Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini
Nëse jam besnik mjaftueshëm, a do të largohet tërheqja ime ndaj së njëjtës gjini?


“Nëse jam besnik mjaftueshëm, a do të largohet tërheqja ime ndaj së njëjtës gjini?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Individët (2020)

“Nëse jam besnik mjaftueshëm, a do të largohet tërheqja ime ndaj së njëjtës gjini?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Individët

Nëse jam besnik mjaftueshëm, a do të largohet tërheqja ime ndaj së njëjtës gjini?

Intensiteti i tërheqjes ndaj së njëjtës gjini nuk është një njësi matëse e besnikërisë suaj. Shumë njerëz luten me vite dhe bëjnë gjithçka munden që të jenë të bindur në përpjekjen për ta zvogëluar tërheqjen ndaj së njëjtës gjini, prapëseprapë zbulojnë se ende tërhiqen ndaj së njëjtës gjini. Tërheqja ndaj së njëjtës gjini përjetohet në një shkallë të gjerë intensiteti dhe nuk është e njëjtë për këdo. Disa tërhiqen ndaj të dyja gjinive dhe të tjerë tërhiqen vetëm ndaj së njëjtës gjini. Për disa, ndjenjat e tërheqjes ndaj së njëjtës gjini, ose të paktën intensiteti i atyre ndjenjave, mund të zvogëlohen me kalimin e kohës. Në çfarëdo rasti, prindërit ose udhëheqësit nuk duhet të presin ose të kërkojnë si rezultat një ndryshim në tërheqje.

Intensiteti i tërheqjeve tuaja mund të mos jetë nën kontrollin tuaj; megjithatë, ju mund të zgjidhni se si të reagoni. Nëse e pyetni Zotin se çfarë mund të mësoni nga kjo përvojë, kjo mund ta përqendrojë besimin tuaj te një rezultat që mund ta kontrolloni. Kthimi i jetës suaj te Perëndia është një veprim i rëndësishëm besimi që sjell bekime të mëdha tani dhe madje bekime më të mëdha në botën që vjen.