2021
Në San-Diego, SHBA
Korrik 2021


“Në San‑Diego, SHBA”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2021, f. 20–21.

Si Adhurojmë Ne

San‑Diego, SHBA

San‑Diego

Fotografitë nga Getty Images

i ri me një derrkuc

Tungjatjeta! Quhem Çejs B. Jam 14 vjeç dhe jetoj në San‑Diego. San‑Diegoja është në skajin jugor të shtetit të Kalifornisë në SHBA. Peizazhi është mjaft i larmishëm. San‑Diegoja është vendi i porteve, rrafshnaltave, luginave, kanioneve dhe kodrave. Zakonisht është mjaft ngrohtë dhe me diell gjatë gjithë vitit.

Njihuni me Familjen Time

familja për Krishtlindje

Unë dhe familja ime jetojmë në malet e San-Diegos. Jetoj me mamin, motrën time 10‑vjeçare, Pejslin, dhe me abuelito‑n e abuelita‑n time (gjyshin dhe gjyshen). Ne jetojmë në një fermë me shumë kafshë. Përpiqemi të jetojmë me një stil jetese shumë të thjeshtë dhe jo moderne.

ylber mbi një peizazh rural

Bërja e Sakramentit që të Ishte i Veçantë

i ri

Gjatë karantinës prej COVID‑19, e diela mund të bëhej shumë rastësore në shtëpi, të ulur në kolltukët tanë dhe me rrobat e shtëpisë. Doja të bëja diçka për t’u siguruar që e diela të ishte e veçantë. Vendosa të bëj për familjen time tabakanë tonë të sakramentit si një nga synimet e mia shpirtërore për programin e ri Fëmijët dhe Rinia.

i ri në punishte

Fillimisht mora një copë druri dhe hapa vrima në gjysmën e saj për gotat. Pastaj gdhenda një tabaka në gjysmën tjetër për bukën. Abuelita [Gjyshja] ime më ndihmoi ta smeriloja derisa të ishte përsosmërisht e lëmuar. Më pas ne i vumë një dorezë dhe e lyem me llak drurin.

tabaka sakramenti e bërë vetë

Të dielën e parë ne filluam të përgatitnim sakramentin dhe nuk mund të gjenim gota që u përshtateshin vrimave në tabaka. Kërkuam me orë të tëra për to. Pas njëfarë kohe vendosa që me ose pa gotat e përsosura, ne prapë do ta merrnim sakramentin. Ne nuk do ta linim këtë që të na zinte rrugën ndaj mbajtjes së ditës së Shabatit të shenjtë.

Atë të diel kur e morëm sakramentin, ishte me më tepër qetësi, qëllim dhe nderim. U ndjeva i kënaqur me synimin që kisha vendosur dhe arritur. Unë e di dhe mund ta ndieja që Ati im Qiellor ishte krenar për mua, për synimin tim dhe zgjedhjet që përfshinte kjo.