2021
Konferenca e Përgjithshme: Një Mbledhje Mbarëbotërore e Kishës
Shtator/Tetor 2021


“Konferenca e Përgjithshme: Një Mbledhje Mbarëbotërore e Kishës”, Liahona, Shtator/Tetor 2021

Bazat e Ungjillit

Konferenca e Përgjithshme: Një Mbledhje Mbarëbotërore e Kishës

Ne dëgjojmë profetët dhe udhëheqësit e tjerë të Kishës gjatë konferencës së përgjithshme. Ata na mësojnë atë që Perëndia dëshiron që ne të dëgjojmë.

njerëz të mbledhur brenda Qendrës së Konferencave për konferencën e përgjithshme

Çdo prill dhe tetor, Kisha zhvillon një sërë mbledhjesh që quhen konferenca e përgjithshme. Udhëheqësit japin mësim dhe dëshmojnë rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij. Konferenca e përgjithshme zhvillohet në Solt-Lejk-Siti të Jutës në SHBA dhe transmetohet në mbarë botën në më shumë se 90 gjuhë. Të gjithë anëtarët dhe çdo njeri tjetër i interesuar, është i ftuar t’i dëgjojë bisedat.

Konferencat e Para të Kishës

paraqitje figurative e njerëzve të mbledhur për organizimin e Kishës

Kisha u organizua zyrtarisht gjatë një mbledhjeje më 6 prill 1830 (shih Doktrina e Besëlidhje 20). Konferenca e përgjithshme e parë u zhvillua më 9 qershor 1830. Që nga ajo kohë, konferencat e përgjithshme janë zhvilluar nën drejtimin e Presidentit të Kishës kurdoherë që anëtarët kishin mundësi të mblidheshin. Në vitet 1840, udhëheqësit filluan ta zhvillonin konferencën dy herë në vit.

Si Organizohen Konferencat Sot

Presidenca e Parë, Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve dhe udhëheqës të tjerë të Kishës flasin gjatë konferencës së përgjithshme. Muzika sigurohet nga The Tabernacle Choir at Temple Square dhe kore të tjerë të Kishës. Çdo konferencë ka pesë sesione: tre të shtunën dhe dy të dielën.

Mësimet e Udhëheqësve

Presidenti Rasëll M. Nelson duke folur në konferencën e përgjithshme

Gjatë muajve përpara konferencës, udhëheqësit e Kishës luten për mësimet që duhet të japin. Zoti i frymëzon ata për të ditur atë që duhet të thonë. Ata japin mësim të vërtetat e ungjillit dhe na ftojnë t’i zbatojmë urdhërimet e Perëndisë. Ata gjithashtu dëshmojnë për Jezu Krishtin dhe na nxitin ta ndjekim Atë.

Të Mësojmë nga Konferenca

Përpara konferencës së përgjithshme, ne mund të lutemi që të dëgjojmë atë që Zoti dëshiron që të mësojmë. Teksa i dëgjojmë bisedat, Shpirti do të na mësojë atë që nevojitet të dimë. Pas konferencës, bisedat shfaqen te faqja ChurchofJesusChrist.org, në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] dhe te revista Liahona. Ne mund t’i studiojmë plot lutje bisedat për të mësuar më shumë rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij.

Nga Shkrimet e Shenjta

Jezu Krishti na mësoi se ne duhet të mblidhemi shpesh së bashku (shih 3 Nefi 18:22).

Kur anëtarët e Kishës adhurojnë së bashku, Zoti do të jetë me ta (shih Mateu 18:20).

Zoti i urdhëroi anëtarët e Kishës që ta “udhëzo[jnë] dhe lartëso[jnë] njëri-tjetrin” (Doktrina e Besëlidhje 43:8).

Kur anëtarët e Kishës janë besnikë dhe ushtrojnë besim te Krishti, Shpirti i Tij do të jetë me ta ndërsa ata mblidhen (shih Doktrina e Besëlidhje 44:2).