2022
Zhvillimi i sakramentit në shtëpi ishte i mrekullueshëm. Përse Zoti do të donte që të shkonim sërish në kishë?
Shtator 2022


“Zhvillimi i sakramentit në shtëpi ishte i mrekullueshëm. Përse Zoti do të donte që të shkonim sërish në kishë?”, Për Forcën e Rinisë, Shtator 2022.

Pyetje dhe Përgjigje

“Zhvillimi i sakramentit në shtëpi ishte i mrekullueshëm. Përse Zoti do të donte që të shkonim sërish në kishë?”

Të Jemi të Bashkuar

“Zoti do që të shkojmë sërish në kishë, sepse Ai do që të afrohemi më shumë me Të. Ai do edhe që ne të jemi të bashkuar si vëllezër dhe motra. Duke shkuar në kishë, ne bëhemi të bashkuar, e ndihmojmë njëri-tjetrin dhe i tregojmë Atij mirënjohjen tonë për gjithçka që Ai ka bërë për ne. Ne gjithashtu e thellojmë besimin tonë dhe marrim mësime të reja.”

Melania M., 13 vjeçe, Meksikë

Forcë me Anë të Numrave

i ri

“Sakramenti në shtëpi ishte i mrekullueshëm ngaqë e solli Shpirtin në shtëpitë tona dhe na ndihmoi të kuptonim se duhet ta sjellim kishën në shtëpitë tona, në vend që të përqendrohemi tek ajo vetëm një herë në javë. Sidoqoftë, nganjëherë kisha në shtëpi mund t’ju bëjë të ndiheni të izoluar. Kisha me pjesëmarrje fizike është e rëndësishme, sepse ajo krijon forcë me anë të numrave.”

Nejthën G., 15 vjeç, Arizonë, SHBA

Të Ndërtojmë Marrëdhënie

e re

“Në kishë ka një mjedis dashamirës. Atje mund të ndërtosh marrëdhënie dhe të bekosh jetën e të tjerëve, ndërkohë që bekohesh edhe vetë. Kisha është e rëndësishme gjithashtu për të ndërtuar njohurinë tënde për ungjillin. Zoti do që ne t’ua predikojmë ungjillin njerëzve përreth nesh dhe të ndërtojmë Sionin.”

Amelia W., 16 vjeçe, Jutë, SHBA

Të Jemi Aty për të Tjerët

e re

“Kur filloi pandemia, u shqetësova për faktin se nuk do të ishim në gjendje të merrnim sakramentin, por pastaj peshkopi na lejoi ta merrnim në shtëpi. Disa njerëz pyesin veten përse duhet të shkojmë sërish në kishë, por mendoj se duhet të shkojmë sërish për të ndriçuar mendërisht të tjerët – për të folur me dikë ose për ta ndihmuar. Duhet të shkojmë në kishë për të dhënë dashurinë tonë dhe për të treguar përvojat tona.”

Tamara M., 17 vjeçe, Meksikë

Të Përtërijmë Besëlidhjet

i ri

“Zoti do që ne të shkojmë sërish në kishë, sepse jo gjithkush ka qenë në gjendje ta marrë sakramentin në shtëpinë e vet. Gjyshi më tha se, si mbajtës i priftërisë, duhet të sigurohem që çdo njeri ta ketë këtë mundësi. Është e rëndësishme të shkojmë në kishë që të gjithë ne të mund t’i përtërijmë besëlidhjet tona.”

Estevan M., 16 vjeç, Argjentinë