Seminari
Filipianëve 3


Filipianëve 3

“I Humba Të Gjitha … Që Unë Të Fitoj Krishtin”

1st illustration: A warm loving image of Christ, eyes looking out towards the reader. 2nd illustration: stars and the galaxy

Çfarë je i gatshëm të sakrifikosh për ta ndjekur Jezu Krishtin dhe për t’u bërë dishepulli i Tij? Kur zgjodhi të ndiqte Shpëtimtarin, Apostulli Pal hoqi dorë nga shumë gjëra, duke përfshirë pozitën e tij me ndikim në shoqërinë judease si farise (shih Filipianëve 3:5). Ky mësim mund të të ndihmojë të kuptosh rëndësinë e bërjes së sakrificave për ta njohur Jezu Krishtin.

Lejimi i heshtjes. Pyetjet e efektshme mund të kërkojnë kohë për të marrë përgjigje. Jepuni nxënësve kohë t’i përsiatin pyetjet. Nëse nxënësit nuk i përgjigjen menjëherë një pyetjeje, shmangeni tundimin për ta thyer shumë shpejt heshtjen duke i dhënë përgjigje pyetjes. Koha që nxënësit kalojnë duke përsiatur për pyetjet, mund të çojë në frymëzim dhe ta thellojë dëshminë.

Përgatitja e nxënësve: Nëse është e mundur, ftojini nxënësit të grumbullojnë ndodhi nga pjesëtarë të familjes ose paraardhës që bënë sakrifica për ta ndjekur Jezu Krishtin. Nxitini ata të vijnë të përgatitur për t’ia treguar këto përvoja klasës.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Çfarë do të jepje?

Merreni parasysh ta përdorni ndodhinë vijuese për të filluar orën mësimore ose bazohuni te ndodhitë që nxënësit erdhën të përgatitur t’i tregonin.

Lexo ose shiko ndodhinë vijuese nga Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, për një të ri i cili i tregoi Presidentit Gordon B. Hinkli (1910–2008) për sakrificat që ishte i gatshëm të bënte për t’u bërë një anëtar i Kishës.

Official Portrait of President Dallin H. Oaks taken March 2018.

“Shumë vite më parë, njerëzit në këtë konferencë dëgjuan për një të ri i cili e gjeti ungjillin e rivendosur ndërkohë që po studionte në Shtetet e Bashkuara. Kur ky i ri qe gati të kthehej në vendlindje, Presidenti Gordon B. Hinkli e pyeti se çfarë do t’i ndodhte kur të kthehej në shtëpi si i krishterë, ‘Familja ime do të zhgënjehet’, – iu përgjigj i riu. ‘Ata mund të më dëbojnë dhe të më quajnë të vdekur. Sa për të ardhmen dhe karrierën time, mund të më mbyllen të gjitha dyert.’‘A je i gatshëm të paguash një çmim kaq të madh për ungjillin?’ – pyeti Presidenti Hinkli.”

(Dallin H. Ouks, “Sakrifica”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 21)

  • Si mendon se u përgjigj i riu? Pse?

Jepuni nxënësve kohën e duhur për t’u përgjigjur për pyetjen e radhës. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përsiatin në heshtje dhe t’i mbajnë shënim përgjigjet e tyre përpara se t’ia tregojnë ato klasës.

  • Çfarë mund ta nxitë një person që të heqë dorë nga kaq shumë [gjëra] për ta ndjekur Jezu Krishtin?

Teksa studion kapitullin te Filipianëve 3 , merre parasysh atë që ke sakrifikuar për ungjillin e Jezu Krishtit dhe mënyrën se si je bekuar që e bëre këtë gjë. Nga ana tjetër, sakrifikimi për të qenë më pranë Shpëtimtarit mund të jetë një koncept i panjohur për ty. Pavarësisht nga rrethanat e tua, Shpëtimtari pret me padurim të të ndihmojë të përparosh. Gjatë gjithë mësimit, kushtoju vëmendje mendimeve dhe ndjenjave nga Fryma e Shenjtë që mund të të ndihmojnë ta kuptosh rolin që sakrifica duhet të luajë në jetën tënde.

Për ungjillin e Jezu Krishtit ia vlen çdo sakrificë

Kujto që përpara kthimit të Palit në besimin te Jezu Krishti rrugës për në Damask (shih te Veprat e Apostujve 9), ai ishte farise, një person me pozitë të lartë fetare dhe shoqërore mes judenjve (shih Filipianëve 3:5). Për shkak se zgjodhi ta ndiqte Jezu Krishtin dhe ta kalonte jetën duke predikuar ungjillin, Pali përjetoi përndjekje të madhe, vuajtje, dhembje fizike dhe stres emocional (shih te 2 Korintasve 11:23–28). Ne lexojmë te Filipianëve 3:7–17 se si Pali u ndje për heqjen dorë nga jeta e tij e mëparshme për të ndjekur Jezu Krishtin dhe bekimet që erdhën si rrjedhojë.

Nxënësve mund t’u duhet ndihmë për të kuptuar disa nga fjalët në bllokun e shkrimeve të shenjta. Merreni parasysh t’i shkruani përkufizimet vijuese në tabelë ose të jeni në dispozicion për t’i ndihmuar nxënësit teksa studiojnë.

Lexo te Filipianëve 3:7–14 , duke kërkuar se nga çfarë ishte i gatshëm të hiqte dorë Pali për ta njohur dhe ndjekur Jezu Krishtin. Vër re që fjala i ngjashëm te vargu 10 do të thotë i pëlqyeshëm, fraza “vazhdoj të rend” te vargu 12 do të thotë të shkosh përpara dhe fjala zënë te vargu 12 do të thotë të marrësh.

Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në dyshe ose grupe të vogla për të kryer veprimtarinë e mëposhtme. Kushtojuni vëmendje nxënësve që mund t’u duhet ndihmë shtesë në rishkrimin e fragmenteve me fjalët e tyre.

Zgjidh dy fragmente ose fraza nga vargjet te Filipianëve 3:7–14 dhe rishkruaje mesazhin e Palit me fjalët e tua. Për shembull, një mënyrë për ta rithënë mesazhin për vargun te Filipianëve 3:7 është “Gjërat që më parë ishin të rëndësishme për mua, tani nuk kanë asnjë rëndësi për mua për shkak të Jezu Krishtit”. Kur të mbarosh, përgjigju për pyetjet vijuese.

  • Cilat ishin disa nga bekimet që mori Pali për shkak se sakrifikoi për Zotin?

  • Cilat ishin disa nga bekimet që ai përpiqej ende të merrte nëpërmjet sakrificave të tij?

  • Çfarë parimesh mund të mësojmë nga shembulli i sakrificës së Palit?

Një parim që mund të mësojmë nga shembulli i Palit është se nëse heqim dorë nga gjithçka që mund të na kërkohet për të ndjekur Jezu Krishtin dhe për vazhduar të rendim me besim, ne mund të arrijmë ta njohim Atë dhe të marrim jetë të përjetshme. Merre parasysh ta shkruash këtë parim në shkrimet e tua të shenjta ose në ditarin tënd të studimit.

Gjej një çast për të përsiatur se si ky parim mund të ketë lidhje me ty.

  • Çfarë mendimesh, pyetjesh apo shqetësimesh ke?

Ftojini nxënësit e gatshëm t’i përgjigjen pyetjes së mëparshme. Nëse nxënësit nuk patën mundësi në fillim të mësimit për t’i treguar ndodhitë e pjesëtarëve të familjes ose paraardhësve që sakrifikuan për ungjillin, merreni parasysh t’i ftoni ata që ta bëjnë këtë gjë tani.

Nëse nxënësit do të përfitonin nga të mësuarit rreth shembujve të tjerë të sakrificës, merreni parasysh t’i përdorni idetë nën titullin “Shembuj nga Libri i Mormonit” dhe “Pa Keqardhje” te pjesa e mësimit “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit”. Merreni parasysh të tregoni një përvojë vetjake si edhe të jepni një dëshmi.

Sakrifica vetjake

Kujto pyetjen e ngritur nga Presidenti Hinkli në fillim të mësimit në lidhje me gatishmërinë e të riut për të sakrifikuar shumë gjëra për ungjillin. Lexo pjesën tjetër të ndodhisë të treguar nga Presidenti Dallin H. Ouks.

Official Portrait of President Dallin H. Oaks taken March 2018.

“I riu u përgjigj i përlotur: ‘Është i vërtetë, apo jo?’ Kur profeti e pohoi atë, ai u përgjigj: ‘Atëherë, çfarë tjetër ka rëndësi?’ Ky është shpirti i sakrificës midis shumë prej anëtarëve tanë të rinj.”

(Dallin H. Ouks, “Sakrifica”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 21)

  • Çfarë të bën përshtypje rreth këtij të riu?

  • Në ç’mënyrë jeta, shërbesa dhe Shlyerja e Shpëtimtarit janë shembulli më i lartë i sakrificës?

  • Çfarë mendimesh apo ndjenjash ke kur përsiat për atë që Jezu Krishti ishte i gatshëm të sakrifikonte për ty?

Përpara se nxënësit ta përfundojnë veprimtarinë vijuese, mund të jetë e dobishme t’i ftoni ata të marrin parasysh sakrificat e mundshme që atyre mund t’u kërkohet të bëjnë së shpejti, dhe t’i tregojnë njëri-tjetrit shembuj. Gjithashtu, nxënësit mund të renditin në tabelë sakrifica të ndryshme që të rinjtë bëjnë për ta ndjekur Jezu Krishtin.

Mendo për pesë vitet e ardhshme të jetës tënde dhe shkruaj një letër drejtuar vetes tënde në të ardhmen. Përfshi në letrën tënde hollësitë e mëposhtme:

  1. Gjërat që mund të duhet t’i sakrifikosh në pesë vitet e ardhshme që të arrish ta njohësh Zotin më mirë dhe të përgatitesh për jetën e përjetshme.

  2. Pengesat që mund t’i hasësh teksa bën sakrifica dhe “rend drejt synimit” ( Filipianëve 3:14).

  3. Atë që ke mësuar rreth rëndësisë së sakrificës dhe bekimeve që mund të vijnë si rrjedhojë.

  4. Mënyrën se si sakrifica mund të të ndihmojë të bëhesh më i ngjashëm me Shpëtimtarin.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Filipianëve 3:14 . Çfarë nënkuptoi Pali kur tha: “Po rend drejt synimit”?

Plaku Eduard Dube, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim sa vijon:

Official Portrait of Elder Edward Dube. Photographed March 2017.

“Të rendim drejt synimit do të thotë të vazhdojmë me besnikëri në ‘shteg[un e] ngushtë dhe të ngushtuar që të çon në jetën e përjetshme’ [ 2 Nefi 31:18 ] me Shpëtimtarin tonë dhe Atin tonë në Qiell. Pali i pa vuajtjet e tij si gjëra që ‘nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet në ne’ [ Romakëve 8:18 ; shih edhe 2 Korintasve 1:3–7 ]. Letra e Palit drejtuar filipianëve, të cilën ai e shkroi kur ishte në burg, është një letër gëzimi dhe ngazëllimi gjithëpërfshirës dhe inkurajimi për të gjithë ne, veçanërisht në këtë kohë të vështirë pasigurie. …

Në mënyrë interesante, Pali po na këshillon të shkojmë përpara, ndërsa na bën thirrje të harrojmë atë që është prapa – frikën tonë të kaluar, përqendrimin tonë të kaluar, dështimet tona të kaluara dhe trishtimin tonë të kaluar.”

(Eduard Dube, “Rendja drejt Synimit”, Liahona, maj 2021, f. 90, 91)

Si mund ta di se çfarë sakrificash duhet të bëj për të ardhur më pranë Jezu Krishtit?

Plaku Leri R. Lorens, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim se koha ideale për të marrë parasysh me nderim çfarë sakrificash mund të bëjmë për Zotin, është gjatë ordinancës së sakramentit.

Official Portrait of Elder Larry R. Lawrence. Photographed March 2017.

“Në këtë atmosferë nderimi, ndërsa mendimet tona kthehen drejt qiellit, Zoti me butësi mund të na thotë se me çfarë duhet të punojmë më pas. Sikurse ju, kam marrë shumë mesazhe nga Shpirti përgjatë viteve që më tregojnë se si mund të përmirësohem. …

Ndoshta Shpirti do t’ju tregojë se ju duhet ta falni dikë. Ose mund të merrni një mesazh që të jeni më përzgjedhës për filmat që shihni ose muzikën që dëgjoni. Mund të ndiheni i nxitur për të qenë më të ndershëm në marrëdhëniet tuaja të punës ose më bujar në ofertat tuaja të agjërimit. Mundësitë janë të pafundme.

(Leri R. Lorens, “Çfarë më Mungon Tjetër?Ensign ose Liahona, nëntor 2015, f. 34, 35)

Cilat janë disa sakrifica që bëjnë anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme për ta ndjekur Shpëtimtarin?

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, përmendi shumë sakrifica që bëjnë anëtarët e Kishës së rivendosur të Zotit. Ju mund ta lexoni bisedën e tij “Sakrifica”, Ensign ose Liahona, maj 2012, f. 19–22, ose të shikoni materialin filmik “Sakrifica” (16:30), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Filipianëve 2:6–11

Pasi nxënësit t’i jenë përgjigjur pyetjes në lidhje me mënyrën se si jeta, shërbesa dhe Shlyerja e Shpëtimtarit janë shembulli më i lartë i sakrificës, merreni parasysh të shqyrtoni vargjet te Filipianëve 2:6–11 dhe t’i ftoni nxënësit të kërkojnë se nga çfarë hoqi dorë Shpëtimtari dhe me çfarë e bekoi Ati Qiellor si rrjedhojë.

Shembuj nga Libri i Mormonit

Një shembull nga Libri i Mormonit që ilustron parimin e sakrificës, është familja e Lehit që udhëton drejt tokës së premtuar. Kujtoni se Lamani dhe Lemueli mërmëritën dhe u mungoi besimi tek udhëzimet e Zotit për ta lënë tokën e trashëgimisë së tyre (shih te 1 Nefi 2:11–13). Nefi mund të ketë vënë gjithashtu në pikëpyetje urdhrin për t’u larguar nga Jerusalemi, por ai vazhdoi të sakrifikonte duke “i thirr[ur] Zotit” (shih te 1 Nefi 2:16).

Lexoni te 1 Nefi 2:16–20 dhe renditni ose shenjoni bekimet që Nefi i mori për shkak të bindjes dhe sakrificës së tij.

Nxënësit mund të përfitojnë gjithashtu nga të mësuarit rreth babait të mbretit Lamon dhe gatishmërisë së tij për t’i sakrifikuar gjithë mëkatet e tij për të njohur Zotin (shih tek Alma 22:15–23).

Diskutojeni me nxënësit sakrificën që bëri i riu dhe bekimet që mori si rrjedhojë. Ftojini nxënësit të mendojnë për shembuj të tjerë modernë të sakrificës që ata kanë dëshmuar.