Seminari
2 Nefi 28:27–32: “Atij që Merr, [Perëndia] do t’i Jap[ë] më Shumë”


“2 Nefi 28:27–32: ‘Atij që Merr, [Perëndia] do t’i Jap[ë] më Shumë’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“2 Nefi 28:27–32”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

2 Nefi 28:27–32

“Atij që Merr, [Perëndia] do t’i Jap[ë] më Shumë”

e ri duke u lutur

A ke pyetje shpirtërore që nuk kanë marrë përgjigje, ose a dëshiron ndonjëherë që dëshmia jote të zhvillohej më shpejt? Nefi shpjegoi se njohuria nga Ati Qiellor vjen pak e nga pak ndërsa jemi të gatshëm të vazhdojmë ta marrim atë që Ai na mëson. Ky mësim mund të të ndihmojë ta thellosh kuptueshmërinë tënde për mënyrën se si Ati Qiellor na e zbulon të vërtetën.

T’u mësoni nxënësve t’i përshtatin shkrimet e shenjta. T’i përshtatësh shkrimet e shenjta është si t’i krahasosh ato me jetën vetjake. Nxitini nxënësit të bëjnë pyetje si: “Cilat rrethana dhe situata në jetën time janë të ngjashme me rrethanat dhe situatat në këtë fragment të shkrimit të shenjtë?” ose “Në ç’mënyrë ngjaj me personazhet që po studiojmë në shkrimet e shenjta?”

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te 2 Nefi 28:30 dhe të vijnë në klasë të përgatitur për të dhënë një shembull se si Perëndia na e mëson ungjillin e Tij pak e nga pak.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Perëndia na mëson hap pas hapi

Në vend që të përdorni analogjinë vijuese rreth një shkalle, mund ta filloni orën mësimore duke i ofruar një nxënësi një artikull të shijshëm ushqimor që është tepër i madh për t’u ngrënë me një kafshatë. Kur nxënësi të hajë një kafshatë, pyeteni atë pse e filloi me një kafshatë në vend që ta hante të gjithin njëherësh. Pastaj ftojini nxënësit të lexojnë te 2 Nefi 28:26–30, duke kërkuar se si ky mësim me sende mund të na ndihmojë ta kuptojmë më mirë procesin e rritjes së njohurisë sonë shpirtërore.

shkallë që të çojnë lart

Imagjino sikur po vështron një shkallë të gjatë që përfaqëson njohurinë dhe kuptueshmërinë tënde shpirtërore.

  • Nëse maja e shkallës përfaqëson njohurinë e Perëndisë, ku mendon se është niveli yt i tanishëm i njohurisë?

  • Cilat janë mënyrat se si Perëndia na ndihmon ta rritim njohurinë dhe kuptueshmërinë tonë shpirtërore me kalimin e kohës?

  • Çfarë do t’i ndodhte dikujt që nuk hedh hapin e radhës për shkak se ndihet i kënaqur me njohurinë që ka tashmë?

Te 2 Nefi 28, Nefi e vazhdoi profecinë e tij për ditët e fundit. Ai përshkroi disa nga qëndrimet që do të mbizotëronin në kohën tonë dhe tregoi një model që përdor Zoti për të na ndihmuar ta marrim dhe ta kuptojmë të vërtetën.

Lexo te 2 Nefi 28:26–30 dhe përsiat se si analogjia e shkallës të ndihmon t’i kuptosh të vërtetat që dha mësim Nefi rreth Zotit. Mund të jetë e dobishme të dish se parimet janë urdhërime që na mësojnë si të veprojmë.

2 Nefi 28:30 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merrni parasysh t’i shenjoni fragmentet e zotërimit doktrinor në mënyrë të dallueshme që të mund t’i gjeni me lehtësi. Do të keni mundësinë në mësimin e ardhshëm të ushtroni vënien në zbatim të doktrinës që jepet mësim në këtë fragment për një pyetje ose situatë.

  • Çfarë të ndihmon ky fragment të kuptosh rreth Zotit? Si mund ta bekojë jetën tënde kjo kuptueshmëri?

  • Si mendon, pse disa njerëz e hedhin poshtë mundësinë për të mësuar më shumë për fjalën e Perëndisë nga sa kanë mësuar tashmë?

Rilexoje vargun 30 dhe mendo rreth mënyrës se si do ta përmblidhje me vetë fjalët e tua atë që të mëson vargu. Nëse dëshiron, mund ta shënosh përmbledhjen tënde në shkrimet e tua të shenjta në krah të këtij vargu.

Ftojini nxënësit t’i tregojnë përmbledhjet e tyre.

Një model për përparimin tonë shpirtëror

Një nga të vërtetat që gjenden në këtë fragment është se Perëndia ua zbulon të vërtetën rresht pas rreshti atyre që do ta marrin atë.

  • Në ç’mënyrë është një bekim fakti që Perëndia na jep mësim pak e nga pak në vend që të na e japë të gjithë njëherësh?

  • Si mund të na ndihmojë procesi i të mësuarit pak e nga pak që të bëhemi si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti? Cilat cilësi si të Krishtit mund të na ndihmojë ky proces të zhvillojmë?

Modelet e dritës

ChurchofJesusChrist.org Kërkoni modele që Perëndia i përdor për t’ua zbuluar vullnetin e Tij fëmijëve të Tij.

3:4

Në vend që të përdorni sugjerimin vijues për studim, merrni parasysh të përdorni veprimtarinë për studimin e shkrimeve të shenjta që gjenden në pjesën “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit”.

Lexo të paktën dy nga fragmentet vijuese të shkrimeve të shenjta, duke kërkuar atë që i shtojnë ato kuptueshmërisë sate për vargun te 2 Nefi 28:30. Merr parasysh t’i lidhësh ose t’i bësh referenca‑kryq këtyre vargjeve me vargun te 2 Nefi 28:30 në shkrimet e tua të shenjta.

  • Çfarë mësove nga këto fragmente që të ndihmon ta kuptosh më mirë vargun te 2 Nefi 28:30?

  • Cilët janë disa shembuj të mënyrës se si të vërtetat e dhëna mësim te 2 Nefi 28:30 mund ta ndihmojnë dikë?

  • Kur e ke parë Perëndinë të japë mësim pak e nga pak në jetën tënde ose në jetën e njerëzve përreth teje?

Përsiat se si kuptueshmëria dhe dëshmia jote për ungjillin janë rritur pak e nga pak me kalimin e kohës. Shënoje në ditarin tënd të studimit atë që ndien se Ati Qiellor do të donte që ti të mbaje mend dhe të bëje për shkak të asaj që mësove sot.

Merreni parasysh të ftoni disa vullnetarë të tregojnë pjesë të asaj që shkruan.