2021
Jezu Krishti na Shpëtoi nga Mëkati dhe Vdekja
Mars 2021


Bazat e Ungjillit

Jezu Krishti na Shpëtoi nga Mëkati dhe Vdekja

Për shkak të flijimit të Tij, ne të gjithë kemi mundësinë për të gjetur paqe dhe gëzim të përjetshëm.

the Savior in Gethsemane

Krishti duke Krijuar Tokën, nga Robert T. Barrett; O Ati Im, nga Simon Dewey; Varrimi i Krishtit, nga Carl Heinrich Bloch; Krishti duke Thirrur Pjetrin dhe Andrean, nga James Taylor Harwood

Ne i referohemi Jezu Krishtit si Shpëtimtari ynë. Kjo për shkak se Ai pagoi çmimin për mëkatet tona dhe e mposhti fuqinë e vdekjes. Ai na shpëtoi! Flijimi i Tij për ne, i quajtur Shlyerja, është ngjarja më e rëndësishme që ka ndodhur ndonjëherë. Për shkak të Tij, vdekja nuk është fundi. Për shkak të Tij, ne mund të na falen mëkatet, të bëhemi sërish të pastër dhe të bëhemi më të mirë çdo ditë.

Jezu Krishti Ishte i Parëlinduri

Përpara se të vinim në tokë, ne jetuam me prindërit tanë qiellorë. Si i Parëlinduri, Jezu Krishti ndihmoi në krijimin e kësaj bote të bukur. Ai u zgjodh që të ishte Shpëtimtari ynë dhe ra dakord të lindte në tokë që Ai të mund të jepte një shembull të përsosur, të jepte mësim ungjillin e Tij dhe të kryente Shlyerjen për ne.

Jezu Krishti Pagoi për Mëkatet Tona

Kur Jezusi e dinte se shpejt do të vdiste, Ai shkoi në një kopsht që quhej Gjetseman, për t’u lutur. Gjatë asaj lutjeje, Ai filloi të paguante çmimin për mëkatet tona. Ai vuajti me gatishmëri që ne të mos vuajmë nëse pendohemi. Ndërsa largohemi nga mëkatet tona dhe ndjekim Shpëtimtarin, ne mund të gjejmë falje dhe shërim. Në një mënyrë që nuk e kuptojmë plotësisht, Jezusi e kupton saktësisht se ç’do të thotë të jesh si çdonjëri prej nesh. Ai i ndjeu të gjitha brengat, sëmundjet dhe dhembjet tona. Kjo është pjesa e parë e Shlyerjes.

Jezu Krishti e Mposhti Vdekjen

burial of Jesus

Krishti duke Krijuar Tokën, nga Robert T. Barrett; O Ati Im, nga Simon Dewey; Varrimi i Krishtit, nga Carl Heinrich Bloch; Krishti duke Thirrur Pjetrin dhe Andrean, nga James Taylor Harwood

Pas lutjes së Tij në Gjetseman, Jezusin e tradhtuan, e arrestuan dhe e dënuan me vdekje duke e kryqëzuar. Edhe pse Ai ishte i gjithëfuqishëm, Jezusi e lejoi Veten që të vdiste në kryq. Ndjekësit e Tij me dashuri e vendosën trupin e Tij në një varr. Ata nuk e kuptuan se megjithëse trupi i Tij kishte vdekur, shpirti i Tij ishte ende gjallë në botën e shpirtrave. Tri ditë më vonë, Jezusi u kthye sërish në jetë dhe i vizitoi ata, duke iu vërtetuar se Ai mund ta mposhtte vdekjen. Për shkak se Jezusi u ringjall, secili prej nesh do të jetojë sërish pasi të vdesë. Kjo e plotësoi Shlyerjen.

Domethënia e Krishtlindjes dhe Pashkës

Shumë njerëz në botë kremtojnë dy festa që na ndihmojnë të kujtojmë Shlyerjen e Jezu Krishtit. Gjatë Krishtlindjes, ne kujtojmë me mirënjohje se Jezusi ishte i gatshëm ta pranonte misionin e ardhjes në tokë, edhe pse përfshinte faktin se do të vuante dhe vdiste për ne. Pashka kremton fitoren e Shpëtimtarit mbi mëkatin dhe vdekjen, e cila na jep shpresë për një të ardhme të përjetshme gëzimi.

Çfarë Thonë Shkrimet e Shenjta për Shlyerjen e Shpëtimtarit?

Për shkak se Jezusi na njeh në mënyrë të përsosur, Ai mund të na “ndihmojë” ose do të na vijë në ndihmë (shih Alma 7:11–12).

Profetët e lashtësisë dëshmuan se Shpëtimtari do t’i kuptonte brengat dhe hidhërimet tona (shih Isaia 53:2–5).

Perëndia e dërgoi Jezusin që të na shpëtojë sepse Perëndia e do secilin prej nesh (shih Gjoni 3:16–17).

Jezusi u lut për ndjekësit e Tij, përfshirë edhe ne, që të mbrohemi nga e liga dhe të jemi një me Të dhe Atin Qiellor (shih Gjoni 17).

Shpëtimtari ynë na fton ta ndjekim Atë dhe të kthehemi në praninë e Tij (shih Doktrina e Besëlidhje 19:16–19, 23–24; 132:23).