Seminari
Filipianëve 4


Filipianëve 4

Gjetja e Gëzimit dhe Paqes te Jezu Krishti

Young woman pondering.

Çfarë të sjell paqe dhe ngushëllim gjatë kohëve të stresit dhe sprovës? Në letrën e tij drejtuar Filipianëve, Pali foli shpesh për gëzimin dhe paqen. Në përmbyllje të kësaj letre, Pali dha mësim se Jezu Krishti është burimi i paqes dhe gëzimit dhe theksoi atë që shenjtorët mund të bëjnë për të ndier gëzimin dhe “paq[en] e Perëndisë” (Filipianëve 4:7). Teksa studion, kërko të përcaktosh mënyrat se si mund të marrësh më shumë gëzim dhe paqe nëpërmjet Jezu Krishtit në jetën tënde.

Ushtrime me shkrim. Ftesa ndaj nxënësve që t’u përgjigjen me shkrim pyetjeve që i nxitin të mendohen, mund t’i ndihmojë ata që t’i thellojnë dhe qartësojnë mendimet e tyre. Kur nxënësit u përgjigjen pyetjeve me shkrim përpara se t’ia shprehin mendimet e tyre klasës, ata do të kenë kohë për t’i organizuar idetë e tyre dhe për të marrë mbresa nga Fryma e Shenjtë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të pyetin disa shokë ose pjesëtarë të familjes se si Jezu Krishti u sjell atyre paqe dhe gëzim në jetën e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Veprimtaria vijuese ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të dallojnë pengesat, me të cilat përballen, për paqe dhe lumturi. Ajo mund t’i ndihmojë edhe të vlerësojnë se ku shkojnë për të gjetur paqe dhe lumturi më të madhe. Merreni parasysh ta paraqitni këtë figurë ose ta rikrijoni atë që nxënësit ta shohin.

Sfidat e Palit

Shqyrto figurën vijuese që përfaqëson Apostullin Pal dhe disa nga sfidat dhe shqetësimet e tij të mundshme. Mbaj në mend se këto janë krahas mbajtjes së Palit në arrest shtëpie ndërkohë që shkruan letrën e tij drejtuar shenjtorëve filipianë. Merre parasysh se si këto sfida mund të kenë qenë pengesa për ndjenjat e paqes dhe gëzimit të Palit.

New Testament Seminary Teacher Manaul - 2023

Në ditarin tënd të studimit, bëj një rreth me një figurë njeriu ose vizato një vijë që të përfaqëson ty, si ajo e Palit. Jashtë rrethit rendit disa nga shqetësimet ose pasiguritë e tua që ndonjëherë mund të ta bëjnë të vështirë të ndiesh paqe dhe gëzim.

Merreni parasysh se cila prej pyetjeve vijuese do të ishte më mirë të diskutohej si klasë dhe cila do të ishte më mirë që nxënësit t’i përgjigjeshin në ditarin e tyre të studimit.

  • Ku kërkojnë njerëzit të gjejnë paqe dhe gëzim më të madh në këtë jetë? Ku kërkon ti paqe dhe gëzim? A ke qenë i suksesshëm në përpjekjet e tua?

Një mesazh gëzimi dhe paqeje

Pavarësisht se ishte në arrest shtëpie dhe po përballej me sfida të tjera, Pali foli shpesh për gëzimin dhe paqen në letrën e tij drejtuar filipianëve. Ndërkohë që Pali u tha filipianëve se ai gjeti gëzim më të madh në mirësinë dhe kujdesin e tyre ndaj tij (shih Filipianëve 4:1, 10, 14–16), ai i kujtoi vazhdimisht ata për burimin më të lartë të gëzimit të tij.

Lexo te Filipianëve 4:4, 10, 13 dhe merr parasysh të shenjosh se kujt ia dha meritat Pali për gëzimin dhe forcën e tij.

  • Si mendon, përse Pali foli vazhdimisht për Jezu Krishtin si burimi i forcës, gëzimit dhe paqes së tij?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim arsyen përse Jezu Krishti është burimi i paqes dhe gëzimit.

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, gëzimi që ndiejmë, ka të bëjë pak me rrethanat e jetës sonë dhe ka të bëjë plotësisht me përqendrimin e jetës sonë.

Kur përqendrimi i jetës sonë është te plani i Perëndisë për shpëtim … dhe te Jezu Krishti e ungjilli i Tij, ne mund të ndiejmë gëzim pavarësisht nga ajo që po ndodh – apo nuk po ndodh – në jetën tonë. Gëzimi vjen prej Tij dhe për shkak të Tij. Ai është burimi i të gjithë gëzimit. …

Ashtu siç ofron paqe që ‘ia tejkalon çdo zgjuarsie’ [ Filipianëve 4:7 ], Shpëtimtari ofron edhe një forcë, thellësi dhe sasi gëzimi që shpërfill logjikën njerëzore apo të kuptuarit e vdekshëm. Për shembull, nuk duket e mundshme të ndieni gëzim kur fëmija juaj vuan nga një sëmundje e pashërueshme ose kur humbisni punën tuaj apo kur bashkëshorti/ja ju tradhton. Sidoqoftë, ai është pikërisht gëzimi që ofron Shpëtimtari. Gëzimi i Tij është i vazhdueshëm, duke na siguruar se ‘mjerimet tona do të jenë veçse një çast i shkurtër’ [ Doktrina e Besëlidhje 121:7 ] dhe do të shenjtërohen për përfitimin tonë [shih 2 Nefi 2:2 ].”

(Rasëll M. Nelson, “Gëzimi dhe Mbijetesa Shpirtërore”, Ensign ose Liahona, nëntor 2016, f. 82–83)

  • Çfarë mësimi dha Presidenti Nelson që ishte më kuptimplotë për ty? Pse?

  • Si mendon, si mund të ndikojë në jetën tënde të kuptuarit dhe zbatimi me të vërtetë i mësimeve të Presidentit Nelson?

  • Si ka sjellë Jezu Krishti paqe dhe gëzim në jetën tënde?

Kërkimi i gëzimit të ofruar nga Jezu Krishti

Veprimtaria vijuese mund të kryhet nga nxënësit individualisht ose nxënësit mund të studiojnë individualisht dhe më pas të krijojnë një listë së bashku si klasë.

Si Presidenti Nelson, edhe Apostulli Pal dhanë këshilla specifike rreth asaj që mund të bëjmë për të kërkuar paqen dhe gëzimin që janë bërë të mundura nga Jezu Krishti.

Lexo te Filipianëve 4:6–9, 11 dhe thënien vijuese nga Presidenti Nelson, duke kërkuar mënyrën se si ne mund të gjejmë paqe dhe gëzim te Jezu Krishti. Mund të dëshirosh që atë që gjen, ta shenjosh në shkrimet e tua të shenjta ose ta renditësh në ditarin tënd të studimit. Vër re që Jozef Smithi iu referua vargut te Filipianëve 4:8 si “këshill[a] e Palit” dhe e përfshiu atë si pjesë të nenit të trembëdhjetë të besimit.

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Atëherë, si mund të pretendojmë për atë gëzim? Ne mund t’ia nisim ‘duke i drejtuar sytë te Jezusi, kreu dhe plotësonjësi i besimit’ [tonë] [ Hebrenjve 12:2 ] ‘në çdo mendim’ [ Doktrina e Besëlidhje 6:36 ]. Ne mund të japim falënderime për Të në lutjet tona dhe duke mbajtur besëlidhjet që kemi bërë me Të dhe me Atin tonë Qiellor. Ndërsa Shpëtimtari ynë bëhet përherë e më i vërtetë për ne dhe ndërsa përgjërohemi që gëzimi i Tij të na jepet neve, gëzimi ynë do të rritet.”

(Rasëll M. Nelson, “Gëzimi dhe Mbijetesa Shpirtërore”, Ensign ose Liahona, nëntor 2016, f. 82–83)

Qoftë përpara ose ndërkohë që nxënësit kryejnë veprimtarinë vijuese të studimit, merreni parasysh t’i ftoni ata t’i dëgjojnë, këndojnë ose lexojnë fjalët e një himni që lidhet me temën e paqes. Për ide lidhur me himnet që duhen përdorur, shihni “Paqja” nga tregues i temave te Himne, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

Shqyrto listën ose shënimet e studimit tënd për letrën drejtuar Filipianëve dhe fjalët e Presidentit Nelson, duke marrë parasysh atë që të bën më tepër përshtypje dhe arsyen përse. Përcaktoje një parim dhe shkruaje atë në ditarin e studimit bashkë me referencën e shkrimit të shenjtë nga e cila është marrë. E vërteta jote e theksuar mund të fillojë në këtë mënyrë:

Unë mund të gëzohem dhe të marr më shumë nga paqja e Perëndisë teksa …

Kërko frymëzim nga Shpirti për ta thelluar kuptueshmërinë tënde për të vërtetën që gjete nëpërmjet studimit shtesë. Disa mënyra se si mund ta bësh këtë gjë përfshijnë:

  • Gjetjen e referencave‑kryq për shkrimet e shenjta përkatëse. Këto mund të jenë fragmente të zotërimit doktrinor. Merre parasysh t’i shkruash këto referenca të shkrimit të shenjtë pranë vargut ku përcaktove parimin.

  • Shqyrtimin e broshurës Për Forcën e Rinisë (broshurë, 2011), duke u përqendruar te “Mirënjohja”, “Ndershmëria dhe Integriteti Moral”, ose standarde të tjera që lidhen me parimin që përcaktove.

Jepuni mundësi nxënësve ta tregojnë atë që mësuan. Bëni pyetje për ndjekjen e ecurisë që mund t’i ndihmojnë ata t’i zbatojnë ato që kanë mësuar, si ato në vijim:

  • Si mund t’ju ndihmojë zbatimi i këtij parimi që të gjeni gëzim dhe paqe? Çfarë do të bëni për ta përdorur ndihmën dhe fuqinë e Shpëtimtarit për ta bërë këtë?

  • Në ç’mënyra mund të ndryshojë jeta juaj teksa përjetoni rritjen e shpresës dhe “paq[en] e Perëndisë”?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Çfarë mund të bëj kur është e vështirë të gjej paqe dhe shpresë?

Si mund të gjej paqe te Jezu Krishti?

Plaku Ulises Soares, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Elder Ulisses Soares, Quorum of the Twelve Apostles official portrait.

“Kërkimi i Krishtit në çdo mendim dhe ndjekja e Tij me gjithë zemër kërkon që ne t’i përputhim mendjen dhe dëshirat tona me të Tijat. Shkrimet e shenjta e përmendin këtë përputhje si ‘qëndr[im të patundur] në Zotin’ [ Filipianëve 4:1 ]. Kjo mënyrë veprimi nënkupton që ne të jetojmë vazhdimisht në harmoni me ungjillin e Krishtit e të përqendrohemi çdo ditë në gjithçka që është e mirë. Vetëm atëherë mund të fitojmë ‘paq[en] e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarsie’ dhe e cila do t’i ‘ruajë zemrat … dhe mendjet [tona] në[përmjet] Krishti[t] Jezus’ [ Filipianëve 4:7 ].”

(Ulises Soares, “Kërkojeni Krishtin në Çdo Mendim”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 82–83)

Motra Xhin B. Bingham, Presidente e Përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës, dha mësim:

2:3
Official Portrait of Sister Jean B. Bingham. Photographed in 2017.

“Jezu Krishti është gjithashtu burimi i paqes. Ai na fton të ‘mbështetemi në krahun e [Tij] të fuqishëm’ [“Lean on My Ample Arm”, Hymns, nr. 120] dhe premton ‘paq[en] … që ia tejkalon çdo zgjuarsie’ [ Filipianëve 4:7 ], një ndjenjë që vjen kur Shpirti i Tij ‘i qetëso[n] shpirtrat tanë’ [ Alma 58:11 ] pavarësisht nga sfidat që na rrethojnë. Qofshin ato vështirësi vetjake, shqetësime familjare apo kriza në komunitet, paqja do të vijë kur besojmë se Biri i Vetëmlindur i Perëndisë ka fuqi për ta qetësuar shpirtin tonë të vuajtur.”

(Xhin B. Bingham, “Që Gëzimi Juaj të Jetë i Plotë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2017, f. 86)

Çfarë bekimesh do të vijnë teksa kërkoj paqen te Jezu Krishti?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha mësim:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Tani, të dashur vëllezërit dhe motrat e mia, ju bekoj që të mbusheni me paqen e Zotit Jezu Krisht. Paqja e Tij është përtej gjithë kuptueshmërisë së njerëzve të vdekshëm. Ju bekoj me një dëshirë dhe aftësi të shtuar për t’iu bindur ligjeve të Perëndisë. Ju premtoj që, ndërsa e bëni këtë, ju do të mbuloheni me bekime, përfshirë kurajë më të madhe, zbulesë të shtuar vetjake, harmoni më të ëmbël në shtëpitë tuaja dhe gëzim madje mes pasigurisë.”

(Rasëll M. Nelson, “Një Gjendje e Re Normale”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 119)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Filipianëve 4:8 dhe Nenet e Besimit 1:13

Merreni parasysh t’u jepni kohë nxënësve të dallojnë ngjashmëritë ndërmjet vargut te Filipianëve 4:8 dhe vargut te Nenet e Besimit 1:13 . Më pas nxënësit mund të formulojnë thënie “nëse/atëherë” të bazuar te këto mësime dhe premtimi i Palit te Filipianëve 4:9 . Përndryshe, nxënësit mund të bëjnë diçka si veprimtaria tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Dhiata e Re 2023 me titullin “Mund ‘të mendoj’ për gjëra që janë të vërteta, të ndershme dhe të dëlira”.

Krijoni një afishe

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të krijojnë një afishe si ato që gjenden te revista Për Forcën e Rinisë bazuar në një nga mësimet e Palit te Filipianëve 4 . Ftojini nxënësit të tregojnë atë që krijuan dhe arsyen përse ata zgjodhën pikërisht atë.