Seksioni 12
Zbulesë dhënë nëpërmjet Joseph Smith Profetit Joseph Knight Plakut, në Harmony, Pennsylvania, maj 1829 (History of the Church, 1:47–48). Joseph Knight i besoi deklaratat e Joseph Smith-it lidhur me zotërimin e tij të fletëve të Librit të Mormonit dhe të punës së përkthimit, atëherë duke përparuar, dhe disa herë i kishte dhënë ndihmë materiale Joseph Smith-it e shkruesit të tij, gjë që bëri të mundur që ata të vazhdonin përkthimin. Me kërkesën e Joseph Knight-it, Profeti i kërkoi Zotit dhe mori zbulesën.
1–6, Punëtorët në vreshtë do të fitojnë shpëtim; 7–9, Gjithë ata që dëshirojnë dhe janë të kualifikuar mund të ndihmojnë në punën e Zotit.
1 Një punë e madhe dhe e mrekullueshme është gati për të ardhur mes fëmijëve të njerëzve.
2 Vër re, unë jam Perëndi; vëri veshin fjalës sime, që është e gjallë dhe e fuqishme, më e mprehtë se sa një shpatë me dy tehe, deri në ndarjen veç e veç të nyjeve e të palcës; si rrjedhim vëria veshin fjalës sime.
3 Vër re, fusha është e bardhë gati për t’u korrur; si rrjedhim, kushdo që dëshiron të korrë le ta shtyjë drapërin e tij me gjithë fuqinë e tij dhe të korrë derisa dita zgjat, që të mund të mbledhë si thesar për shpirtin e tij shpëtim të përjetshëm në mbretërinë e Perëndisë.
4 Po, kushdo që do të shtyjë drapërin e tij dhe do të korrë, ai do të thirret nga Perëndia.
5 Si rrjedhim, nëse do të kërkosh nga unë, ti do të marrësh; nëse do të trokasësh, do të të hapet.
6 Tani, ngaqë ke pyetur, vër re, unë të them, zbato urdhërimet e mia dhe kërko të sjellësh dhe të ngresh kauzën e Sionit.
7 Vër re, unë të flas ty dhe gjithashtu gjithë atyre që kanë dëshira të nisin dhe të ngrenë këtë punë;
8 Dhe askush s’mund të ndihmojë në këtë punë, nëse nuk do të jetë i përulur dhe plot dashuri, duke patur besim, shpresë dhe dashuri hyjnore, duke qenë i matur në gjithë gjërat, çfarëdo që do t’i besohet kujdesit të tij.
9 Vër re, jam unë drita dhe jeta e botës, që i flet këto fjalë, prandaj vërua veshin me gjithë fuqinë tënde dhe atëherë ti do të thirresh. Amen.