“Vegimi”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2021, f. 16–17. Eja, Më Ndiq Vegimi Nga Pol B. Mërfi, ilustruar nga Lance Fry Doktrina e Besëlidhje 76 Pasi përktheu Librin e Mormonit, Zoti e urdhëroi Jozefin të rishikonte Biblën. Ndërsa e lexonte Biblën, Jozefi u frymëzua nga Zoti që të bënte disa ndryshime. Jozefi u kërkoi shkruesve që ta ndihmonin. Vepra u vonua kur Zoti i urdhëroi shenjtorët të shpërnguleshin në Ohajo. Pasi u shpërngulën në Ohajo, Jozefi i filloi sërish rishikimet e tij, ku Sidni Rigdoni e ndihmoi si shkrues. “Kemi nevojë të rifillojmë punën tonë në Bibël.” Më 16 shkurt 1832, Jozefi dhe Sidni po rishikonin librin e Gjonit në Dhiatën e Re. “… Ata që kanë bërë mirë, në ringjalljen e të drejtëve; dhe ata që kanë bërë keq, në ringjalljen e të padrejtëve.” “Çfarë do të thotë kjo?” Një vegim i mrekullueshëm iu shfaq atyre. Ata panë Jezu Krishtin dhe Atin Qiellor. Ata gjithashtu mësuan se ekzistojnë tre mbretëri në qiell. Atyre iu tregua se ata që do të trashëgojnë mbretërinë çelestiale, do të ringjallen të parët. “Këta janë ata që janë … bërë të përsosur nëpërmjet Jezusit.” Kur vegimi mbaroi, ata ishin të mahnitur. Sidni ishte i lodhur. “Sidni nuk është mësuar dhe aq shumë me këtë punë sa jam mësuar unë.”