“Alma 9: Kujto Bekimet e Zotit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Alma 9”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Alma 9
Kujto Bekimet e Zotit
Si të ka bekuar Zoti? Çfarë pret Ai që ti të bësh pas marrjes së atyre bekimeve? Kur Alma dhe Amuleku i bënë thirrje popullit të Amonihës që të pendohej, njerëzit i refuzuan mësimet e tyre. Alma dha mësim se Zoti priste që ata të ishin më të drejtë se lamanitët, të cilëve nuk iu ishte dhënë mësim e vërteta. Ai i nxiti njerëzit të kujtonin bekimet e Zotit. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë t’i dallosh dhe kujtosh bekimet që Zoti të ka dhënë.
Bekimet e Zotit për ty
Shpenzo disa minuta për të renditur në ditarin tënd të studimit, bekimet që ke marrë nga Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. (Merre parasysh të përfshish bekime që kanë ardhur për shkak se ti je anëtar/e i/e Kishës së Krishtit.)
-
Si ndikon tek ti të kujtuarit e këtyre bekimeve dhe dhuratave?
-
Sa shpesh mendon për këto bekime? A ka diçka që mund të bësh për t’u përqendruar më shumë në to?
Ndërsa studion sot, ti do të kesh mundësi të shtosh te lista jote. Kërko udhërrëfimin e Atit Qiellor për t’i dalluar bekimet e Tij për ty dhe për të ditur se si mund t’i kujtosh ato gjatë gjithë jetës sate.
Alma dhe Amuleku i predikojnë popullit të Amonihës
Kur Alma dhe Amuleku ia predikuan fjalën e Perëndisë popullit të Amonihës, njerëzit i kishin zemrat të ngurtësuara.
Lexo fjalët që Alma u tha atyre tek Alma 9:8–11, 20–22, duke kërkuar fjalët dhe frazat të cilat tregojnë bekimet që Zoti ua dha këtyre njerëzve, të cilat ata i kishin harruar.
-
Çfarë gjete?
-
Çfarë karakteristikash të Zotit theksoi Alma te vargu 11? (Merre parasysh t’i shenjosh këto tipare në shkrimet e tua të shenjta.)
Mund të jetë e dobishme të dish se termi durim i referohet vetëpërmbajtjes së Zotit kur ka shkak për zemërim.
Shpenzo një çast për të përsiatur për mënyrat se si Zoti ka treguar durim ndaj teje. Ti mund të duash t’i shtosh këta shembuj në listën tënde të bekimeve.
Më vonë, Alma dëshmoi për karakteristika të tjera të Zotit që mund të na ndihmojnë ta kuptojmë mesazhin e Almës. Lexo tek Alma 9:26 dhe merre parasysh t’i shenjosh këto karakteristika. Mund të jetë e dobishme të dish se në shkrimet e shenjta fjala drejtësi do të thotë “i paanshëm” ose “i drejtë”.
Ndërsa Alma vazhdoi të predikonte, ai theksoi se Jezu Krishti është plot hir, drejtësi, vërtetësi, durim, mëshirë dhe keqardhje. Përsiat përse Alma donte që populli i Amonihës t’i kuptonte këto karakteristika të Shpëtimtarit.
Krahasimi dhe ballafaqimi i dy popujve
Shkrimet e shenjta shpesh krahasojnë ose ballafaqojnë ide, ngjarje dhe njerëz në një mënyrë që jep mësim parimet e ungjillit. Kërkimi i këtyre krahasimeve ose kontrasteve mund të jetë një aftësi e dobishme e studimit të shkrimeve të shenjta. Alma i krahasoi dy grupet e njerëzve që gjendeshin në situata të ndryshme – lamanitët dhe populli i Amonihës. Plotësoje grafikun vijues në ditarin tënd të studimit. Shiko se si Alma i theksoi tiparet e Shpëtimtarit.
-
Plotësoje grafikun vijues në ditarin tënd të studimit dhe mendo se çfarë tjetër mund të mësosh rreth Perëndisë duke i bërë këto krahasime.
Çfarë mëson ti rreth njerëzve
Mënyra se si Zoti e demonstron hirin, drejtësinë, të vërtetën, durimin, mëshirën ose keqardhjen ndaj këtyre njerëzve
Lamanitët (Alma 9:14–17)
Populli i Amonihës (Alma 9:20–25)
-
Si e tregoi mëshirën e Zotit dërgimi i Almës dhe Amulekut për të paralajmëruar dhe dëshmuar te populli i Amonihës?
-
Si mendon, përse mësimet e Almës rreth Perëndisë tek Alma 9 janë të rëndësishme për t’i mbajtur mend në kohën tonë?
Çfarë të ka dhënë Zoti?
Alma u mahnit se sa shpejt populli i Amonihës i harroi bekimet që Zoti i kishte dhënë atij si popull (shih tek Alma 9:8–11). Për t’i ndihmuar ata të pendoheshin dhe të ktheheshin te Zoti, Alma u kujtoi atyre bekimet e shumta që kishin marrë (shih vargjet 20–24).
-
Cilat janë disa arsye pse ne mund ta harrojmë atë që Zoti ka bërë për ne?
Ndërsa i lexon pyetjet vijuese, përsiat se si ti mund t’i kesh marrë disa nga të njëjtat bekime që mori populli i Amonihës. Merre parasysh t’i shtosh këto bekime në listën tënde.