Koment
Ndihmë për t’u Përmirësuar
Jam mirënjohës për Liahonën në jetën time. Familja ime dhe unë e përdorim Liahonën në mësimet për mbrëmjen familjare të shtëpisë dhe për të ndihmuar kërkuesit të mësojnë më shumë rreth Kishës. Liahona, kryesisht, më ndihmon të përmirësohem. Prej artikujve ndiej një dëshirë të pamasë për të vepruar më mirë dhe unë vendos qëllime në lidhje me mësimet e dhëna në artikujt. Unë e dua ungjillin e rivendosur të Jezu Krishtit dhe mundësinë që na jep për t’u përmirësuar çdo ditë.
Graciele Luiza Ramos de Freitas, Brazil
Lexim Shpirtëror
Liahona është një bekim i madh dhe unë marr shumë gëzim nga leximi i saj. Ndonjëherë unë e bëj dhuratë Liahonën, në mënyrë që të tjerë njerëz të kenë një përvojë shpirtërore nga leximi i saj. Mua më pëlqeu shumë biseda e Presidentit Tomas S. Monson në faqet e fëmijëve [të botimit] të prillit 2008, e titulluar “Tre Urat”. Të gjitha gjërat që ai na tregon janë jetike që të ndiejmë paqe shpirtërore dhe të jetojmë një jetë në përputhje me urdhërimet e Zotit. Liahona përbën një lexim të mrekullueshëm shpirtëror.
Eleanor Grimaldi, Republika Domenikane