2021
Përse Duhet të Merrni Zemër
Korrik 2021


“Përse Duhet të Merrni Zemër”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2021, f. 6.

Eja, Më Ndiq

Përse DuhetMerrni Zemër

Gëzohuni! Zoti ju ka dhënë arsye.

Doktrina e Besëlidhje 78:18

Zoti na ka bërë shumë ftesa. Dhe Ai shpesh i përsërit ato që janë të rëndësishme. (Për shembull, sa herë ka thënë Ai diçka të tillë si “Ejani tek unë”?)

Një ftesë që do ta gjeni të përsëritur te shkrimet e shenjta, është: “Merrni zemër”.

Zoti ndonjëherë e thotë këtë kur njerëzit e Tij po përpiqen ta ndjekin Atë, por po përballen me kundërshtim dhe sprova. Dhe kur Ai na fton të marrim zemër, Ai zakonisht na jep arsye për inkurajimin e Tij që të jemi të lumtur. Për shembull, një herë Ai tha:

“Merrni zemër, sepse unë do t’ju udhëheq përgjatë udhës. Mbretëria është juaja dhe bekimet e saj janë tuajat e pasuritë e përjetësisë janë tuajat” (Doktrina e Besëlidhje 78:18).

Le ta ndajmë në pjesë këtë:

“Merrni zemër, sepse [Arsyeja 1] unë do t’ju udhëheq përgjatë udhës. [Arsyeja 2] Mbretëria është juaja dhe [Arsyeja 2a] bekimet e saj janë tuajat e [Arsyeja 3] pasuritë e përjetësisë janë tuajat” (Doktrina e Besëlidhje 78:18).

Këtu Zoti na kujton për udhërrëfimin dhe bekimet e Tij. Ato janë disa arsye të mira për t’u gëzuar.

Ja ku është një shembull tjetër:

“Merrni zemër, fëmijë të vegjël; pasi [Arsyeja 1] unë jam në mes tuaj dhe [Arsyeja 2] nuk ju kam braktisur” (Doktrina e Besëlidhje 61:36).

Dhe një tjetër:

“Merrni zemër dhe mos u frikësoni, sepse [Arsyeja 1] unë, Zoti, jam me ju dhe [Arsyeja 2] [unë] do t’ju qëndroj përkrah” (Doktrina e Besëlidhje 68:6).

Zoti na kujton se Ai është pranë nesh dhe do të na ndihmojë ndërsa përpiqemi fort që ta ndjekim Atë dhe të bëjmë punën e Tij. Atëherë ne mund të shkojmë në udhën tonë me vetëbesim dhe, po, plot gëzim. Në fund të fundit, plani i Atit Qiellor është “plani … [i] lumturisë” (Alma 42:8, 16) dhe të ndjekim urdhërimet e Zotit do të thotë të “jet[ojmë] sipas mënyrës së lumturisë” (2 Nefi 5:27).

Edhe nëse sprovat tona fillojnë të na shkurajojnë, nëse dëshirojmë ta ndjekim Zotin, Ai na inkurajon të marrim zemër. Dhe Ai na jep disa arsye të mira për këtë.