Kisha në Hungari
Në vitin 1887, hungarezi Misha Markov u kthye në besim pranë Konstandinopojës (Stamboll), Turqi. Në vitin 1899, ai shërbeu si misionar në vendin e tij të lindjes, por u arrestua dhe u dëbua nga Hungaria për shkak të predikimit të tij. Ai u përpoq të përhapte ungjillin në vendet fqinje, por pas vështirësive atje, Plaku Markov dhe shoku i tij predikuan në Temesvar, Hungari, derisa qeveria i detyroi të largoheshin. Ditën para se të largoheshin, ata pagëzuan dhe konfirmuan 12 vetë dhe zgjodhën udhëheqësit për një grigjë prej 31 anëtarësh.
Para se të fillonte Lufta I Botërore, 106 persona gjithsej u bashkuan me Kishën në Hungari. Kufizimet politike më pas e kufizuan punën misionare deri në vitet ‘80.
Në qershor 1988, Hungaria i dha Kishës njohje legale. Një vit më vonë Presidenti Tomas S. Monson përkushtoi shtëpinë e parë të mbledhjeve në vend. Misioni i Budapestit, Hungari, u krijua në qershor 1990.
Këtu janë disa fakte rreth Kishës në Hungari sot:
Anëtarësia |
4,253 |
Misione |
1 |
Lagje dhe degë |
19 |
Qendra të historisë familjare |
5 |