2009
Mësojmë nga Profeti Jozef
Prill 2009


Mësojmë nga Profeti Jozef

Sju Baret, Revistat e Kishës

Një nga mbrëmjet tona familjare në shtëpi të parapëlqyera, ishte interpretimi me role i ndodhisë së Jozef Smithit dhe Vegimit të Parë. Unë tregoja ndodhinë; pastaj nipërit e mbesat e mia e interpretonin atë, duke luajtur rolet e predikuesve dhe të Jozef Smithit. Unë vizatoja disa pemë prej letre për të përfaqësuar korijen dhe i ngjisja ato në mur në cep të dhomës, bëja disa shenja që lexonin “Predikues” për predikuesit dhe kisha një karrige dhe një Bibël ku të studionte “Jozefi”.

Secili prej predikuesve i thoshte Jozefit: “Kisha ime është e vërteta. Bashkohu me kishën time, Jozef.” Dhe Jozefi përgjigjej: “Nuk e di”, ose, “Duhet të mendohem për këtë”. Pasi t’i kishin folur të gjithë predikuesit, Jozefi ulej në karrige dhe lexonte me zë të lartë Jakobi 1:5. Pastaj ai shkonte në “korije” dhe gjunjëzohej për t’u lutur. Askush nuk interpretonte rolet e Atit Qiellor apo të Jezu Krishtit dhe të gjithë ishim nderues kur secili “Jozef” shkonte në korije për t’u lutur. Secili fëmijë kishte një radhë për të qenë një predikues dhe Jozefi.

Pastaj ne flisnin për atë që mësoi Jozef Smithi në Vegimin e Parë, si marrim përgjigje për lutjet tona, edhe pse nuk shohim vegime, dhe si mund të na udhëheqin shkrimet e shenjta.