2021
Çfarë më Mësoi për Prindërimin Fshirja e Dyshemesë
Mars 2021


Ndihmë për Prindërit

Çfarë më Mësoi për Prindërimin Fshirja e Dyshemesë

Autorja jeton në Jutë, SHBA.

Punët e shtëpisë që bënë fëmijët e mi, ndihmuan që të marr përgjigje për lutjen time.

children cleaning a floor with brooms and a mop

Ilustrimi nga David Green

Një mëngjes u zgjova duke u ndier e mbingarkuar. Detyrat si prind m’u dukën të rënda dhe isha shumë e vetëdijshme për dobësitë e mia. Dukej sikur kishte një hendek të madh midis asaj se si e imagjinoja se do të isha si prind dhe se si jam në të vërtetë.

U gjunjëzova që të lutesha dhe i thashë Atit Qiellor se sa shumë e doja. I thashë Atij se sa shumë i doja fëmijët me të cilët Ai e kishte bekuar familjen time. Dhe fillova t’i tregoja se si po përpiqesha të isha një prind i mirë, por ndieja sikur nuk po bëja një punë mjaftueshëm të mirë. Ndërsa lutesha, mendova se sa më të mirë do të ishin fëmijët e mi nëse do t’i kishte rritur Vetë Perëndia.

Më pas një pamje më erdhi në mendje. Përfytyrova fëmijët e mi duke fshirë dyshemenë e kuzhinës. Kjo është një nga punët e shumta që ata janë caktuar të bëjnë për ta ndihmuar familjen tonë. Ndonjëherë tek i shoh ata ta bëjnë atë, më bën të rrudh buzët pasi ende po mësojnë dhe lënë shumë vende pa pastruar. Por i lë ta bëjnë atë, si dhe punë të tjera të përditshme, sepse kam një largpamësi më të madhe për ta. E di se nëpërmjet gjithë kësaj praktike të papërsosur, ata do të mësojnë dhe rriten. Në fund, ata do të jenë në gjendje ta bëjnë atë po aq shpejt dhe me efektshmëri sa unë. Ajo largpamësi që ata të bëhen të përgjegjshëm dhe të pavarur është më shpërblyese sesa po ta bëja çdo gjë vetë. Nuk po i rrit fëmijët që të jenë të suksesshëm për një kohë të shkurtër – po përpiqem t’i ndihmoj të jenë të suksesshëm në planin afatgjatë.

Dhe pyesja veten nëse ndoshta diçka si kjo është e vërtetë edhe për prindërit tanë qiellorë. Ati Qiellor e di se ne nuk mund të bëjmë një punë të përsosur me prindërimin. Disa gjëra që ne bëjmë, ndoshta e bëjnë Atë të rrudhë buzët, por Ai e lejon atë sepse Ai e di që po mësojmë dhe po rritemi. Ai ka perspektivë përfundimtare afatgjatë. Ai na përfytyron që një ditë të bëhemi prind si Ai, të aftë për të dashur plotësisht, për të dhënë mësim me efektshmëri dhe për të qenë shembull në mënyrë të përsosur. Teksa nuk ia dalim mbanë, Ai e di se po zhvillojmë cilësi si durimi dhe dashuria hyjnore. Kështu që, me urtësinë e Tij, Ai na lejon të veprojmë dhe të dështojmë dhe të provojmë sërish.

Sa do të doja të isha tashmë një prind i përsosur! Ashtu siç shkroi edhe Jozef Smithi, shpesh e gjej veten të bie “në shumë gabime të marra” (Joseph Smith – Historia 1:28). Por gjej ngushëllim te njohuria se Perëndia e kupton zemrën time, që do të thotë se Ai e di që po përpiqem të jem e aftë për të mbarë mësim. Ndiej gëzim kur fëmijët pyesin: “Si mund ta bëj këtë më mirë?” dhe duket që dëshirojnë të përmirësohen. Të paktën mund të jem e tillë për Atin Qiellor.

Ndërsa të gjitha këto mendime më erdhën në mendje, pata një tjetër çast shkurajimi. “Po sikur gabimet e mia si prind t’i lëndojnë fëmijët e mi?” pyeta unë. “Nuk dua t’i frenoj, edhe nëse gjatë procesit unë bëhem e mrekullueshme.”

Sërish më erdhi në mendje pamja e fëmijëve duke pastruar. Pasi vajza ime me zell të madh përpiqet ta lajë dyshemenë dhe pastaj nxiton që të luajë ose të përfundojë një detyrë tjetër, unë zakonisht pastroj vendet ku dyshemeja ngjit. Dhe mendova për mëshirën dhe fuqinë e pafundme të Jezu Krishtit, Shlyerja e të Cilit [mund t’]i ndreqë situatat që ‘ngjitin’ të jetës së secilit. Hiri i Tij i rregullon cenet e mia si prind, ashtu si hiri i Tij i rregullon dhembjet që durojnë fëmijët e mi për shkak të ceneve të mia. Në një mënyrë që asnjëri prej nesh nuk mund ta kuptojë, Shlyerja e Tij mund ta shërojë të gjithën.

Mora ngushëllim të madh nga zbulesa vetjake që më erdhi atë ditë. Ndjeva që Shpirti më mësoi se përpjekjet e mia më të mira, në bashkëveprim me Zotin, janë të mjaftueshme. Unë e di se Ati Qiellor do të vazhdojë të veprojë në jetën e fëmijëve të mi, pak e nga pak, për ta bërë në mënyrë të përsosur atë që unë e bëj në mënyrë kaq të papërsosur. Me ndihmën e Tij, fëmijët e mi një ditë mund të shkëlqejnë në gjërat që do të bëjnë, po aq shndritshëm sikur t’i kishte rritur që në fillim Ati Qiellor. Porse plani i Tij arrin të më ndryshojë edhe mua gjatë procesit – duke më shenjtëruar dhe brumosur që të bëhem më shumë si Ai. Sa e madhe urtësia e Perëndisë tonë!