Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 13


Seksioni 13

Shugurimi i Joseph Smith-it dhe i Oliver Cowdery-t në Priftërinë Aarone përgjatë lumit Susquehanna, pranë Harmony-së, Pennsylvania, 15 maj 1829 (History of the Church, 1:39–42). Shugurimi u bë nga duart e një engjëlli, i cili e shpalli veten si Gjoni, po ai që thirret Gjon Pagëzori në Dhjatën e Re. Engjëlli shpjegoi se ai po vepronte nën drejtimin e Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit, apostujve të lashtë, që mbanin çelësat e priftërisë më të lartë, e cila quhej Priftëria e Melkizedekut. Premtimi iu dha Joseph-it dhe Oliver-it se në kohën e duhur Priftëria e Melkizedekut do t’iu jepej atyre. (Shih seksionin 27:7, 8, 12.)

Çelësat dhe fuqitë e Priftërisë Aarone paraqiten.

1 Mbi ju, bashkëshërbëtorët e mi, në emër të Mesias, unë jap Priftërinë e Aaronit, e cila mban çelësat e shërbesës së engjëjve dhe të ungjillit të pendimit e të pagëzimit me zhytje për heqjen e mëkateve; dhe kjo nuk do të merret më kurrë nga toka, derisa bijtë e Levit vërtet t’i ofrojnë përsëri një ofertë Zotit në drejtësi.