Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini
Përse Perëndia nuk po u përgjigjet lutjeve të mia?


“Përse Perëndia nuk po u përgjigjet lutjeve të mia?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Individët (2020)

“Përse Perëndia nuk po u përgjigjet lutjeve të mia?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Individët

Përse Perëndia nuk po u përgjigjet lutjeve të mia?

Perëndia i Dëgjon Lutjet Tuaja

Jeta ndonjëherë mund të duket e padrejtë. Mund të duket sikur lutjet tona të sinqerta nuk po marrin përgjigje. Mund të duket sikur na u mohua plotësia e mundësive dhe bekimet përfundimtare të Perëndisë. Por asnjë lutje e sinqertë nuk shkon në vesh të shurdhër. Perëndia do t’i përmbushë të gjitha premtimet e Tij. Asnjë bekim nuk do t’u mohohet fëmijëve të Tij të bindur dhe besimplotë. Potenciali ynë hyjnor është të jemi në gjendje të jetojmë si familje të përjetshme dhe të jemi si Prindërit tanë Qiellorë.

Ndonjëherë dyshimet, frika dhe zhgënjimet tona mund të duken rraskapitëse. Jeta mund të parashtrojë pyetje të vështira dhe të paraqesë pengesa të mëdha. Të kesh besim nuk do të thotë t’i kesh të gjitha përgjigjet, por zgjedhja e besimit mbi dyshimin është një zgjedhje për t’i mirëbesuar Perëndisë. Ne zgjedhim që t’i mirëbesojmë planit të Tij dhe kohës së Tij edhe nëse disa pjesë të përvojës sonë në vdekshmëri nuk kanë kuptim për ne në kohën e tanishme. Ndërsa e vëmë besimin dhe mirëbesimin tonë te Perëndia dhe kemi durimin për ta ndërtuar besimin tonë ditë pas dite, ne përfundimisht do t’i shohim gjërat qartë. (Shih 1 Korintasve 13:12.)

Të parit qartë nuk është një ngjarje. Është një proces. Ne shohim më qartë kur e përmbushim potencialin tonë si fëmijë të Perëndisë. Cili është potenciali ynë, pra? Nëse bëjmë më të mirën tonë për t’i zbatuar urdhërimet e Tij, Ai ka premtuar gëzim të përjetshëm – gëzim të vërtetë e të përhershëm.