“Si ta di nëse jam gej?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Individët (2020)
“Si ta di nëse jam gej?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Individët
Si ta di nëse jam gej?
Gjëra për t’i Menduar
Në qoftë se po e pyetni veten a jeni gej, ka gjasë që po përjetoni tërheqje ndaj së njëjtës gjini dhe po e pyetni veten se si t’i interpretoni këto ndjenja. Dëshirat seksuale janë të ndërlikuara dhe formohen nga shumë faktorë. Ndërkohë që tërheqja romantike, emocionale ose seksuale mund të sinjalizojë një orientim seksual, ju nuk duhet të hamendësoni automatikisht që është kështu. Dëshira seksuale mund të jetë e paqëndrueshme dhe e ndryshueshme. Nëse po e vini në dyshim, ju nuk duhet të ndiheni të shtyrë ose të ngutur për të arritur në përfundime rreth seksualitetit tuaj.
Fjalët nënkuptojnë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm dhe përkufizimi i një fjale mund të ndryshojë gjatë gjithë jetës sonë. Çfarë do të thotë për ju fjala gej? A është një ndjenjë? Një identitet? Një mënyrë jetese? Përdorimi i fjalës gej ka ndryshuar ndërkohë që ndryshojnë shoqëria dhe kultura. Identifikimi si gej mund të nënkuptojë që ju përjetoni tërheqje ndaj së njëjtës gjini, por po zgjidhni që të mos veproni sipas këtyre ndjenjave. Ose ndoshta ky etiketim përshkruan mënyrën se si ju e shprehni vetveten emocionalisht, fizikisht, seksualisht ose politikisht. Nëse po vritni mendjen se çfarë nënkupton dikush kur thotë: “Unë jam gej”, thjesht pyeteni atë.