Seminari
Mateu 9:36–38; 10


Mateu 9:36–38; 10

Jezu Krishti Thirri dhe i Udhëzoi Dymbëdhjetë Apostujt

Christ has his hands placed on Peter’s head, the rest of the Twelve are standing with heads bowed in prayer on either side. Outtakes include Jesus instructing the Twelve with one of the disciples kneeling in front of him with Christ’s hand on his shoulder, Jesus ordaining John with the others on either side, close up profile shots of Jesus with some of the apostles in the background, Jesus ordaining other apostles and, close up of Jesus with his hands on Peter’s head.

Jezu Krishti thirri dhe i udhëzoi Dymbëdhjetë Apostujt dhe i dërgoi për të predikuar, për të dhënë shërbesë dhe për të shëruar të sëmurët. Ky mësim do të të ndihmojë të kuptosh thirrjen dhe rolin e Apostujve si përfaqësues dhe dëshmitarë të Jezu Krishtit.

Dëgjimi i pyetjeve të nxënësve. Përpiquni t’i kuptoni nxënësit duke i dëgjuar me kujdes dhe duke u bërë pyetje që ndjekin ecurinë me një frymë dashurie dhe ndjeshmërie. Lutuni që të keni aftësinë për ta vendosur veten në situatat e nxënësve. Jini të gatshëm t’i përshtatni mësimin dhe veprimtaritë për t’i plotësuar sa më mirë nevojat e nxënësve dhe kuptueshmërinë e tyre të tanishme.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi përvojat e tyre me Apostujt e Zotit duke bërë pyetjet vijuese: Si ju kanë sjellë Apostujt e Shpëtimtarit më afër Jezu Krishtit? Çfarë ju bën përshtypje tek ata? Çfarë pyetjesh keni për rolin e një Apostulli?

Shënim: Një përgatitje alternative e nxënësve është e përfshirë në pjesën “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit”.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ndjenjat e tua dhe kuptueshmëria jote për Apostujt e Jezu Krishtit

Reflekto mbi mënyrën se si do t’i përgjigjeshe pyetjes vijuese të rekomandimit të tempullit:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“A i mbështetni anëtarët e Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve si profetë, shikues e zbulues?”

(Rasëll M. Nelson, “Fjala e Mbylljes”, Ensign ose Liahona, nëntor 2019, f. 121)

  • Çfarë do të thotë t’i mbështetësh anëtarët e Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve?

Shpesh ne mendojmë se mbështetja e udhëheqësve të Kishës është veprimi fizik i ngritjes së dorës. Por mbështetja është më shumë sesa thjesht dhënia e një shenje të jashtme. Mbështetja përfshin përkrahjen, nxitjen, mirëbesimin dhe ndjekjen e atyre që i mbështetim për shkak se besojmë se ata janë thirrur nga Perëndia.

  • Si mendon, përse një nga kërkesat për të hyrë në tempull do të ishte e lidhur me mbështetjen dhe ndjenjat tona ndaj Apostujve të Shpëtimtarit?

Përdore shkallën vijuese për të vlerësuar më tej ndjenjat dhe qëndrimet e tua vetjake ndaj Apostujve të Jezu Krishtit. Nuk do të të kërkohet t’ua tregosh përgjigjet e tua të tjerëve.

Merreni parasysh paraqitjen e shkallës vijuese. Mund të jetë e dobishme ta lexoni me zë të lartë secilën nga pyetjet vijuese që nxënësit të përsiatin për të, më pas ftojini ata t’i mbajnë shënim përgjigjet e tyre në ditarin e studimit.

A) Jam shumë dakord B) Jam dakord C) As jam dakord, as nuk jam dakord D) Nuk jam dakord

  1. Unë besoj se Apostujt e Jezu Krishtit janë shumë të rëndësishëm.

  2. Dëshiroj ta dëgjoj atë që Apostujt e Shpëtimtarit kanë për të thënë dhe u kushtoj vëmendje kur kam mundësinë t’i dëgjoj ata.

  3. Unë mund të tregoj një apo dy gjëra që Apostujt e Jezu Krishtit kanë dhënë mësim kohët e fundit.

Gjej një çast për të përsiatur dhe mbajtur shënim çdo pyetje që ke rreth Apostujve të Jezu Krishtit. Teksa studion, reflekto për këto pyetje, duke kërkuar përgjigje nga Fryma e Shenjtë.

Apostujt e Lashtë të Jezu Krishtit

Lexo te Mateu 9:36–38 , duke kërkuar një problem që Shpëtimtari e përcaktoi në këto vargje.

  • Cili ishte problemi dhe çfarë tha Shpëtimtari se nevojitej?

Merreni parasysh që t’i vini nxënësit t’i lexojnë shkrimet e shenjta në vijim në dyshe ose grupe të vogla.

Jezu Krishti thirri Apostuj për ta ndihmuar t’u jepte shërbesë njerëzve. Fjala apostull vjen nga një fjalë greke që do të thotë “dikush i dërguar përpara”. Në fillim Apostujt u dërguan vetëm mes njerëzve të shtëpisë së Izraelit. Më vonë, Shpëtimtari i ringjallur i urdhëroi që ta predikonin ungjillin edhe mes johebrenjve ose atyre që nuk ishin të shtëpisë së Izraelit. Sot ata urdhërohen që t’i predikojnë të gjithë botës (shih te Veprat e Apostujve 10).

Lexoje thirrjen e Shpëtimtarit dhe udhëzimin për Dymbëdhjetë Apostujt te Mateu 10:1–8 dhe Doktrina e Besëlidhje 107:23 . Më pas përgjigju për pyetjet vijuese.

  • Çfarë i urdhëroi Shpëtimtari Apostujt e Tij që të bënin?

  • Çfarë ngjashmërish vure re ndërmjet gjërave që bëri Jezusi dhe gjërave që Ai i urdhëroi Apostujt e Tij që të bënin?

  • Çfarë të vërtetash mund të mësosh nga këto vargje për atë që Jezu Krishti i thërret Apostujt që të bëjnë?

Apostujt e Sotëm të Jezu Krishtit

Nëse është e mundur, paraqitni një fotografi të Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve të tanishëm.

Një e vërtetë që mësojmë nga Mateu 10:1–8 dhe Doktrina e Besëlidhje 107:23 është se Zoti i thërret Apostujt të jenë dëshmitarë të veçantë të emrit të Krishtit në të gjithë botën dhe të bëjnë veprat e Tij. Kjo është e vërtetë si për Apostujt e lashtë të Shpëtimtarit, ashtu edhe për ata që Ai i thërret si Apostuj sot.

Lexo te Mateu 10:40 , duke kërkuar këshillën e Shpëtimtarit për ata që i pranojnë Apostujt e Tij.

  • Përse do të ishte pranimi i Apostujve të Shpëtimtarit njëlloj si të pranosh Shpëtimtarin?

Merreni parasysh të jepni shembuj të tjerë të mënyrës se si Apostujt e ditëve të sotme japin shërbesë si Shpëtimtari. Disa shembuj janë të përfshirë në pjesën “Komente dhe Informacion për Rrethanat”.

  • Si i sheh Apostujt sot t’u japin shërbesë të tjerëve në të njëjtën mënyrë siç bëri Jezu Krishti?

Për shkak se Presidenca e Parë dhe Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve përfaqësojnë Shpëtimtarin dhe janë dëshmitarë të veçantë të Tij, studimi i mësimeve të tyre është si të studiosh mësimet e Shpëtimtarit dhe është një mënyrë për të mësuar rreth Shpëtimtarit (shih te Doktrina e Besëlidhje 1:38). Duke përdorur një nga burimet vijuese (në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org), studioji mësimet e Apostujve të sotëm, duke kërkuar atë që mund të mësosh rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Përcaktoni se cilat burime mund t’i ndihmojnë nxënësit më mirë dhe jepuni atyre mënyra që t’i përdorin ato.

Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve

Fjalime nga konferenca më e fundit e përgjithshme

Lejojini nxënësit të japin përvojat e tyre të të mësuarit nga Jezu Krishti dhe rreth Tij nëpërmjet studimit të fjalëve të Apostujve të Tij të sotëm.

  • Çfarë gjete gjatë studimit tënd që të ndihmon të ndiesh një rritje të kuptueshmërisë dhe dashurisë për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

  • Kur e ke ndier dhe pranuar që një Apostull i Zotit po e përfaqësonte Jezu Krishtin?

  • Si mundet ajo që mësove sot të ndikojë në mënyrën se si ti i mbështet dhe i dëgjon Apostujt e sotëm të Shpëtimtarit?

Merreni parasysh t’u kujtoni nxënësve veprimtarinë e përgatitjes nëse e përfunduan atë. Ftojini ata ta përdorin atë përvojë në veprimtarinë vijuese.

Pyetje për t’u përsiatur

Mendo për mënyrën se si ti mund ta zbatosh atë që studiove sot dhe kërko me lutje drejtim nga Ati Qiellor, duke i kushtuar shumë vëmendje çdo nxitjeje nga Fryma e Shenjtë. Përsiat për pyetjet vijuese dhe merre parasysh të mbash shënim në ditarin tënd të studimit çdo mbresë që merr dhe mënyrën se si mund të veprosh sipas tyre.

  • Si po vepron ti dhe familja jote për të marrë dhe ndjekur këshillën e Apostujve të sotëm të Shpëtimtarit?

  • Në çfarë mënyrash je afruar më shumë me Jezu Krishtin për shkak të këshillës dhe mësimeve të Apostujve të Shpëtimtarit?

  • Si mundet të të bekojë pasja e një plani të veçantë për t’i njohur dhe ndjekur më mirë Apostujt e Shpëtimtarit?

  • A morën përgjigje sot pyetjet e tua për Apostujt e Shpëtimtarit? Çfarë mësove? Çfarë pyetjesh ke ende dhe si mund të gjesh përgjigje për to?

  • Duke menduar për familjen tënde, shokët dhe të tjerë me të cilët ti ndërvepron ose tek të cilët mund të ndikosh, kush mund të përfitojë nga të mësuarit për përvojat e tua dhe diskutimi për to sot? Si mund t’a tregosh atij ose asaj këtë gjë?

Lejojini nxënësit e gatshëm të thonë çfarëdo përshtypje që morën, dëshminë që fituan ose veprimet që ndihen të frymëzuar t’i ndërmarrin për shkak të studimit të tyre.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Mateu 10:14.

Çfarë do të thotë ta “shkund[ësh] pluhurin nga këmbët [e tua]”?

Plaku Xhejms E. Talmixh dha këtë pikëpamje rreth udhëzimeve të Shpëtimtarit në lidhje me shkundjen e pluhurit nga këmbët:

Portrait of James E. Talmage.

“Të shkundësh pluhurin nga këmbët e një njeriu si një dëshmi kundër një tjetri në mënyrë ceremoniale, nga judenjtë kuptohej se simbolizonte një ndërprerje të shoqërizimit dhe heqjen dorë nga të gjitha përgjegjësitë për pasojat që mund të vijonin. Ajo u bë një ordinancë e akuzës dhe e dëshmisë nëpërmjet udhëzimeve të Zotit për apostujt e Tij, siç citohet te [ Mateu 10:14 ]. Në periudhën ungjillore të tanishme, Zoti i ka udhëzuar në mënyrë të ngjashme shërbëtorët e Tij të autorizuar që të dëshmojnë në mënyrë të atillë kundër atyre që me dashje dhe ligësi e kundërshtojnë të vërtetën kur u paraqitet me autoritet.”

(James E. Talmage, Jesus the Christ [1916], f. 345; shih edhe te Doktrina e Besëlidhje 24:15; 75:18–22; 84:92–96).

Kjo nuk është një praktikë e tanishme e misionarëve tanë dhe nuk do të jetë përveç nëse udhëheqësit e Kishës nuk japin drejtim të mëtejshëm.

Përse kemi nevojë për Apostuj të Jezu Krishtit në tokë sot?

Çfarë mund të mësoj më shumë rreth Apostujve të sotëm të Jezu Krishtit dhe mënyrës se si ata japin shërbesë si Shpëtimtari?

Burimet vijuese (të gjitha gjenden në ChurchofJesusChrist.org) mund t’ju ndihmojnë të mësoni më shumë rreth Apostujve të sotëm të Jezu Krishtit.

Rivendosja e Plotësisë së Ungjillit të Jezu Krishtit: Një Proklamatë në Dyqindvjetor drejtuar Botës

Nil L. Andersen, “Profeti i Perëndisë”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 24–27

Të tjera fjalime nga konferenca më e fundit e përgjithshme

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Përgatitja alternative e nxënësve

Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të paraqitur një biografi shumë të shkurtër dhe mësime të përzgjedhura nga një prej anëtarëve të tanishëm të Presidencës së Parë ose të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Gjithashtu, ftojini ata të vijnë të përgatitur të tregojnë se si të mësuarit më tepër rreth këtij Apostulli i drejtoi ata te Jezu Krishti. Merreni parasysh ta nisni orën mësimore duke i lejuar nxënësit e përgatitur t’ia tregojnë klasës atë që mësuan.

Ndihmojini nxënësit të përgatiten për konferencën e përgjithshme

Merreni parasysh të përdorni ose përshtatni pjesë të këtij mësimi për t’i ndihmuar nxënësit të përgatiten për konferencën e përgjithshme të ardhshme. Mund të jetë e dobishme ta theksoni njohurinë e nxënësve për profetët dhe apostujt e ditëve të mëvonshme dhe mësimet e tyre për Jezu Krishtin (për shembull, duke krijuar një detyrë kontrolli bazuar te jeta e tyre, duke krijuar nxënësit një detyrë kontrolli për klasën, duke studiuar disa nga fjalimet e tyre të kaluara dhe duke kërkuar një rresht apo paragraf që dëshmon për Jezu Krishtin dhe misionin e Tij, e kështu me radhë). Nxënësve mund t’u duket gjithashtu e dobishme të diskutojnë mënyrat se si të përgatiten për të dëgjuar dhe për t’i dhënë përparësi konferencës së përgjithshme (siç janë eliminimi i shpërqendrimeve, lirimi i orareve, ardhja me pyetje në mendje e kështu me radhë).