“Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 28:30 – ‘Rresht pas Rreshti, Parim pas Parimi’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 28:30”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Zotërimi Doktrinor: 2 Nefi 28:30
“Rresht pas Rreshti, Parim pas Parimi”
Në një mësim të mëparshëm, “2 Nefi 28:27–32”, studiove vargun te 2 Nefi 28:30 dhe mësove se Perëndia ua zbulon të vërtetën rresht pas rreshti atyre që janë të gatshëm ta marrin atë. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te 2 Nefi 28:30, të shpjegosh doktrinën e dhënë mësim në këtë fragment dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Mëso përmendsh dhe shpjego
Në një mësim të mëparshëm, “2 Nefi 28:27–32”, mësove se Perëndia ua zbulon të vërtetën rresht pas rreshti atyre që do ta marrin atë. Për të të ndihmuar të përgatitesh që ta shpjegosh këtë të vërtetë, përsiati pyetjet vijuese dhe më pas plotësoje veprimtarinë vijuese me shkrim:
-
Çfarë mendon se do të thotë “rresht pas rreshti”?
-
Si mendon se marrja e së vërtetës që na ka dhënë tashmë Perëndia na përgatit për të marrë më tepër?
Zgjidh një nga këto situata ku dikush mund të ketë nevojë për ndihmë nga Perëndia:
-
Nevoja për këshillë rreth një sfide me të cilën po përballet.
-
Pasja e dëshirës për të zhvilluar një marrëdhënie më të fortë me Shpëtimtarin.
-
Dëshira për të kuptuar bekimin e vet patriarkal.
Shkruaj një shpjegim të shkurtër rreth asaj që mëson nga 2 Nefi 28:30 që mund të të ndihmojë në situatën që zgjodhe.
Ushtroje vënien në zbatim
Lexoji dy skenarët vijues rreth një të riu dhe një të reje nga e njëjta lagje të cilët frekuentojnë një mbledhje agjërimi dhe dëshmish. Secili ka mendime të ndryshme gjatë mbledhjes.
-
Tomi fillon të pyesë veten se çfarë nuk shkon me të. Ai beson te Perëndia dhe se Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është e vërtetë. Por ai ndien sikur dëshmia e tij është e dobët krahasuar me anëtarët e tjerë të lagjes. Ai pyet veten a është madje e mundur për të që t’i dijë ndonjëherë vetë të gjitha gjërat për të cilat po dëshmojnë të tjerët.
-
Nga mesi i mbledhjes, Liza nuk u kushton më vëmendje dëshmive. Ajo mendon me vete: “E kam dëgjuar tashmë gjithçka që po thonë ata dhe e di tashmë se është e gjitha e vërtetë”. Ajo gjithashtu ka ndier më pak dëshirë për t’i lexuar shkrimet e shenjta dhe për të frekuentuar seminarin sepse ndien se dëshmia e saj është tashmë e fortë mjaftueshëm.
Përshkruaj se si do ta përdorje secilin nga parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për ta ndihmuar Tomin ose Lizën për situatën e vet. Nëse është e nevojshme, pyetjet vijuese mund të të ndihmojnë.
Vepro me besim
Lexoje paragrafin 7 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor.
-
Çfarë mund të tregoje nga ky paragraf për ta ndihmuar Tomin ose Lizën që të veprojë me besim?
-
Si mund ta ndihmojnë të vërtetat nga 2 Nefi 28:30 Tomin ose Lizën që të veprojë me besim?
Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm
-
Duke përdorur atë që ke mësuar nga 2 Nefi 28:30, çfarë mund të thoshe për ta ndihmuar Tomin ose Lizën ta shohë situatën e vet më shumë siç e sheh Zoti?
-
Çfarë të vërtetash të tjera mund të thuash për t’i ndihmuar ata t’i shohin shqetësimet e tyre me një këndvështrim të përjetshëm?
-
Çfarë di rreth Perëndisë që mund t’i ndihmojë ata ta shohin veten siç bën Ai?
Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore
-
Pse mund të jetë e dobishme për Tomin ose Lizën që të flasë me prindërit e vet ose udhëheqësit e kishës rreth mendimeve të veta?
-
Për çfarë vargjesh ose historish nga shkrimet e shenjta mund të mendosh të cilat mund t’i ndihmojnë ata?