Seminari
Lluka 24:1–12, 36–48


Lluka 24:1–12, 36–48

Ringjallja e Jezu Krishtit

Jesus Christ’s empty tomb - set at Goshen, Utah

Pas varrosjes së Shpëtimtarit, dishepujt besnikë sollën erëra të mira te varri. Në vend që të gjenin trupin e vdekur të Shpëtimtarit, ata gjetën një varr bosh. Engjëjt shpallën se Zoti ishte ringjallur. Më vonë atë mbrëmje, kur dishepujt ishin mbledhur së bashku, Ai iu shfaq atyre dhe u tregoi atyre trupin e Tij të ringjallur. Ky mësim mund të të ndihmojë ta rritësh kuptueshmërinë tënde për Ringjalljen e Shpëtimtarit dhe mënyrën se si ajo ndikon në jetën tënde.

Përdorimi i figurave. Figurat mund t’i ndihmojnë nxënësit të përfytyrojnë, analizojnë dhe t’i kuptojnë shkrimet e shenjta, sidomos kur figurat përdoren për të nxitur një diskutim. Kur përdorni një figurë, sigurohuni që ajo ta përforcojë qëllimin e mësimit dhe të mos e zbehë atë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë mbi atë që dinë rreth ringjalljes dhe arsyes përse Ringjallja e Shpëtimtarit ka rëndësi për ta personalisht dhe të marrin parasysh që t’i renditin ato.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ringjallja e Jezu Krishtit

Shqyrto figurën e varrit bosh të Jezu Krishtit që gjendet në fillim të këtij mësimi, dhe përsiat përgjigjet e tua për pyetjet vijuese.

  • Çfarë kuptimi ka kjo figurë për ty?

Reflektoni mbi atë që dini rreth Ringjalljes dhe ndikimit të saj në jetën tuaj duke iu përgjigjur pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit. Ju do të keni mundësi t’u riktheheni këtyre pyetjeve në përfundim të studimit tuaj sot.

Merreni parasysh të paraqitni pyetjet vijuese që nxënësit t’u përgjigjen. Nxënësit do t’u referohen po këtyre pyetjeve pas përvojave të tyre në këtë mësim për të reflektuar mbi kuptueshmërinë e tyre të shtuar. Pas kësaj, ata mund të duan të përgjigjen në ditarët e tyre të studimit.

  • Çfarë di ti për ringjalljen?

  • Si ndikojnë njohuria dhe bindjet e tua rreth Ringjalljes së Shpëtimtarit tek ti personalisht?

Nëse nxënësit morën pjesë në përgatitjen e nxënësve, ftojini ata t’i referohen dhe ta tregojnë atë informacion në këtë pikë (nëse ndihen rehat).

Pasi Jezu Krishti dha vullnetarisht jetën e Tij në kryq, trupi i Tij u hoq që aty dhe u mbështoll me pëlhura të linjta të pastra dhe u vendos në një varr. Pas Shabatit, Maria Magdalena dhe disa gra të tjera besnike u kthyen te varri herët në mëngjes (shih Lluka 24:10 ; Gjoni 20:11–18).

Lexo te Lluka 24:1–12 , duke kërkuar atë që ato gjetën dhe mësuan ndërkohë që ishin te varri i Shpëtimtarit.

  • Çfarë mendon se po mendonin dhe ndienin dishepujt pas atyre që panë dhe dëgjuan?

Pak pas kësaj përvoje, Jezu Krishti iu shfaq dy dishepujve në rrugën për në Emaus (shih Lluka 24:13–32). Ata u kthyen në Jerusalem për t’u treguar Apostujve përvojën e tyre (shih Lluka 24:33–35).

Në një mësim të mëvonshëm, nxënësit do të studiojnë më shumë ndodhi të dëshmitarëve individualë të Ringjalljes së Jezu Krishtit. Në këtë mësim, nëse nxënësit do të përfitonin nga studimi më i hollësishëm i ndodhisë së Jezusit që shfaqet në rrugën për në Emaus te Lluka 24:13–35 , merreni parasysh të përdorni veprimtarinë plotësuese të të mësuarit “Rrugës për në Emaus” nga mësimi “Mateu 28; Lluka 24; Gjoni 20”.

Lexo te Lluka 24:36–48 duke kërkuar atë që ndodhi kur dishepujt e Jezusit u mblodhën për të diskutuar për rastet kur u shfaq Shpëtimtari i ringjallur.

  • Çfarë të bën përshtypje në këto vargje nga fjalët e Shpëtimtarit për dishepujt e Tij?

Mund të jetë e dobishme të bëni pyetje të tjera si këto në vijim: Si mendoni, përse Shpëtimtari do t’i ftonte ata ta shihnin Atë dhe ta preknin Atë përpara se Ai t’ua jepte mesazhin e Tij? Çfarë mendoni se ndien apo mësuan dishepujt e Tij nga kjo përvojë?

  • Si mendon, përse disa nga fjalët e para që Shpëtimtari u tha atyre ishin: “Paqja me ju”? ( Lluka 24:36 .)

  • Çfarë mëson nga këto vargje rreth identitetit të Shpëtimtarit dhe asaj çfarë Ai dëshiron që dishepujt e Tij të kuptojnë?

Rritja e kuptueshmërisë suaj për Ringjalljen e Shpëtimtarit

Një e vërtetë që mësojmë nga këto vargje, është që Jezu Krishti ka një trup të ringjallur prej mishi e kockash.

  • Çfarë do të thotë të ringjallesh?

Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë për të përcaktuar kuptimin e të qenit i ringjallur, mund të tregoni përkufizimin më poshtë.

Ringjallja, “ribashkimi i trupit shpirtëror me trupin fizik prej mishi e kockash pas vdekjes”, është bërë e mundur për secilin prej nesh për shkak të Jezu Krishtit (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Ringjallje ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Për shkak të Shlyerjes dhe Ringjalljes së Tij, Shpëtimtari bëri të mundur për secilin prej nesh që të jetojmë me Të dhe të bëhemi të ngjashëm me Të.

Përsiat për çdo pyetje që ke rreth Ringjalljes së Shpëtimtarit dhe kuptimit të saj në jetën tënde. Disa pyetje që mund të kesh rreth doktrinës së Ringjalljes së Shpëtimtarit, renditen më poshtë. Merre parasysh t’i renditësh këto pyetje në ditarin tënd të studimit.

  • Përse ka rëndësi që Jezu Krishti ka një trup prej mishi e kockash?

  • Çfarë rëndësie ka në jetën time Ringjallja e Shpëtimtarit?

Ndihmojini nxënësit të kuptojnë vlerën e të mësuarit se si të bëjnë pyetje duke bërë pyetje për ndjekjen e ecurisë siç janë: “Si mund të ndikojë tek ti kuptueshmëria e përgjigjes për atë pyetje?” “Si mund të ndikojë në studimin tënd gjetja e kohës për t’i përsiatur dhe për t’i shkruar pyetjet?” dhe “Si mund të ndikojë bërja e kësaj pyetjeje në marrëdhënien tënde me Jezu Krishtin?”

Nxitini nxënësit të jenë krijues në qasjen e tyre ndaj këtyre pyetjeve. Një mënyrë mund të jetë t’i ftoni nxënësit të mendojnë për t’i shkruar pyetjet e tyre si duke krijuar një test të shkurtër që mund të shkëmbehet me të tjerët për të gjetur përgjigjet.

Një mënyrë për t’i gjetur përgjigjet për pyetjet tona është duke kërkuar atë që profetët dhe apostujt e Zotit dhanë mësim. Më poshtë janë disa mësime nga Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Ndërsa i studion këto fjalë, kërko përgjigje për disa nga pyetjet e tua. Merre parasysh gjithashtu të kërkosh ndonjë fjalë tjetër të shërbëtorëve të shuguruar të Zotit që mund të të ndihmojë.

Portrait of Elder D. Todd Christofferson. Photographed in March 2020.

“Merrni parasysh për një çast rëndësinë e Ringjalljes për zgjidhjen një herë e mirë të identitetit të vërtetë të Jezusit të Nazaretit dhe të përplasjeve filozofike dhe pyetjeve të mëdha të jetës. Nëse Jezusi në fakt u ringjall me kuptimin e plotë të fjalës, kjo ndiqet patjetër nga fakti se Ai është një qenie hyjnore. Asnjë i vdekshëm i thjeshtë nuk e ka fuqinë brenda vetes që të vijë në jetë përsëri pasi vdes. Për shkak se u ringjall, Jezusi nuk mund të ketë qenë vetëm një marangoz, një mësues, një rabbi apo një profet. Për shkak se u ringjall, Jezusi duhej të ishte një Perëndi, madje Biri i Vetëmlindur i Atit.

Prandaj, ajo që Ai dha mësim është e vërtetë; Perëndia nuk mund të gënjejë.

Prandaj, Ai ishte Krijuesi i tokës, sikurse Ai tha.

Prandaj, qielli dhe ferri janë të vërtetë, sikurse Ai dha mësim.

Prandaj, ka një botë shpirtrash që Ai e vizitoi pas vdekjes së Tij.

Prandaj, Ai do të vijë përsëri sikurse thanë engjëjt dhe ‘do të mbretërojë personalisht mbi tokë’ [ Nenet e Besimit 1:10 ].

Prandaj, ka një ringjallje dhe një gjykim përfundimtar për të gjithë.”

(D. Tod Kristoferson, “Ringjallja e Jezu Krishtit”, Ensign ose Liahona, maj 2014, f. 113.)

Nëse koha e lejon, merre parasysh të shohësh materialin filmik “Ai Jeton – Festojeni Pashkën Sepse Jezu Krishti Jeton” [https://www.kishaejezukrishtit.org/ai-jeton-festojeni-pashken-sepse-jezu-krishti-jeton?gallery=/pashke-videos&lang=undefined] (02:26) ndërsa përgatitesh t’u përgjigjesh pyetjeve vijuese. Ky material filmik është në dispozicion në [www.kishaejezukrishtit.org].

  • Çfarë do t’u shtoje përgjigjeve të tua për pyetjet në fillim të mësimit?

  • Si do t’ia shpjegoje kuptimin e ringjalljes dikujt që nuk ka njohuri për këtë mësim?

  • Si ndikon kuptueshmëria e Ringjalljes së Shpëtimtarit në vlerësimin dhe dashurinë tënde për Jezu Krishtin?

Merreni parasysh t’i lejoni ata të cilët ndihen rehat për të folur, që të shprehin atë që mësuan ose ndien gjatë studimit, dhe përmbylleni me dëshminë për Ringjalljen e Shpëtimtarit dhe ndikimin e saj në jetën tonë sot.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Përse është Ringjallja e Jezu Krishtit me rëndësi për mua?

Në bisedën e tij “Çfarë Ka Bërë Shpëtimtari Ynë për Ne?” Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, dha mësim se si Ringjallja e Shpëtimtarit ndikon te secili prej nesh (Liahona, maj 2021, f. 75–77).

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Mësimet nga Libri i Mormonit

Merreni parasysh të theksoni rolin e rëndësishëm që Libri i Mormonit luan në plotësimin e kuptueshmërisë sonë për ringjalljen. Ftojini nxënësit të kërkojnë referenca siç janë Mosia 15:19–20 ; Mosia 16:7–9 ; Alma 11:40–44 dhe Mormoni 9:13 , duke kërkuar atë çfarë ata mësojnë rreth ringjalljes. Merreni parasysh t’i lejoni nxënësit të tregojnë atë që gjetën, duke theksuar atë që nuk do të dinim rreth Ringjalljes pa dhuratën e Librit të Mormonit.