2009
Paqësimi me Armiqtë e Tij
Prill 2009


Nga Jeta e Profetit Jozef Smith

Paqësimi me Armiqtë e Tij

Përshtatur nga Teachings of Presidents of the Church [Mësimet e Presidentëve të Kishës]: Joseph Smith [Jozef Smithi] (Melchizedek Priesthood and Relief Society course of study [Kurs studimi për Priftërinë Melkizedeke dhe Shoqatën e Ndihmës], 2007), f. 339–341.

Një ditë, kur Profeti ishte për vizitë në shtëpinë e prindërve të tij në Perëndimin e Largët, një grup milicësh hyri vrullshëm nga dera.

Cili prej jush është Xho Smithi?

Kemi ardhur që ta vrasim!

Jozefi menjëherë bëri përpara, u buzëqeshi burrave dhe u shtrëngoi duart.

Unë jam Jozefi. Gëzohem që po takohemi. Ju lutem, ejani dhe uluni.

Burrat ia kishin ngulur sytë Profetit me mosbesim ndërsa ai vazhdoi të fliste.

Ne mormonët besojmë tek Jezu Krishti dhe thjesht duam paqe. Por neve na kanë përndjekur shumë këta muajt e fundit, që kur shkuam në Misuri. Për aq sa di unë, asnjë prej nesh nuk e ka shkelur ndonjëherë ligjin. Por nëse e kemi bërë, jemi gati të gjykohemi sipas ligjit.

Nënë, besoj se duhet të kthehem në shtëpi. Ema do të jetë duke më pritur.

Nuk do të shkosh vetëm, sepse nuk ka siguri.

Ne do të vijmë me ty dhe do të të ruajmë.

Faleminderit.

Premtojmë ta shpërndajmë milicinë që është nën urdhërat tona dhe të shkojmë në shtëpi.

Nëse të duhemi për ndonjë gjë, do të kthehemi dhe do të bëjmë gjithçka që të duhet.

Jashtë shtëpisë së prindërve të Jozefit, pjesa tjetër e burrave flisnin rreth takimit të tyre me Profetin.

A nuk u ndiet ndryshe kur ju shtrëngoi dorën? Nuk jam ndier kështu asnjëherë në jetën time.

Unë u ndjeva sikur nuk mund të lëvizja. Nuk do t’i prekja atij njeriu asnjë fije floku, edhe sikur të më falnin tërë botën.

Kjo është hera e fundit që do të më shihni duke ardhur për të vrarë Xho Smithin apo mormonët.

Ilustrimet nga Sal Velluto dhe Eugenio Mattozzi