2021
Kampi i Sionit – Në Përgatitje për t’i Shërbyer Zotit
Shtator/Tetor 2021


Eja, Më Ndiq

Kampi i Sionit – Në Përgatitje për t’i Shërbyer Zotit

Doktrina e Besëlidhje 102–105

article on Zion’s Camp

Pasi grupi i anëtarëve të Kishës që njihej si Kampi i Sionit kishte marshuar për qindra kilometra që të ndihmonte bashkëshenjtorët e ditëve të mëvonshme, Zoti i tha Jozef Smithit ta shpërbënte grupin, ndonëse ata mendonin se nuk e kishin përmbushur synimin e tyre. Për shkak të kësaj, disa e quajtën Kampin e Sionit një dështim, por ata që morën pjesë dëshmuan se përvojat e tyre i përgatitën për shërbim ndaj Zotit në të ardhmen.

Gjatë marshimit të gjatë, disa nga anëtarët e kampit u ankuan dhe folën kundër Profetit Jozef, por të tjerët qenë besnikë ndaj tij dhe mësuan durimin dhe bindjen.

  • Shkurt 1834:Jozef Smithi mori një zbulesë që të gjente së paku 100 njerëz për të marshuar drejt Misurit dhe të ndihmonte shenjtorët që të rimerrnin tokën e tyre në qarkun Xhekson.

  • 2 grupet që ndoqën itinerare të ndryshme u takuan në qershor.

  • Morën pjesë rreth 205 burra dhe 25 gra dhe fëmijë.

  • Ata marshuan për 32–64 km në ditë.

  • Shumica udhëtuan për më shumë se 1 450 km përmes 4 shteteve.

  • 13 shenjtorë vdiqën nga një shpërthim i kolerës në kamp.

  • 8 nga 12 Apostujt e parë të ditëve të mëvonshme shërbyen në këtë kamp.

  • Të gjithë të Shtatëdhjetët e parë të ditëve të mëvonshme ishin anëtarë të kampit.

  • Qershor 1834:Profeti Jozef mori një zbulesë duke e pranuar ofertën e anëtarëve të kampit dhe ata u shpërndanë.

Diskutim

Çfarë mendoni se do të thotë të shëlbosh Sionin? (Shih Doktrina e Besëlidhje 103:15.)