Rresht pas Rreshti
Jakobi 1:5–6
Apostull Jakobi na mësoi çelësin për të marrë urtësi nga Perëndia.
Le të [kërkojmë] nga Perëndia
Leximi i këtij vargu e bëri Jozef Smithin të lutej në Korijen e Shenjtë, ku ai pati Vegimin e Parë (shih Joseph Smith—Historia 1:11–17). A mund të mendoni për shembuj nga familja juaj ose nga përvoja juaj kur një person që kërkon të dijë ka marrë një përgjigje për lutjen? Shkruani për këtë në ditarin tuaj.
U Jep të Gjithëve
“Është privilegj i fëmijëve të Perëndisë të vijnë te Perëndia dhe të marrin zbulesë. … Perëndia nuk respekton individë; ne të gjithë kemi të njëjtin privilegj.”
Profeti Jozef Smith, Teachings of Presidents of the Church: Joseph Smith (kursi i studimit i Priftërisë Melkizedeke dhe Shoqatës së Ndihmës, 2007), f. 132.
Pa kursim
Pa kursim — pa shpërblim, bujarisht, bollshëm.
Qortuar [qorton]
Qorton — kritikon, tërheq vëmendjen, bën vërejtje. Me fjalë të tjera, Perëndia do t’ju përgjigjet dhe kurrë nuk do të shqetësohet nga lutja juaj e sinqertë që i drejtoni për një përgjigje.
Do T’i Jepet
Ati Qiellor i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve tuaja. Përgjigjet e Tij vijnë në kohën dhe mënyrat e tij të ndryshme — për shembull, në rrethanat e jetës tuaj, nëpërmjet veprimeve të sjellshme të të tjerëve, ose nëpërmjet zërit të vogël, të qetë të Frymës së Shenjtë. Këtu ka disa mënyra se si mund të përgatiteni për të marrë drejtim nëpërmjet Shpirtit (nga “Zbulesë,” Të Vërtetë Ndaj Besimit [2004], f. 192–197):
-
Lutuni për udhëheqje.
-
Jini nderues.
-
Jini të përulur.
-
Mbani urdhërimet.
-
Merrni sakramentin me denjësi.
-
Studioni përditë shkrimet e shenjta.
-
Shpenzoni kohë për të menduar thellë.
-
Kur kërkoni udhëzime të përcaktuara, shqyrtojeni çështjen në mendje.
-
Kërkoni me durim vullnetin e Perëndisë.
Kërkoj[e] me Besim
“Profeti [Jozef Smith] tha se pas leximit të këtij vargu ai e dinte me siguri se duhej ose të vinte në provë Zotin dhe t’i kërkonte Atij, ose ndoshta të zgjidhte të qëndronte në errësirë përgjithmonë. … Ai e kishte lexuar shkrimin e shenjtë, ai e kishte kuptuar shkrimin e shenjtë, ai kishte besuar te Perëndia, Ati i tij i Përjetshëm dhe tani ai u gjunjëzua dhe u lut, duke e ditur se Perëndia do t’i jepte atij dijen që e kërkonte me aq sinqeritet. Profeti Jozef Smith na mësoi parimin e besimit — nëpërmjet shembullit.”
Presidenti Tomas S. Monson, “The Prophet Joseph Smith: Teacher by Example,” Tambuli, qershor 1994, f. 5; Ensign, qershor 1994, f. 4.