Mesazhi i Mësimit të Vizitave
Kërkoni me Zell në Shkrimet e Shenjta
Jepni mësim shkrimet e shenjta dhe citimet që do të ndihmojnë motrat që vizitoni të kuptojnë këto parime. Ftoni ato që u jepni mësim të ndajnë atë që kanë ndierë dhe mësuar.
Pse Duhet Kërkuar në Shkrimet e Shenjta?
Presidenti Hauard W. Hanter (1907–1995): “Unë ju rekomandoj zbulesat e Perëndisë si standarde me të cilat ne duhet të jetojmë jetën tonë dhe me të cilat ne duhet të matim çdo vendim dhe çdo veprim. Po kështu, kur ju keni dëshpërime dhe sfida, i përballoni ato duke iu drejtuar shkrimeve të shenjta dhe profetëve” (“Fear Not, Little Flock,” në 1988–1989 Devotional and Fireside Speeches [1989], f. 112).
Presidenti Ezra Taft Benson (1899–1994): “Suksesi në drejtësi, forca për të shmangur mashtrimin dhe për t’i rezistuar tundimit, drejtimi në jetën tonë të përditshme, shërimi i shpirtit — këto janë vetëm pak nga premtimet që Zoti u ka dhënë atyre që e kërkojnë dhe i binden fjalës së Tij. … Disa bekime mund të gjenden vetëm në shkrimet e shenjta, vetëm në studimin e fjalës së Zotit dhe mbajtjen fort tek ajo. …
… Zotohuni përsëri të studioni shkrimet e shenjta. Zhyteni veten në to çdo ditë që të keni fuqinë e Shpirtit për t’ju ndihmuar në thirrjet tuaja. I lexoni ato në familjet tuaja dhe i mësoni fëmijët tuaj t’i duan e mbajnë ato si thesare” (“The Power of the Word,” Ensign, maj 1986, f. 82).
Presidenti Spenser W. Kimball (1895–1985): “Duke u familjarizuar gjithnjë e më shumë me të vërtetat e shkrimeve të shenjta, ju do të jeni gjithnjë dhe më efikas në mbajtjen e urdhërimit të dytë të madh, të doni fqinjin tuaj si veten tuaj. Bëhuni studiues të shkrimeve të shenjta — jo që t’i ulni të tjerët, por që t’i ngrini! Mbi të gjitha, kush ka më shumë nevojë ‘të ruajë si thesare’ të vërtetat e ungjillit (tek të cilat mund të drejtohen në momentet kur kanë nevojë) se sa gratë dhe nënat që ushqejnë dhe mësojnë aq shumë?” (“The Role of Righteous Women,” Ensign, nëntor 1979, f. 102).
Si Mundem të Ruaj si Thesare Shkrimet e Shenjta?
2 Nefi 4:15: “Sepse shpirti im kënaqet pa masë në shkrimet e shenjta dhe zemra ime i mediton ato dhe i shkruan ato për mësimin dhe përfitimin e fëmijëve të mi.”
Xhuli B. Bek, presidente e përgjithshme e Shoqatës së Ndihmës: “Një mënyrë e mirë për të filluar studimin e shkrimeve të shenjta është t’ia ‘përshtatim’ ato vetes tonë (shih 1 Nefi 19:23). Disa njerëz fillojnë duke zgjedhur një temë në Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta për të cilën ata duan të dinë më shumë. Ose e nisin nga fillimi një libër të shkrimeve të shenjta dhe kërkojnë për mësime të veçanta. …
Çfarëdo mënyre me të cilën fillon një person studimin e shkrimeve të shenjta, çelësi për të kuptuar njohuritë me rëndësi është të vazhdohet studimi. Unë nuk lodhem kurrë së zbuluari thesare të pasura të së vërtetës në shkrimet e shenjta sepse ato të mësojnë me ‘qartësi, madje aq qartë, sa fjala mund të jetë’ (2 Nefi 32:7). Shkrimet e shenjta dëshmojnë për Krishtin (shihGjoni 5:39). Ato na tregojnë të gjitha gjërat që duhet të bëjmë (shih 2 Nefi 32:3). Ato ‘[na] bëjnë të ditur për shpëtimin’ (2 Timoteut 3:15).
Nëpërmjet leximit të shkrimeve të shenjta dhe lutjeve që shoqërojnë studimin tim, kam fituar njohuri që më sjell paqe dhe më ndihmon t’i mbaj energjitë e mia të përqendruara në përparësitë e përjetshme. Ngaqë fillova të lexoj përditë shkrimet e shenjta, kam mësuar mbi Atin tim Qiellor, Birin e Tij Jezu Krishtin dhe atë që duhet të bëj për të qenë si Ata” (“My Soul Delighteth in the Scriptures,” Liahona dhe Ensign, maj 2004, f. 108–109).
Presidenti Tomas S. Monson: “Shkrimet e shenjta zbukurojnë raftet tona të librave. Sigurohuni që ato të ushqejnë mendjet tona dhe të na japin drejtim për jetën tonë” (“The Mighty Strength of the Relief Society,” Ensign, nëntor 1997, f. 95).