“Përsëritja 11 e Zotërimit Doktrinor: Mëso Përmendsh dhe Kupto”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Përsëritja 11 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Përsëritja 11 e Zotërimit Doktrinor
Mëso Përmendsh dhe Kupto
Mësimi përmendsh i fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe kuptueshmëria e doktrinës që ato japin mësim, mund ta ftojnë Frymën e Shenjtë në jetën tënde dhe të të ndihmojnë të bëhesh më i ngjashëm me Jezu Krishtin. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të mësosh përmendsh frazat kyç të shkrimit të shenjtë nga 12 fragmentet e para të zotërimit doktrinor të Librit të Mormonit dhe të kërkosh kuptueshmëri të mëtejshme duke bërë pyetje të frymëzuara dhe dhënë përgjigje për to.
Mësoji përmendsh referencat dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta
Përdore tabelën vijuese për të shqyrtuar 12 fragmentet e para të zotërimit doktrinor në Librin e Mormonit. Zgjidh dy deri në tri fraza kyç të shkrimit të shenjtë që nuk i ke mësuar ende përmendsh. Në një copë letër ose në ditarin tënd të studimit, shkruaje referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë ndërkohë që i thua fjalët me zë të lartë. Përsërite këtë proces disa herë derisa të mund ta thuash përmendsh të gjithë frazën. Më pas kalo në fragmentin e radhës.
12 Fragmentet e Para dhe Frazat Kyç të Zotërimit Doktrinor
Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
---|---|
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Adami ra që njerëzit të mund të jenë; dhe njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ata janë të lirë të zgjedhin lirinë dhe jetën e përjetshme … ose … robërinë dhe vdekjen.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Të gjithë janë njësoj para Perëndisë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë Perëndia “do t’u jap[ë] fëmijëve të njerëzve rresht pas rreshti, parim pas parimi”. |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ju duhet të luteni gjithmonë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “At[a] që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë … janë të bekuar në të gjitha gjërat.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Zhv[ishe] njeriun e natyrshëm dhe … bëh[u] një shenjtor nëpërmjet shlyerjes së Krishtit Zot.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Besoni në Perëndinë; … besoni se ai ka të gjithë diturinë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Pagëz[ohuni] në emrin e Zotit, si një dëshmi … që ju keni hyrë në një besëlidhje me të.” |
Bërja e pyetjeve të frymëzuara
Pyetjet e frymëzuara janë një pjesë thelbësore e procesit të të mësuarit. Gjatë shërbesës së Tij në vdekshmëri, Shpëtimtari bëri shpesh pyetje që i ftonin nxënësit të mendonin, ndienin dhe vepronin sipas të vërtetave që Ai dha mësim (shih te Mateu 16:13–16; Gjoni 6:66–69). Mbase e ke vënë re një prind, mësues ose udhëheqës të Kishës të bëjë pyetje që të ndihmuan ta kuptosh ungjillin më mirë ose ta lidhësh atë që po mëson me jetën tënde. Bërja e pyetjeve të frymëzuara dhe dhënia e përgjigjeve për to mund ta bëjnë procesin e të mësuarit një përvojë më përfshirëse dhe domethënëse për ty.
Ka shumë lloje të ndryshme pyetjesh. Sot ti do të kesh mundësinë të ushtrosh bërjen e pyetjeve të frymëzuara dhe dhënien e përgjigjeve për to për të të ndihmuar t’i kuptosh fragmentet e zotërimit doktrinor.
Sa vijojnë janë shembuj të llojeve të ndryshme të pyetjeve që mund të përdoren gjatë studimit të shkrimeve të shenjta. Pyetjet shembull kanë lidhje me të vërtetat e dhëna mësim në vargjet 2 Nefi 32:8–9.
Pyetje për të të ndihmuar të kuptosh kontekstin e shkrimeve të shenjta
-
Kush po flet te 2 Nefi 32:8–9?
-
Kujt po i drejtohet ai apo ajo? Përse?
Pyetje për të të ndihmuar të kuptosh përmbajtjen ose kuptimin e shkrimeve të shenjta
Këto pyetje mund të na ndihmojnë të përcaktojmë doktrinën dhe parimet.
-
Çfarë synonte autori që të mësojmë ne?
-
Çfarë mendon se do të thotë “të luteni gjithmonë dhe mos u jepni”? (2 Nefi 32:9.)
Pyetje për të të ndihmuar të kuptosh doktrinën dhe parimet në shkrimet e shenjta
-
Si mendon se të luturit gjithmonë mund të ndikojë në marrëdhënien tonë me Atin Qiellor?
-
Çfarë mund të na ndihmojë të kujtojmë të lutemi gjithmonë, edhe kur nuk e ndiejmë që të lutemi?