2009
Nga Shpëtuesi Bondi [program tv popullor në Australi për rojet e shpëtimit të jetës në plazhe] te Shpëtuesi Baguio [puna misionare në Baguio]
Prill 2009


Nga Shpëtuesi Bondi te Shpëtuesi Baguio

Blejk Mek-Keoun, i njohur gjerësish si roje “fillestare” i njerëzve në plazh në programin televiziv Shpëtuesi Bondi, në Australi, e la postin e tij në plazh majin e kaluar për të kryer një lloj tjetër shpëtimi. Ai pranoi një thirrje misioni për të shërbyer në Baguio, në Filipine. Ai e ndau këtë lajm e ndjenjat e tij me kolegët dhe telespektatorët gjatë programit.

“Kur mësova se do të shkoja në Filipine, unë u emocionova shumë”, thotë ai. “Do të më marrë malli për plazhin pa dyshim, por vajtja në një mision është e rëndësishme për mua. Është diçka për të cilën unë kam punuar gjatë gjithë jetës time.”

Blejk thotë: “Nuk ka asgjë më të mirë që do të kisha bërë dy vitet e shkuara se sa puna në plazh — është puna më e mirë në botë — por për dy vitet e ardhshme nuk ka asgjë më të mirë që dua të bëj se sa të shërbej një mision. Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nuk është një fe që thjesht mund të thoni se jeni pjesëtar ose pjesëtare; është një fe që duhet ta jetoni. Është jeta ime. Unë do të isha një njeri shumë, shumë i ndryshëm nëse nuk do të ishte Kisha.”

Blejk Mek-Keoun nga programi televiziv Shpëtuesi Bondi pranoi një thirrje për të shërbyer një mision në Filipine.