Seminari
Lluka 9:24–26, 57–62


Lluka 9:24–26, 57–62

Dishepuj të Jezu Krishtit

The disciples are gathered around Jesus, they are sitting together on the ground in a dry grassy field. One of the outtakes includes a lake in the background. Still from a Bible video. Jesus teaching a group in a field.

Jezu Krishti dha mësim shumë të vërteta për mënyrën se si ne mund të bëhemi dishepujt e Tij. Ky mësim mund të të ndihmojë të përcaktosh mënyra për të qenë një dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit.

Dhuntitë frymërore. Zoti ju ka bekuar me dhunti dhe aftësi frymërore për të prekur jetën e nxënësve të klasës suaj. Përpiquni t’i zbuloni, zhvilloni dhe lartësoni dhuntitë tuaja frymërore për t’i shërbyer Zotit dhe për të bekuar jetën e të tjerëve. Për më shumë informacion mbi dhuntitë frymërore, shih te Moroni 10:8–19 ; Doktrina e Besëlidhje 46:8–26 ; 1 Korintasve 12:1–11 .

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për mënyrat se si ata po përpiqen ta ndjekin Jezu Krishtin.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Merreni parasysh ta nisni orën mësimore duke i kërkuar një nxënësi ta drejtojë klasën në një larmi ushtrimesh apo veprimtarish të thjeshta. Më pas, ftojini nxënësit të tregojnë çfarë ua bëri të thjeshtë apo të vështirë ta ndiqnin drejtuesin.

Të bëhesh një dishepull i Jezu Krishtit

Gjatë gjithë shërbesës së Tij, Jezu Krishti i ftoi njerëzit ta ndiqnin Atë dhe të bëheshin dishepujt e Tij. Dishepull është dikush i cili është pagëzuar, e ndjek Jezu Krishtin dhe përpiqet të jetojë sipas mësimeve të Tij. Te Lluka 9 ne lexojmë për parime të ndryshme që, nëse ndiqen, mund të na ndihmojnë të bëhemi dishepull i Jezu Krishtit.

  • Duke e marrë parasysh atë që di për Jezu Krishtin, përse do t’ia vlente përpjekja e madhe për t’u bërë dishepull i Tij?

Color Handouts Icon

Jepuni nxënësve fletushkën në vijim dhe ftojini ata të punojnë me njërin nga ushtrimet individualisht ose mund ta ndani klasën në grupe dhe t’u caktohet një nga ushtrimet.

Take up your cross

Secila prej tri pjesëve vijuese përqendrohet te një nga mësimet e Shpëtimtarit. Këto mund të të ndihmojnë teksa përpiqesh të jesh një dishepull i Jezu Krishtit. Lexoji me radhë pjesët dhe përzgjidh një ose disa për t’i plotësuar. Ftoje Frymën e Shenjtë të të japë zbulesë vetjake të mënyrave se si mund ta zbatosh atë që mësove në jetën tënde.

Merre kryqin tënd

Lexo te Lluka 9:23 , duke kërkuar kërkesat e Shpëtimtarit për të qenë dishepull i Tij.

  • Çfarë të mëson ky varg për të qenit një dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit?

Ky varg nënkupton kryqin fizik që Jezu Krishti mbajti dhe mbi të cilin vuajti për të përmbushur vullnetin e Atit të Tij. Ndonëse nuk na kërkohet që të mbajmë një kryq fizik si ai që mbajti Zoti, nga ne kërkohet që ta ndjekim Atë duke e përmbushur vullnetin e Atit Qiellor për ne edhe kur është e vështirë.

Lexo te Përkthimi prej Joseph Smith-it, Mateu 16:26 dhe kërko se çfarë do të thotë që ne ta marrim kryqin tonë dhe ta ndjekim Jezu Krishtin.

Plaku Ulises Soares, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se çfarë do të thotë të marrim kryqin tonë. Nëse dëshiron, mund të shikosh materialin filmik “Ta Marrim Kryqin Tonë” nga kodi kohor 03:08 deri në 03:49, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, ose lexo tekstin më poshtë.

2:3
Elder Ulisses Soares, Quorum of the Twelve Apostles official portrait.

“Ne mësojmë nga shkrimet e shenjta se ata që duan ta marrin mbi vete kryqin e tyre, e duan Jezu Krishtin në mënyrë të tillë që i mohojnë vetes gjithë paperëndishmërinë e çdo lakmi të botës dhe i zbatojnë urdhërimet e Tij.

Vendosmëria jonë për të mos bërë asgjë që është në kundërshtim me vullnetin e Perëndisë dhe për të sakrifikuar gjithçka që na kërkohet të japim dhe të përpiqemi fort që të ndjekim mësimet e Tij, do të na ndihmojë të durojmë në shtegun e ungjillit të Jezu Krishtit – madje përballë vuajtjes, dobësisë së shpirtit tonë ose trysnisë shoqërore dhe filozofive të botës, që i kundërshtojnë mësimet e Tij.”

(Ulises Soares, “Ta Marrim Kryqin Tonë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2019, f. 113–114)

Përsiat pyetjet vijuese:

  • Përse nevojitet t’ia mohosh vetes çdo paperëndishmëri ose lakmi të botës në jetën tënde?

  • Në ç’mënyra mund të jetë mohimi i paperëndishmërisë ose i lakimeve të botës ndaj vetes njëlloj si mbajtja e kryqit?

  • Si mundet të të ndihmojë “marrja e kryqit tënd” të jesh një dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit?

Humbe jetën tënde për ta shpëtuar atë

Lexo te Lluka 9:24–25 , duke kërkuar atë që Zoti dha mësim lidhur me të qenit dishepull i Tij.

  • Çfarë na mësojnë këto vargje për të qenit një dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit?

  • Si mendon ti, në çfarë mënyrash njerëzit që përqendrohen te vullneti dhe dëshirat e tyre vetjake egoiste përfundimisht do ta “humbas[in]” jetën e tyre?

  • Si mendon ti, çfarë do të thotë se do ta shpëtosh jetën tënde nëse e humb atë për Jezu Krishtin?

Presidenti Tomas S. Monson (1927–2018) shpjegoi se çfarë do të thotë ta humbasim jetën tonë për Jezu Krishtin:

Official portrait of President Thomas S. Monson, 2008.

“Ata që jetojnë vetëm për vete vyshken dhe në mënyrë figurative e humbasin jetën e tyre, ndërsa ata që e humbasin veten në shërbim për të tjerët rriten e lulëzojnë – dhe në fakt e shpëtojnë jetën e tyre”.

(Tomas S. Monson, “Çfarë Kam Bërë për Dikë Sot?Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 85)

  • Kë njeh ti që ka zgjedhur ta humbasë jetën e tij ose të saj për hir të Jezu Krishtit? Çfarë ndikimi ka pasur ky vendim te ky person?

  • Në çfarë mënyrash je i bekuar për shkak se Jezu Krishti i jetoi mësimet në këto vargje?

Mposhti shpërqendrimet dhe shfajësimet

Lexo te Lluka 9:57–62 , duke kërkuar atë që individë të caktuar dëshironin të bënin përpara se ta ndiqnin Shpëtimtarin.

  • Çfarë na mësojnë këto vargje për të qenit një dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit?

Jezu Krishti nuk tregoi se është e gabuar të vajtosh vdekjen e një të afërmi ose t’u thuash lamtumirë shokëve dhe familjes. Përkundrazi, Ai po u jepte atyre një mësim të rëndësishëm për koston e dishepullimit.Presidenti Hauard W. Hanter (1907–1995) shpjegoi analogjinë e plugut te Lluka 9:62 .

Howard W. Hunter

“Që të gërmojë një brazdë të drejtë [ose kanal], fermeri ka nevojë që t’i mbajë sytë e tij te një pikë e fiksuar përpara tij. Kjo e mban atë në një drejtim të saktë. Megjithatë, nëse ndodh që ai shikon prapa për të parë se ku ka qenë, mundësitë e tij për të shkuar në udhë të gabuar shtohen. Rezultatet janë brazda të shtrembra dhe të parregullta. … Nëse energjitë tona përqendrohen jo prapa nesh, por përpara nesh – te jeta e përjetshme dhe gëzimi i shpëtimit – ne me siguri do ta marrim atë.”

(Howard W. Hunter, “Am I a ‘Living’ Member?” Ensign, maj 1987, f. 17)

  • Cilat janë arsyet e zakonshme që njerëzit mund të japin sot për faktin që zgjedhin të mos e ndjekin Zotin?

  • Si mund të qëndrosh i përqendruar tek ajo që Shpëtimtari të ka kërkuar të bësh tani dhe në të ardhmen tënde?

Pasi nxënësit t’i përfundojnë ushtrimet, ftojini disa nxënës të raportojnë për atë që studiuan. Një mënyrë për ta bërë këtë është të shkruani Për të qenë një dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit ne mund të … në tabelë dhe t’i ftoni nxënësit ta përfundojnë frazën.

Hapi im i radhës

Ftojini nxënësit të krijojnë një plan për t’i ndihmuar ata në përpjekjet e tyre për të qenë dishepuj të Jezu Krishtit. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i ilustrojnë planet e tyre. Sa vijon mund të vizatohet në tabelë si një shembull i mënyrës se si ata mund ta bëjnë këtë.

Vizato një shkallë me të paktën tri shkallare. Shkruaj Jezu Krishti në krye të shkallareve. Krijo një pasqyrim të vetes në fund të shkallareve.

2:3

Kërkoje udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë teksa mendon për përpjekjet e tua për t’u bërë një dishepull i Jezu Krishtit dhe për mënyrën se si mund ta ndjekësh Atë më mirë. Mbaj mend që Fryma e Shenjtë mund të të vendosë mendime në mendjen dhe ndjenja në zemër ndërkohë që ti përsiat (shih te Doktrina e Besëlidhje 8:2–3).

Renditi hapat e mundshëm që mund të ndërmarrësh që të ndihmojnë ndërsa përpiqesh të jesh një dishepull i Jezu Krishtit. Mund të përzgjedhësh ata hapa që ti e ndien se Zoti dëshiron që t’i ndërmarrësh ose emërtoji hapat sipas radhës që dëshiron t’i provosh ata.

  • Cili është hapi i radhës që ti mund të ndërmarrësh në përpjekjet e tua për të qenë dishepull më besnik i Jezu Krishtit?

  • Si përfytyron se do të jetë ecuria kur ta ndërmarrësh këtë hap?

  • Si mendon, në ç’mënyra Shpëtimtari mund të të ndihmojë teksa e ndërmerr këtë hap dhe hapat e ardhshëm?

Dëshmoni për dashurinë e Jezu Krishtit dhe gatishmërinë e Tij për të na ndihmuar teksa përpiqemi të jemi dishepujt e Tij.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Lluka 9:24 . Çfarë do të thotë ta humbasësh jetën tënde për ta shpëtuar atë?

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Portrait of Elder D. Todd Christofferson. Photographed in March 2020.

“Sa më shumë e mendoj, aq më shumë habitem me mënyrën se sa rregullisht Jezusi ia dha jetën e Tij Atit, me mënyrën se sa përsosmërisht Ai e humbi jetën e Tij për vullnetin e Atit – në jetë dhe në vdekje. …

Urdhërimi i Krishtit për ta ndjekur Atë është një urdhërim për ta … humbur jetën tonë në favor të jetës reale, jetës të vërtetë, jetës së mundësuar nga mbretëria qiellore që Perëndia e përfytyron për secilin prej nesh.”

(D. Todd Christofferson, “Finding Your Life”, Liahona, mars 2016, f. 18)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Njerëzia dhe dashamirësia

Ka shumë veta që i drejtohen grindjes dhe armiqësisë kur e ndiejnë se të tjerët i keqtrajtojnë. Edhe Jakobi dhe Gjoni u mërzitën kur njerëzit në një fshat të Samarisë e refuzuan Shpëtimtarin. Lexoni te Lluka 9:51–56 , duke kërkuar mesazhin e Jezu Krishtit për ata që keqtrajtohen nga të tjerët. Si do të ishte bota ndryshe nëse ne të gjithë do ta ndiqnim shembullin e Shpëtimtarit nga kjo ndodhi?