6:33) dhe të gjykonin me drejtësi. Materiali i kësaj jave përfshin një veprimtari të zotërimit doktrinor për t’i ndihmuar nxënësit t’i gjejnë dhe mësojnë përmendsh 11 fragmentet e para të zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re, si dhe një mësim për t’i ndihmuar të vlerësojnë të mësuarit dhe përparimin e tyre.
Mateu 6:1–18
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësinë për të vlerësuar shtysat e tyre për të bërë vepra të mira dhe për të vendosur se si do të dëshironin të përmirësohen.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth shtysave të tyre për veprimet e veta gjatë 24 orëve përpara orës mësimore.
-
Përmbajtja për t’u shfaqur: Tabela për vepra të mira
-
Materiali filmik: “Mbi të Qenit të Vërtetë” (17:51; shikoje nga kodi kohor 15:34 deri në 16:29)
Mateu 6:19–34
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësinë për të përsiatur dhe për të treguar për rëndësinë e vënies së Perëndisë të parin në jetën e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin mbi mënyrën se si mund t’u tregojnë të tjerëve për rëndësinë dhe bekimet nga vënia e Perëndisë të parin në jetën e tyre.
-
Materialet filmike: Një nga sa vijon: “No Regrets [“Pa Keqardhje”] (05:38), “Virtuous Young Women [“Të Reja të Virtytshme”] (03:50), “Your Day for a Mission [“Dita Juaj për Mision”] (03:31)
-
Përmbajtja për t’u shfaqur: Referencat dhe shpjegimet e shkrimeve të shenjta
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Vendoseni ekranin tuaj të videokonferencës në pamjen e galerisë ose në pamjen që tregon sa më shumë nxënës të jetë e mundur në të njëjtën kohë. Pasi një nxënës tregon skicën që ka përgatitur për një material filmik, merrni parasysh t’i kërkoni ta tregojë në të gjitha këndet: lart, poshtë, në të djathtë ose në të majtë. Cilido nga nxënësit që shfaqet lart, poshtë, në të djathtë ose në të majtë të ekranit tuaj ka radhën më pas. (Mund të jetë e dobishme të dini se mënyra se si shfaqen nxënësit në ekranin tuaj nuk përputhet gjithmonë me atë që shohin nxënësit.)
Mateu 7:1–5
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësinë për të mësuar rreth bërjes së gjykimeve të drejta.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për atë që dinë për gjykimet që duhet të bëjnë dhe për ato që duhet të jenë të kujdesshëm të mos i bëjnë. Nxitini të mendojnë për pyetjet që kanë për gjykimin.
-
Objekti: Një lëmishte dhe një tra, [copë druri] (ose një figurë të secilës)
-
Materiali filmik: “Looking through Windows [“Të Parit përmes Dritareve”] (02:19)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Afër përfundimit të mësimit, paraqitini katër skenarët që nxënësit mund të zgjedhin për t’i diskutuar. Ftojeni një ose më shumë nxënës të përdorin mjetin e tyre të vizatimit për të rrethuar të paktën një skenar që do të dëshirojnë të trajtojnë si klasë, ose krijoni një sondazh në të cilin nxënësit mund të tregojnë parapëlqimin e tyre.
Përsëritje 1 e Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të gjejnë dhe praktikojnë mësimin përmendsh të referencave të shkrimeve të shenjta dhe të frazave kyç të shkrimeve të shenjta për 11 fragmentet e para të shkrimeve të shenjta të zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re.
-
Përmbajtja për t’u shfaqur: Një tabelë që përmban 11 fragmentet e para të shkrimeve të shenjta të zotërimit doktrinor
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh të përdorni veçorinë e dhomave virtuale të ndara që nxënësit të njihen me njëri-tjetrin ndërsa gjejnë shkrimet e shenjta dhe mësojnë përmendsh frazat kyç të shkrimeve të shenjta.
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 2
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’ju ndihmojë të vlerësoni synimet që keni vendosur, atë që po mësoni dhe rritjen vetjake që keni përjetuar gjatë studimit tuaj të Dhiatës së Re këtë vit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për përpjekjet e tyre për t’i bërë rezistencë tundimit dhe për ta mposhtur tundimin nëpërmjet besimit te Jezu Krishti.
-
Materialet për nxënësit: Nëse zgjidhni ta bëni veprimtarinë për ndërtimin e një strukture, materiale si kuba, gota plastike ose libra dhe një sipërfaqe të fortë si tryeza
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh të caktoni një nxënës përpara kohe për të ndërtuar një strukturë të thjeshtë me kuba ose gota plastike, fillimisht në një sipërfaqe të fortë dhe pastaj në një sipërfaqe të paqëndrueshme, si jastëku, ndërsa pjesa tjetër e klasës shikon në videokonferencë.