“A është mëkat të ndiesh tërheqje ndaj së njëjtës gjini?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Individët (2020)
“A është mëkat të ndiesh tërheqje ndaj së njëjtës gjini?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Individët
A është mëkat të ndiesh tërheqje ndaj së njëjtës gjini?
Tërheqja në Vetvete Nuk Është Mëkat
Presidenti M. Rasëll Ballard deklaroi:
“Le të jemi të qartë: Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme beson se ‘përvoja e tërheqjes ndaj së njëjtës gjini është një realitet i ndërlikuar për shumë njerëz. Tërheqja në vetvete nuk është mëkat, por veprimi sipas nxitjeve që ndiejmë, është. Ndonëse individët nuk zgjedhin që t’i kenë tërheqje të tilla, ata vërtet zgjedhin se si t’u përgjigjen atyre. Me dashuri dhe mirëkuptim, Kisha u vjen në ndihmë të gjithë fëmijëve të Perëndisë, duke përfshirë [ata që kanë tërheqje ndaj së njëjtës gjini]’” (“The Lord Needs You Now!” Liahona, shtator 2015, f. 15).
Ndonëse tërheqja ndaj së njëjtës gjini nuk është mëkat, ajo mund të jetë një sfidë. Ndonëse një njeri mund të mos ketë zgjedhur që t’i ketë këto ndjenja, ai ose jo mund të zotohet që t’i zbatojë urdhërimet e Perëndisë. Prindi i një fëmije që përjeton tërheqje ndaj së njëjtës gjini ose identifikohet si gej, duhet të zgjedhë që ta dojë dhe ta përqafojë atë fëmijë. Si një komunitet anëtarësh të Kishës, ne duhet të zgjedhim që të krijojmë një komunitet mikpritës.