Seminari
Mateu 28; Lluka 24; Gjoni 20


Mateu 28; Lluka 24; Gjoni 20

Dëshmitarë të Shpëtimtarit të Ringjallur

Mary Magdalene encountering the resurrected Christ.

Jezu Krishti iu shfaq shumë individëve dhe grupeve pas Ringjalljes së Tij. Ky mësim mund të të ndihmojë për ta forcuar dëshminë tënde se Shpëtimtari jeton, ndërsa studion përvojat e disa prej këtyre dëshmitarëve.

Dhënia e dëshmive për Jezu Krishtin. Kërkoni mundësi për të dhënë dëshmi për Jezu Krishtin, duke përfshirë dëshmitë e apostujve dhe profetëve. Kjo do ta ftojë Frymën e Shenjtë të japë dëshmi për të vërtetën.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë tek Ethëri 12:5–9 me këtë pyetje në mendje: Si mund ta dini që Jezu Krishti jeton pa e parë Atë?

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Të besosh pa parë

Sigurohuni që të ruani kohë të mjaftueshme që nxënësit të japin dëshmitë e tyre për Jezu Krishtin në fund të mësimit.

Shiko figurën vijuese të Shpëtimtarit të ringjallur që del nga varri. Mbaj shënim në ditarin tënd të studimit atë që mund t’i tregosh dikujt i cili dyshon se kjo ngjarje shumë e rëndësishme ka ndodhur. Çfarë ndodhish nga shkrimet e shenjta për Ringjalljen e Shpëtimtarit mund t’i tregosh atij?

The resurrected Jesus Christ emerging from the Garden Tomb. Christ is portrayed stepping out of the tomb. He is depicted wearing white robes. Flowers are blooming near the entrance to the tomb.
  • Si mendon, përse është e rëndësishme për Zotin që secili prej nesh të fitojë dëshminë e vet se Ai jeton?

Reflekto mbi dëshminë tënde që Jezu Krishti jeton dhe mbi mënyrën se si ti do të bekoheshe duke e forcuar këtë dëshmi. Studimi i fjalëve të atyre që e dinë se Shpëtimtari jeton, mund ta forcojë besimin tonë për realitetin e Tij të gjallë edhe nëse të tjerët rreth nesh dyshojnë. Ndërsa studion sot, ji i vëmendshëm ndaj nxitjeve nga Fryma e Shenjtë që pohojnë të vërtetën për këto ndodhi në zemrën dhe në mendjen tënde.

Dëshmitarë të Dhiatës së Re

Studio të paktën një nga ndodhitë vijuese të Dhiatës së Re të njerëzve që e panë Shpëtimtarin e ringjallur. Më pas mbaji shënim përgjigjet e tua për dy pyetjet që vijojnë, dhe ndonjë mendim e përshtypje tjetër që mund të kesh.

Merreni parasysh të vendosni figura që përfaqësojnë katër ndodhitë vijuese, së bashku me referencat përkatëse të shkrimeve të shenjta, në zona të ndryshme të klasës. Ftojini nxënësit ta vizitojnë çdo zonë individualisht ose në grupe të vogla dhe t’i studiojnë ndodhitë përkatëse.

Si alternativë, në bazë të nevojave të nxënësve, këta të fundit mund të kalojnë më shumë kohë duke studiuar një nga ndodhitë vijuese me hollësi në vend që t’i studiojnë shkurtimisht të katra ndodhitë. Disa ide për studimin e këtyre ndodhive gjenden te pjesa e mësimit “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit”.

  1. Gra besnike: Mateu 28:1–10

  2. Dy dishepujt rrugës për në Emaus: Lluka 24:13–35

  3. Maria Magdalena: Gjoni 20:11–18

  4. Thomai: Gjoni 20:24–29

  • Çfarë mësove që mund ta forcojë besimin tënd se Jezu Krishti jeton?

  • Çfarë mësove rreth Shpëtimtarit dhe ndërveprimit të Tij me këtë person ose këta njerëz?

Dëshmitarë të tjerë në shkrimet e shenjta

Dëshmia jote për Shpëtimtarin mund të forcohet më tej duke studiuar dëshmi të tjera në shkrime të shenjta të tjera. Studio të paktën një nga fragmentet vijuese të shkrimeve të shenjta. Më pas mbaji shënim përgjigjet e tua për dy pyetjet që vijojnë, dhe ndonjë mendim e përshtypje tjetër që mund të kesh.

Vini re që secili prej këtyre fragmenteve përmban një fragment të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shënojnë këto fragmente në një mënyrë të dallueshme në mënyrë që ata t’i përcaktojnë ato si të tilla.

  1. Njerëzit në kontinentin e lashtë amerikan pak pas Ringjalljes së Shpëtimtarit: 3 Nefi 11:8–17

  2. Jozef Smithi dhe Sidni Rigdoni: Doktrina e Besëlidhje 76:19–24

  • Si mundet ajo çfarë ti lexon ta forcojë besimin tënd që Jezu Krishti jeton?

  • Çfarë pikëpamjesh të tjera fitove rreth Jezu Krishtit?

Dëshmitarët e kohëve të sotme

Një tjetër mënyrë jetike për ta forcuar dëshminë tënde se Jezu Krishti jeton, është nëpërmjet studimit të dëshmive të “dëshmitarë[ve të] veçantë [të kohëve të sotme] të emrit të Krishtit në gjithë botën” ( Doktrina e Besëlidhje 107:23), Apostujt e shuguruar në ditët tona.

Merreni parasysh ta zëvendësoni ndonjërën nga thëniet vijuese me dëshmi të tjera të Apostujve të gjallë.

Mund të duash të shohësh materialin filmik “Ejani tek Unë” (nga kodi kohor 16:18 deri në 16:47) në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org [https://www.churchofjesuschrist.org/study/general-conference/2013/04/come-unto-me?lang=alb]. Ose të lexosh pohimet nga Presidenti Ajring dhe Plaku Holland, dy dëshmitarë të kohëve të sotme të Jezu Krishtit.

NaN:NaN

Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, dëshmoi:

Official Portrait of President Henry B. Eyring taken March 2018.

“Unë jam dëshmitar i Ringjalljes së Zotit, me po aq siguri sikur të kisha qenë atje në mbrëmjen me dy dishepujt në shtëpinë në rrugën për në Emaus. E di se Ai jeton me po aq siguri sa e dinte edhe Jozef Smithi kur pa Atin dhe Birin në dritën e një mëngjesi të shkëlqyeshëm në korijen e drurëve në Palmira.

Kjo është Kisha e vërtetë e Jezu Krishtit.”

(Henri B. Ajring, “Ejani tek Unë”, Ensign ose Liahona, maj 2013, f. 25.)

The resurrected Jesus Christ emerging from the Garden Tomb. Christ is portrayed stepping out of the tomb. He is depicted wearing white robes. Flowers are blooming near the entrance to the tomb.

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dëshmoi:

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Unë dëshmoj se Jezu Krishti është Biri i vërtetë, i gjallë i Perëndisë tonë të vërtetë, të gjallë. … Unë dëshmoj se Ai u ringjall me të vërtetë nga varri dhe pas ngritjes tek Ati i Tij për të plotësuar procesin e asaj Ringjalljeje, Ai u shfaq, në mënyrë të përsëritur, tek qindra dishepuj në Botën e Lashtë dhe atë të Re. Unë e di se Ai është i Shenjti i Izraelit, Mesia që do të vijë një ditë përsëri në lavdinë finale, të mbretërojë në tokë si Zot i zotërve dhe Mbret i mbretërve.”

(Xhefri R. Holland, “I Vetmi Perëndi i Vërtetë dhe Jezu Krishti të Cilin Ai Ka Dërguar”, Ensign ose Liahona, nëntor 2007, f. 42.)

  • Si mendon, përse Shpëtimtari na ka dhënë dëshmitarët e kohëve të sotme përveç dëshmitarëve të Tij të lashtë?

Dëshmia jote

Lexo te Gjoni 20:29 duke kërkuar për të vërtetat që Jezu Krishti i mësoi Thomait rreth marrjes së një dëshmie.

  • Çfarë të mëson ky varg rreth zhvillimit të dëshmisë tënde për Jezu Krishtin?

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga mësimet e Shpëtimtarit në këtë varg, është që ne jemi të bekuar që zgjodhëm të besojmë se Jezu Krishti jeton edhe kur ne nuk e kemi parë Atë.

Përdoreni pjesën e mbetur të orës mësimore për t’u dhënë nxënësve mundësinë të japin dëshmi për Shpëtimtarin e gjallë. Zgjidhni nga pyetjet e sugjeruara në vijim ose përdorni metoda të tjera për t’i ndihmuar nxënësit të përsiatin dhe të tregojnë dëshminë e tyre.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shkruajnë dëshmitë e tyre në ditarët e tyre të studimit ose të këndojnë një himn si klasë përpara se të japin dëshmitë e tyre me zë të lartë.

Shto dëshminë tënde personale për Shpëtimtarin tek ato që studiove sot. Si një mënyrë për ta bërë këtë, merre parasysh t’i mbash shënim përgjigjet për pyetje si ato në vijim në ditarin tënd të studimit.

  • Çfarë provash ke parë në jetën tënde dhe në jetën e të tjerëve që Jezu Krishti jeton?

  • Kur e ke ndier Frymën e Shenjtë të të japë dëshmi për realitetin e Jezu Krishtit?

  • Çfarë këshille do t’i jepje dikujt që nuk është ende i sigurt nëse beson se Shpëtimtari jeton?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Përse trupi i ringjallur i Jezusit kishte plagë nga Kryqëzimi?

Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shkroi:

Official Portrait of Elder Jeffrey R. Holland. Photographed January 2018.

“Edhe pse fuqia e Ringjalljes mund t’i kishte – dhe pa dyshim një ditë do t’i ketë – ripërtërirë plotësisht dhe t’i kishte shëruar plagët e kryqëzimit, sidoqoftë, Krishti zgjodhi t’i mbante ato plagë për një qëllim, duke përfshirë për shfaqjen e Tij në ditët e fundit kur Ai do t’i tregojë ato shenja dhe do të zbulojë se Ai u plagos ‘në shtëpinë e miqve të [tij]’ [ Zakaria 13:6 ; Doktrina e Besëlidhje 45:52 ].

Plagët në duart, këmbët dhe ijën e Tij janë shenja që gjëra të dhimbshme u ndodhin në vdekshmëri edhe të dëlirëve dhe të përsosurve, shenja që mundimi nuk është provë që Perëndia nuk na do. Është një fakt domethënës dhe shpresëdhënës që është Krishti i plagosur Ai që vjen për të na shpëtuar.”

(Jeffrey R. Holland, Christ and the New Covenant [1997], f. 258–259.)

Gjoni 20:17 . Çfarë nënkuptoi Shpëtimtari kur i kërkoi Maria Magdalenës të “mos [e] prekte [Atë]”?

Plaku Brus R. Mek-Konki (1915–1985), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Head and shoulders portrait of Elder Bruce R. McConkie.

“Varianti i Mbretit Xhejms citon Jezusin të thoshte: ‘Mos më prek’. Te Përkthimi prej Joseph Smith-it thuhet: ‘Mos më mbaj’. Përkthime të ndryshme nga greqishtja e përkthejnë fragmentin si: ‘Mos u kap pas meje’ ose ‘Mos më mbaj’. Disa japin kuptimin si: ‘Mos u kap më pas meje’ ose ‘Mos më mbaj më gjatë’. Disa flasin për të mos e mbajtur më atë ose për të mos u kapur pas tij, duke lënë të kuptohet se Maria ishte tashmë duke e mbajtur atë. Ka arsye të vlefshme për të hamendësuar se mendimi i përçuar Marisë nga Zoti i Ringjallur ishte për këtë rezultat: ‘Ti nuk mund të më mbash këtu sepse Unë do të ngjitem tek Ati im’.”

(Bruce R. McConkie, The Mortal Messiah: From Bethlehem to Calvary [1981], 4:264)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Fillim alternativ i mësimit

Për të filluar mësimin, merreni parasysh t’i kërkoni një nxënësi të tregojë emrin e një personi që ai e njeh mirë, por të cilin klasa dhe mësuesi nuk e kanë takuar kurrë. Më pas të shkujdesur bëni sikur dyshoni për ekzistencën e këtij personi. Bëjini nxënësit pyetje si këto në vijim: A mund ta pohojë dikush tjetër në këtë klasë se ky person ekziston? Nëse një numër i mjaftueshëm prej nesh nuk bien dakord me atë që ti na the, a do të filloje të dyshoje se ky person ekziston?

Më pas ftojini nxënësit të mendojnë rreth mënyrës se si do t’i përgjigjeshin dikujt i cili dyshon në ekzistencën e Jezu Krishtit.

Rrugës për në Emaus

Nëse nxënësit do të përfitonin duke kaluar më shumë kohë me ndodhinë te Lluka 24:13–35 , merreni parasysh të bëni pyetjet e mëposhtme:

  • Përse do t’i përdorte Shpëtimtari shkrimet e shenjta për t’i ndihmuar dishepujt ta kuptojnë më mirë misionin e Tij?

  • Çfarë shkrimesh të shenjta mund të përdorni për të ndihmuar një mik ta kuptojë më mirë misionin e Shpëtimtarit?

  • Si i përshkruan dishepujt ndjenjat e tyre siç janë regjistruar te vargu 32 ? Çfarë i shtyu dishepujt të kishin ndjenjat që ata patën? Si do t’i përshkruanit nxitjet që keni marrë nga Fryma e Shenjtë?

  • Përse është e rëndësishme që dishepujt ta njihnin Shpëtimtarin “në ndarjen e bukës”? ( Vargu 35). Si mund të zbatohet kjo në jetën tonë?

Zgjedhja për të besuar

Ftojini nxënësit të lexojnë te Gjoni 20:1–8 , duke kërkuar atë që bëri Gjoni pasi dëgjoi rreth përvojës së Maria Magdalenës. (Vini re që Gjoni e quan veten “dishepull tjetër” gjatë gjithë këtij fragmenti.)

Ftojini nxënësit ta krahasojnë përgjigjen e Gjonit të regjistruar te Gjoni 20:8 me thënien e Thomait të regjistruar te Gjoni 20:24–25 . Pastaj bëni pyetjet vijuese:

  • Cilat janë disa gjëra që ju i besoni pa pasur nevojë për prova fizike?

  • Në cilat mënyra jeni bekuar që zgjodhët të besoni pa prova fizike? (Shih Gjoni 20:29 .)

  • Si mund ta forconi besimin tuaj në gjërat e vërteta që nuk mund t’i shihni ende? (Shih Alma 32:16–21 ; Ethëri 12:6 .)