“Si është mbretëria çelestiale?” Për Forcën e Rinisë, korrik 2021, f. 31.
Drejt e në Temë
Si është mbretëria çelestiale?
Megjithëse mund të mos i kemi të gjitha hollësitë rreth mbretërisë çelestiale, Zoti ka zbuluar disa të vërteta të fuqishme rreth saj. Këtu janë disa nga gjërat që ne dimë:
-
Të jetosh atje do të thotë të banosh në praninë e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit, me një trup të përsosur, të ringjallur dhe të jetosh llojin e jetës që jetojnë Ata. Kjo jetë është “një gjendje lumturie [e] pafund” (Mosia 2:41) dhe një “plotësi gëzimi” (3 Nefi 28:10).
-
Ata që jetojnë atje, janë “bërë të përsosur nëpërmjet Jezusit” dhe “të gjitha gjërat janë të tyret” (Doktrina e Besëlidhje 76:69, 59).
-
Ka lavdinë më të madhe nga cilado mbretëri. Lavdia e saj është krahasuar me shkëlqimin e diellit.
-
Të njëjtat lloje marrëdhëniesh që kemi këtu, do të ekzistojnë atje, përfshirë marrëdhëniet familjare, por ato do të “je[n]ë me lavdi të përjetshme” (Doktrina e Besëlidhje 130:2).
-
Ajo ka tre shkallë. Shkalla më e lartë është ajo ku jetojnë njerëzit të cilët janë vulosur së bashku në martesë të përjetshme dhe kanë qenë të vërtetë ndaj besëlidhjeve të tyre (shih Doktrina e Besëlidhje 131:1–4).
-
Toka do të marrë lavdi çelestiale (shih Doktrina e Besëlidhje 88:17–20).