Seminari
Mateu 9–10; Marku 5; Lluka 9


Mateu 9–10; Marku 5; Lluka 9

Vështrim i Përgjithshëm

Ndërsa Jezusi jepte shërbesë në Galile, një grua me fluks gjaku u shërua duke prekur rrobën e Tij. Zoti e ngriti vajzën e Jairit së vdekuri. Jezu Krishti thirri dhe i udhëzoi Dymbëdhjetë Apostujt dhe i dërgoi për të predikuar, për të dhënë shërbesë dhe për të shëruar të sëmurët.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi atë se për çfarë mund të kenë nevojë të përgatiten paraprakisht për secilin mësim.

Marku 5:24–34;

Mateu 9:20–22

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si të marrin nga fuqia e Shpëtimtarit në jetën e tyre duke ushtruar besimin e tyre tek Ai.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi një rast kur i janë drejtuar Jezu Krishtit për ndihmë. Ata gjithashtu mund të mendojnë për përvojën e dikujt tjetër.

  • Nëse e lejon programi kompjuterik që përdorni, merrni parasysh t’i ftoni nxënësit të punojnë në dhoma virtuale të ndara për t’i diskutuar këto pyetje: Çfarë mund të bësh për të demonstruar se marrja e ndihmës së Shpëtimtarit është dëshira jote më e madhe? Si do të ishte jeta jote ndryshe po të merrje më shpesh nga fuqia e Jezu Krishtit?

Marku 5:21–24, 35–43

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të ushtrojnë besim dhe të besojnë te Krishti në kohë frike dhe pasigurie.

  • Përgatitja e nxënësve: Nxitini nxënësit të mësojnë përmendsh frazën “Mos ki frikë, vetëm ki besim” ( Marku 5:36). Kërkojuni të përsiatin se si kjo frazë mund t’i ndihmojë në kohë sprove.

  • Materialet për nxënësit: Nëse është e mundur, sillni mjete artistike të cilat nxënësit mund t’i përdorin për të krijuar një fotografi me frazën “Mos ki frikë, vetëm ki besim”.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë:Ftojini nxënësit të shpërndajnë në veçorinë e bashkëbisedimeve shkrime të shenjta ose thënie nga konferenca e përgjithshme për të shmangur frikën. Më pas nxënës të caktuar mund të ftohen për të treguar një shkrim të shenjtë që kanë gjetur duke treguar ekranin e tyre dhe duke paraqitur shkrimin e shenjtë nga Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] në internet ose në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Mateu 9:36–38; Mateu 10

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë thirrjen dhe qëllimin e Apostujve si përfaqësues dhe dëshmitarë të Jezu Krishtit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi përvojat e tyre me Apostujt e Zotit duke u bërë pyetjet e mëposhtme: Si të kanë sjellë Apostujt e Shpëtimtarit më afër Jezu Krishtit? Çfarë të bën përshtypje tek ata? Çfarë pyetjesh ke për rolin e një Apostulli? Merrni parasysh idenë e përgatitjes alternative të nxënësve që tregohet në pjesën “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit”.

  • Përmbajtja për t’u paraqitur: Përgatituni të paraqitni ose ofrojeni si fletushkë thënien nga Presidenti Nelson dhe pyetjet për nxënësit që të vlerësojnë ndjenjat dhe qëndrimet e tyre ndaj Apostujve të Jezu Krishtit.

  • Burimet për nxënësit: Merrni parasysh se cilat burime nga dhe për Apostujt modernë do t’u jepni nxënësve.

Lluka 9:24–26, 57–62

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të përcaktojnë mënyra për të qenë një dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për mënyrat se si po përpiqen ta ndjekin Jezu Krishtin.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për t’i ndihmuar nxënësit të raportojnë se çfarë kanë studiuar, merrni parasysh të përdorni tabelën e bardhë ose veçori të ngjashme. Nxënësit mund të përfundojnë frazën “Për të qenë një dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit, ne mund …”

Përsëritje 3 e Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit ta rritin kuptueshmërinë e tyre dhe do t’u krijojë mundësinë të ushtrojnë shpjegimin e doktrinës së dhënë mësim për fragmentet në vijim të zotërimit doktrinor: Mateu 5:14–16 ; Lluka 2:10–12 ; Gjoni 3:5 dhe Gjoni 3:16 .

Shënim: Mund të jetë e nevojshme të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor në vend të këtij mësimi përsëritjeje. Referojuni programit të ecurisë të siguruar nga drejtori ose bashkërenduesi i zonës për t’u siguruar që çdo mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor do të jepet gjatë zhvillimit të seminarit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përzgjedhin njërin nga fragmentet e zotërimit doktrinor nga Mateu, Lluka ose Gjoni që është kuptimplotë për ta. Kërkoni që të mendojnë mbi arsyen përse ky fragment është kuptimplotë për ta dhe të vijnë të përgatitur për t’i dhënë mendimet e tyre në klasë.

  • Përmbajtja për t’u paraqitur: Merrni parasysh të paraqitni listën e stileve të të mësuarit që do të përdorin nxënësit për të vlerësuar se cilat metoda i ndihmojnë të mësojnë më së miri.

  • Sendet: Shqyrtojini veprimtaritë që nxjerrin në pah stilet e ndryshme të të mësuarit dhe përcaktoni materialet që mund t’u duhen nxënësve për ta përfunduar me sukses veprimtarinë që zgjedhin.

  • Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merrni parasysh t’u jepni nxënësve ide për sendet dhe mjetet nga shtëpitë e tyre që mund t’i përdorin ndërsa kryejnë veprimtarinë e stilit të të mësuarit. Ftojini nxënësit t’ia tregojnë sendet e tyre klasës.