2022
Lidhuni
Shtator 2022


“Lidhuni”, Për Forcën e Rinisë, Shtator 2022.

Lidhuni

Lindsi B.

15 vjeçe, Kentaki, SHBA

e re

Fotografia nga Christina Smith

Jam 15 vjeçe dhe jam në vit të dytë të shkollës së mesme. Luaj tri sporte: basketboll, volejboll dhe softboll. E gjithë jeta ime përbëhet pak a shumë nga sportet dhe familja.

Gjatë COVID‑it, me pasigurinë për vitin shkollor, m’u desh të mirëbesoj se Zoti e di se çfarë është më e mira për çdo njeri. Për shkollën time u lejua kthimi fizikisht në godinën e shkollës, gjë që ishte më e mira për mua, sepse nuk jam nxënëse dhe aq e mirë pa qenë në klasë.

Në shkollën time ka vetëm tre anëtarë të Kishës. Është pak e vështirë se nuk jemi në të njëjtat klasa dhe në të njëjtin vit. Por edhe pse shumica e shoqeve të mia nuk janë shenjtore të ditëve të mëvonshme, unë mund të gjej shoqe të tjera me standarde të mira. Më ndihmon të kem përreth njerëz që nuk më nxitin për keq.

Për ta “Dëgjuar Atë”, më pëlqen të kaloj kohë vetëm dhe të lutem e të kërkoj në shkrimet e shenjta për problemet e mia. Bërja e kësaj më ndihmon të di atë që Zoti dëshiron prej meje në një situatë të caktuar dhe të mendoj se si do të vepronte Ai.