Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini
Si mund të flas me prindërit ose peshkopin tim rreth tërheqjes ndaj së njëjtës gjini?


“Si mund të flas me prindërit ose peshkopin tim rreth tërheqjes ndaj së njëjtës gjini?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Individët (2020)

“Si mund të flas me prindërit ose peshkopin tim rreth tërheqjes ndaj së njëjtës gjini?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Individët

Si mund të flas me prindërit ose peshkopin tim rreth tërheqjes ndaj së njëjtës gjini?

Disa Këshilla të Dobishme

  • Nëse ndiheni rehat për të folur me një prind, një pjesëtar tjetër të familjes ose një udhëheqës të Kishës, merrni parasysh t’ia shprehni ndjenjat tuaja atij. Ndihmojeni atë të kuptojë se çfarë po kaloni në mënyrë që ai të mund të tregojë dashuri dhe përkrahje.

  • Nëse ai nuk e kupton se si është kjo përvojë, kërkoji të lexojë nëpër burimet e Kishës për tërheqjen ndaj së njëjtës gjini që gjenden në pjesën Life Help and Self-Reliance [Ndihma për Jetën dhe Mbështetja te Vetja] në faqen e internetit të Kishës ose në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] (disa burime të mira mund të jenë Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Familja dhe Miqtë ose Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Udhëheqësit e Kishës, ChurchofJesusChrist.org.) Ky mund të mos jetë një bashkëbisedim i lehtë për t’u filluar, por është e rëndësishme që ta filloni një dialog.

  • Jini të duruar me njerëzit rreth jush dhe mbajeni mend se ju të gjithë po mësoni së bashku. Nëse ata, të cilët i doni, kanë vështirësi për t’ju kuptuar ose për të qenë përkrahës, ata mund të kenë nevojë për ndihmën tuaj.

  • Trajtojini prindërit dhe udhëheqësit tuaj me të njëjtën dashamirësi dhe respekt që ju shpresoni se ata do të tregojnë për ju. Burimet për tërheqjen ndaj së njëjtës gjini te Life Help and Self-Reliance [Ndihma për Jetën dhe Mbështetja te Vetja] të tilla si Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Shpjegime Rreth Kësaj Faqeje (ChurchofJesusChrist.org), janë hartuar në mënyrë të tillë që ta ndihmojnë këdo ta kuptojë më mirë tërheqjen ndaj së njëjtës gjini nga një këndvështrim i ungjillit.