2021
Respekt për të Gjithë Fëmijët e Perëndisë
Shtator/Tetor 2021


Mirë se Vini në Këtë Numër Botimi

Respekt për të Gjithë Fëmijët e Perëndisë

women sitting in circle enjoying sharing stories in group meeting

Presidenti Rasëll M. Nelson na ka nxitur që ta “zgjerojmë rrethin tonë të dashurisë për të përfshirë të gjithë familjen njerëzore” (Teachings of Russell M. Nelson [2018], f. 83). Me kaq shumë larmi midis fëmijëve të Perëndisë, si mund të krijojmë një komunitet ku të gjithë njerëzit të jetojnë në harmoni?

Në artikullin e tij “Sillni Sionin” (faqe 12), Plaku Gerit W. Gong, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na fton t’i bashkojmë zemrat dhe mendjet tona teksa i ftojmë të gjithë që të vijnë te Krishti. “Mposhtja e Racizmit dhe Paragjykimit: Ne Mund të Ndërtojmë Ura” (faqe 18) mund të na ndihmojë në përpjekjen tonë që të bëhemi një. Sigurisht, të qenit një përfshin marrjen e emrit të Jezu Krishtit mbi vete si kishë, si dhe individualisht. Mësoni më shumë tek artikulli “Kështu Do të Quhet Kisha Ime” nga Presidenti Henri B. Ajring (faqe 8).

Krijimi i unitetit në larminë tonë jo vetëm që është një urdhërim (shih Gjoni 17:21; Doktrina e Besëlidhje 38:27), por është edhe një mundësi që ne të mësojmë nga vëllezërit e motrat tona me kultura, etni dhe përvoja të tjera, si dhe të bekohemi prej tyre. Shpresojmë që numri i këtij muaji të na ndihmojë të gjithëve që të jetojmë më të bashkuar në Krisht.

Sinqerisht,

Plaku Uolter F. Gonzales

I Të Shtatëdhjetëve

Këshillues për revistën Liahona