2022
Mëdyshja për Shpërnguljen
Shtator 2022


“Mëdyshja për Shpërnguljen”, Për Forcën e Rinisë, Shtator 2022.

Themele të Forta

Të rinj shenjtorë të ditëve të mëvonshme, ndërtimi i jetës së tyre mbi Shkëmbin e Jezu Krishtit (shih Helamani 5:12).

Mëdyshja për Shpërnguljen

Familja ime u shpërngul shpesh gjatë periudhës sime të rritjes. Ishte e vështirë të përshtatesha me vendet e reja, por në vitin e parë të shkollës së mesme më pëlqeu shumë vendi ku jetonim. Megjithatë, gjithçka ndryshoi kur gjyshi ndërroi jetë dhe prindërit e mi vendosën të shpërnguleshin më afër gjyshes sime. E kisha tmerr të shpërngulesha sërish. Isha përpjekur fort të përfshihesha në shkollë dhe të zija shoqe.

U mbusha tërë mllef dhe bëra debat me prindërit për shpërnguljen. Prindërit më inkurajuan që të lutesha për këtë. U përpoqa, por nuk mora asnjë përgjigje. Pavarësisht nga mërzitja ime, vendosa të lutesha edhe një herë. Para se të filloja, dëgjova një zë të qartë në mendje që më tha: “Rejçëll, ti nuk po merr përgjigje sepse nuk dëshiron përgjigje”. U shtanga. Pas pak fillova të lutesha ndryshe. Ia hapa zemrën Atit Qiellor dhe e pyeta Atë se çfarë më nevojitej të bëja.

Ndjenja që mora, ishte se familja kishte nevojë të shpërngulej. Pasi e përula veten dhe e pranova atë që donte Ati Qiellor, u ndjeva në paqe. Nuk ishte gjithnjë e lehtë, por e dija se ishim atje ku Zoti kishte nevojë që të ishim. Kjo përvojë më ndihmoi të afrohesha më pranë Shpëtimtarit tim dhe t’i afrohesha më shumë bërjes së njeriut që Ai ka nevojë që unë të jem.

Rejçëll H., Uashington, SHBA