2021
Lutje për Syzet e Notit
Korrik 2021


“Lutje për Syzet e Notit”, Për Forcën e Rinisë, korrik 2021, f. 27.

Themele të Forta

Lutje për Syzet e Notit

djalë dhe vajzë në plazh

Ilustrimi nga Toby Newsome

Një herë shkova me babanë tim në Sigatoka të Fixhit – një vend i shkëlqyer për të notuar në oqean. Prindërit e mi ishin shkurorëzuar, kështu që mamaja ime nuk do të vinte me ne. Para se të largoheshim, ajo më bleu syze noti ngjyrë vjollcë. Sigurisht, ato ishin thjesht syze, por ajo priste që unë të kujdesesha për to dhe t’i ktheja.

Në fund të ditës së dytë në Sigatoka, kuptova se nuk i kisha syzet e mia të notit. Kisha frikë se mos i kisha humbur në oqean. Gjëja e parë që bëra, ishte të lutesha që të mund të gjeja syzet e mia. Ndjeva paqe dhe e dija që gjithçka do të shkonte mirë.

Të vetmit person që i thashë, ishte vëllai im. Ai nuk beson në Perëndi dhe shpesh i kritikonte bindjet e mia ngaqë unë jam e vetmja anëtare e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në familjen time. Ai tha: “Po, nuk do t’i gjesh më”. Unë i thashë atij: “U luta për këtë dhe e di se lutjet e mia do të marrin përgjigje”.

Të nesërmen kërkuam në ujë ndërkohë që notonim. Kur erdhi koha për të ikur, unë ende nuk i kisha gjetur syzet e mia. E pranova që ndoshta nuk do t’i gjeja dhe e falënderova Atin Qiellor për ngushëllimin dhe paqen e Tij.

Më pas, vëllai im befas bërtiti. Ai po i mbante lart syzet ngjyrë vjollcë!

Vëllai im ende nuk beson në ungjill, por unë jam mirënjohëse për ngushëllimin, forcën dhe sigurinë që vijnë kur e vendos besimin tim tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.

Shreja S., Suva, Fixhi