Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini
A duhet të dal haptas ose t’u them të tjerëve?


“A duhet të dal haptas ose t’u them të tjerëve?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Individët (2020)

“A duhet të dal haptas ose t’u them të tjerëve?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Individët

A duhet të dal haptas ose t’u them të tjerëve?

Gjëra për t’i Menduar

Për disa njerëz, mbajtja e fshehtë e ndjenjave të tërheqjes ndaj së njëjtës gjini, mund të çojë në turp ose në një dialog të brendshëm negativ. Shprehja e atyre ndjenjave me një njeri të besuar mund të jetë çliruese dhe shëruese. Disa njerëz, megjithatë, dëshirojnë që të kishin pritur më gjatë ose të paktën ta kishin kufizuar numrin e njerëzve të cilëve ua zbuluan ndjenjat e tyre, kështu që ky vendim nuk duhet të bazohet te nënshtrimi ndaj presionit për të “dalë haptas” ose për t’u identifikuar hapur si gej. Nëse vendosni t’i zbuloni ndjenjat e tërheqjes ndaj së njëjtës gjini, merrni parasysh me lutje se kujt do të donit t’i tregonit për të dhe se si do ta tregonit këtë aspekt të përvojës suaj në vdekshmëri.

Nëse vendosni t’i tregoni përvojat tuaja me ndjenjat e tërheqjes ndaj së njëjtës gjini ose haptazi të identifikoheni si gej, duhet t’ju përkrahin dhe t’ju trajtojnë me mirësi e respekt, si në shtëpi ashtu edhe në Kishë. Ne të gjithë kemi nevojë të jemi të duruar me njëri-tjetrin ndërsa mësojmë t’i kuptojmë më mirë këto gjëra.

Si anëtarë të Kishës, ne të gjithë kemi përgjegjësi për të krijuar një mjedis përkrahës dhe të dashur për të gjithë vëllezërit e motrat tona. Një rrjet i tillë përkrahës e bën më të lehtë për ta jetuar ungjillin dhe për ta kërkuar Shpirtin ndërsa udhëtojmë përmes çfarëdo aspekti të vdekshmërisë.