2021
Lidhuni
Korrik 2021


“Lidhuni”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2021, brenda kapakut të përparmë.

Lidhuni

Orin S.

17 vjeç, Kolumbia Britanike, Kanada

i ri

Fotografia nga Christina Smith

Si familje, shkuam në një udhëtim me anije dhe nuk pamë tokë me sy për më shumë se tri javë. Pas dy javëve të para, na goditi një stuhi e çmendur. Velat tona u thyen nga era dhe dallgët përplaseshin në kuvertë, duke e përmbytur plotësisht pjesën e përparme të anijes. Përveç këtyre, ishim gati pa ujë të pijshëm – kështu që, nëse i mbijetonim stuhisë, prapë kishim për çfarë të shqetësoheshim.

Familja ime u ngjesh në të vetmen pjesë të thatë të anijes dhe u lutëm për gati një orë. Nuk e dinim nëse do t’i mbijetonim natës, por unë e dija që pavarësisht kësaj, unë do të isha me familjen time sepse ne ishim vulosur së bashku.

Kur e mbaruam lutjen, pamë që era ishte qetësuar dhe dallgët kishin ndaluar. Shpejt pas kësaj, filloi të binte shi, gjë e cila është jashtëzakonisht e rrallë në atë pjesë të oqeanit. Përdorëm mushama për të mbushur depozitat tona dhe mrekullisht mblodhëm mjaftueshëm ujë sa për të mbaruar udhëtimin.

Ajo përvojë më tregoi se sa e fuqishme mund të jetë lutja dhe se sa shumë kujdeset Ati Qiellor për ne. Kur e kthej kokën pas tek ajo stuhi, e di se ungjilli është i vërtetë dhe real.