Mateu 28; Marku 16; Lluka 24; Gjoni 20–21
Vështrim i Përgjithshëm
Pas varrosjes së Shpëtimtarit, dishepujt besnikë gjetën një varr bosh. Engjëjt shpallën se Zoti ishte ringjallur. Jezu Krishti iu shfaq shumë individëve dhe grupeve pas Ringjalljes së Tij. Në bregun e Detit të Tiberiadës (Galilesë), Ai hëngri me dishepujt e Tij dhe e ftoi Pjetrin ta tregonte dashurinë e tij për Të duke u kujdesur për delet e Tij.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
Lluka 24:1–12, 36–48
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të shtojnë kuptueshmërinë e tyre për doktrinën e Ringjalljes së Shpëtimtarit dhe mënyrën se si ajo ndikon në jetën e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë dhe të marrin parasysh renditjen e atyre që dinë rreth ringjalljes dhe arsyes përse Ringjallja e Shpëtimtarit ka rëndësi për ta personalisht.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Një figurë të varrit bosh të Shpëtimtarit të ringjallur
-
Materialet filmike: “Ringjallja e Jezu Krishtit” (15:41; shihni nga kodet kohore 09:06 deri në 12:01); “Ai Jeton – Festojeni Pashkën Sepse Jezu Krishti Jeton”] (02:26)
-
Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Nxënësit mund të përdorin veçorinë e bashkëbisedimit për t’iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme. Për shembull, nxënësit mund të tregojnë atë që dinë rreth ringjalljes ose arsyes përse Ringjallja e Shpëtimtarit është e rëndësishme për ta.
Zotërimi Doktrinor: Lluka 24:36–39
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’i ndihmojë nxënësit të rritin zotërimin e tyre të doktrinës së ringjalljes duke mësuar përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë, duke e shpjeguar doktrinën dhe duke i zbatuar në një situatë nga jeta reale parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë rreth asaj që mësuan dhe ndien teksa studiuan Ringjalljen e Shpëtimtarit te Lluka 24:1–9, 36–48 .
-
Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në dyshe në dhoma virtuale të veçanta në mënyrë që të diskutojnë mbi atë se si parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore i kanë ndihmuar ata në jetën e tyre.
Mateu 28; Lluka 24; Gjoni 20
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund të ndihmojë në forcimin e dëshmive të nxënësve që Shpëtimtari jeton.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë tek Ethëri 12:5–9 me këtë pyetje në mendje: Si mund ta dini se Jezu Krishti jeton pa e parë Atë?
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Një figurë e Jezu Krishtit të ringjallur
-
Materiali filmik: “Ejani tek Unë” (17:36; shihni nga kodi kohor 16:18 deri në 16:47)
-
Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Merreni parasysh të ftoni individë të ndryshëm të bëhen pjesë e orës mësimore sipas personazhit të njërit prej dëshmitarëve të përshkruar në mësim. Ata mund t’i tregojnë klasës përvojën e tyre sikur të ishin një prej individëve në ndodhi. Nuk do të ishte e përshtatshme që një individ të portretizojë Shpëtimtarin.
Gjoni 21:1–17
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta tregojnë dashurinë e tyre për Shpëtimtarin ndërsa përpiqen t’u japin shërbesë të tjerëve ashtu siç bëri Ai.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë në shtëpi te Gjoni 21:15–17 me pjesëtarët e familjes ose miqtë dhe të diskutojnë se çfarë do të thotë të kujdesesh për delet e Zotit.
-
Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni veçorinë e bashkëbisedimit me nxënësit si pjesë e këtij mësimi. Për shembull, mund t’i ftoni nxënësit të publikojnë mënyra të ndryshme për t’u kujdesur për delet e Zotit.
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 6
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të vlerësojnë synimet që kanë vendosur dhe rritjen personale që kanë përjetuar gjatë studimit të Dhiatës së Re prej tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi përvojën e tyre të studimit të gjysmës së parë të Dhiatës së Re dhe të shërbesës së Jezu Krishtit. Nxitini nxënësit të vijnë të përgatitur me diçka që ata kanë mësuar apo ndier ngakatër Ungjijtë (Mateu, Marku, Lluka dhe Gjoni) që është domethënëse për ta.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Një skicë e një zemre të vizatuar në tabelë për veprimtarinë e parë të vlerësimit; fraza “Për Shkak të Tij…” e shkruar në tabelë për veprimtarinë e dytë të vlerësimit
-
Sugjerim për mësimdhënie me videokonferencë: Për veprimtarinë e parë të vlerësimit, merreni parasysh ta ftoni çdo nxënës të vizatojë skicën e zemrës dhe listën e gjërave që atij ose asaj i pëlqejnë rreth Shpëtimtarit. Më pas ftoni disa nxënës me radhë të ngrenë lart fletët e tyre përpara kamerës që të gjithë t’i shohin. Për veprimtarinë e tretë të vlerësimit, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të vijnë në klasë pasi t’i kenë përfunduar më parë publikimet e tyre në mediat shoqërore. Ora mësimore mund të kalojë duke i nxitur nxënësit të tregojnë atë që shkruan për publikimet e tyre, dhe të japin dëshminë e tyre.