2021
Shëmbëlltyra e Njeriut Fisnik: Një Mësim nga Bindja
Shtator/Tetor 2021


Eja, Më Ndiq

Shëmbëlltyra e Njeriut Fisnik: Një Mësim nga Bindja

Doktrina e Besëlidhje 101

Doktrina e Besëlidhje 101:43–62 paraqet një shëmbëlltyrë që u dha për të shpjeguar arsyen pse shenjtorët ishin dëbuar nga Misuri.

Në shëmbëlltyrë, shërbëtorët nisin të ndërtojnë një kullë por më pas vendosin që “nuk ka nevojë” për një të tillë (Doktrina e Besëlidhje 101:49), por për shkak se ata nuk e ndërtojnë kullën, nuk marrin paralajmërim kur një armik hyn pa leje dhe e shkatërron ullishtën.

illustrations from parable of the nobleman

Një njeri fisnik i udhëzon shërbëtorët e tij që të mbjellin një ullishtë dhe të ndërtojnë një gardh rreth pemëve dhe një kullë që një rojë të mund ta vëzhgonte tokën.

Shërbëtorët e mbjellin ullishtën dhe e ndërtojnë gardhin por vendosin të mos e ndërtojnë kullën.

Një armik i paparashikuar e shkatërron ullishtën.

Ilustrimet nga Ben Simonsen

A i vë unë ndonjëherë në dyshim urdhërimet e Perëndisë?

A e keni pyetur ndonjëherë veten, ashtu si shërbëtorët, a ishte vërtet i nevojshëm një urdhërim? Kjo shëmbëlltyrë na mëson që urdhërimet e Zotit na mbrojnë dhe na ndihmojnë të bëjmë jetë të lumtur (shih edhe Mosia 2:41; Doktrina e Besëlidhje 82:8–10).

Çfarë mund të bëjmë kur nuk e kuptojmë nevojën e një urdhërimi?

  • Ta studiojmë temën dhe lutemi që Zoti të na ndihmojë “ta ndie[jmë] që është e drejtë” (Doktrina e Besëlidhje 9:8).

  • Të kujtojmë raste në të kaluarën kur bindja solli bekime.1

  • Të veprojmë me besim, duke mirëbesuar se do ta kuptojmë “pas provës së besimit t[onë]” (Ethëri 12:6).

article on parable of the nobleman

Shënim

  1. Shih Nil L. Andersen, “Kujtime që të Përcaktojnë Shpirtërisht”, Liahona, maj 2020, f. 18–22.