Filipianëve; Kolosianëve
Vështrim i Përgjithshëm
Gjatë burgosjes së tij në Romë, Pali u shkroi letra shenjtorëve në Filipi dhe Kolos dhe u mësoi atyre të drejtoheshin te Jezu Krishti për forcë. Ai dha mësimin se Krishti është burimi i paqes e gëzimit dhe theksoi atë që shenjtorët mund të bënin për të ndier gëzimin dhe “paq[en] e Perëndisë” (Filipianëve 4:7). Ai u kujtoi atyre edhe të “qëndro[nin] në besim me themel dhe të patundur” (Kolosianëve 1:23) dhe të “[kishin] rrënjë dhe [të ishin] të ndërtuar” (Kolosianëve 2:7) në Krisht.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
Filipianëve dhe Kolosianëve
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë që nëpërmjet Jezu Krishtit ata mund të gjejnë forcë për të përballur sfidat e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mësojnë përmendsh vargun te Filipianëve 4:13 .
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzime për nxënësit që të plotësojnë mësimin e tyre prej pesë minutash (duke përfshirë shembujt)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Ftojini nxënësit ta fikin zërin dhe figurën teksa përgatiten për mësimet e tyre. Pas kohës së caktuar, kërkojuni atyre ta ndezin figurën dhe zërin sërish dhe vendosini nxënësit në dhoma virtuale të veçanta. Ftoni një ose dy nxënës të gatshëm t’ia japin mësimin e tyre grupit më të vogël.
Filipianëve 3
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e bërjes së sakrificave që të arrijnë ta njohin Jezu Krishtin.
-
Përgatitja e nxënësve: Nëse është e mundur, ftojini nxënësit të grumbullojnë ndodhi nga pjesëtarë të familjes ose paraardhës që bënë sakrifica për ta ndjekur Jezu Krishtin. Nxitini ata të vijnë të përgatitur për t’ia treguar këto përvoja klasës.
Filipianëve 4
Qëllimi i mësimit: Nxënësit do të kërkojnë të përcaktojnë mënyra se si ata mund të marrin më shumë gëzim dhe paqe nëpërmjet Jezu Krishtit në jetën e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të pyetin disa shokë ose pjesëtarë të familjes se si Jezu Krishti u sjell atyre paqe dhe gëzim në jetën e tyre.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Figura e Palit dhe pengesat e barrierat e tij të mundshme ndaj paqes dhe lumturisë
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i lejoni nxënësit të përdorin funksionin e tabelës së bardhë për t’i shtuar mendimet e tyre në ekran teksa renditin mënyrat për të gjetur më shumë gëzim dhe paqe nëpërmjet Krishtit.
Kolosianëve 1–2
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të dallojnë forcat që e kërcënojnë besimin e tyre dhe mënyrat se si ata mund të jenë më të patundur në Jezu Krisht.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vizatojnë ose të marrin fotografinë e pemës frutore që parapëlqejnë dhe ta sjellin atë në klasë. Kërkojuni atyre të mendojnë për mësimet shpirtërore që mund të mësojmë nga pemët.
-
Materialet filmike: “Gjetja e Gëzimit në Krisht” (09:56; shikoni nga kodi kohor 00:09 deri në 03:56); “Ngrijeni Kokën dhe Gëzohuni” (09:51; shikoni nga kodi kohor 05:48 deri në 07:48); “Vorbullat e Erërave Shpirtërore” (02:24)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të përdorni një vizatim ose funksionin e tabelës së bardhë dhe t’i ftoni nxënësit të ndihmojnë për të vizatuar një pemë të fortë të rrënjosur në Krisht dhe të vënë emërtime në të gjatë gjithë mësimit.
Përsëritja 21 e Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë mundësinë nxënësve për të ushtruar vënien në zbatim të fragmenteve të zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re në një llojshmëri rrethanash.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të zgjedhin një fragment të veçantë të zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re që i ka ndihmuar ata, dhe të jenë të përgatitur për t’ia treguar klasës se si i ka ndihmuar ata.
-
Materialet për nxënësit: Një copë letër dhe një mjet për të shkruar për secilin nxënës
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Nxënësit mund të vendosen në dhoma virtuale të veçanta për të diskutuar hapat 1 deri në 4 në veprimtarinë e shkrimit të zotërimit doktrinor. Për t’u dhënë mundësi nxënësve për të punuar me shokë ose shoqe klase të ndryshme, merreni parasysh t’i vendosni ata në dhoma virtuale të veçanta e të ndryshme për çdo pyetje.