Seminari
2 Nefi 29: Merrni më Shumë nga Fjala e Perëndisë


“2 Nefi 29: Merrni më Shumë nga Fjala e Perëndisë”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“2 Nefi 29”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

2 Nefi 29

Merrni më Shumë nga Fjala e Perëndisë

Pamja
të rinj duke lexuar shkrimet e shenjta

Shumë njerëz besojnë se Bibla është fjala e Perëndisë. Megjithatë, jo të gjithë ata janë të gatshëm të marrin më shumë nga fjala e Perëndisë se ajo që kanë tashmë. Nefi profetizoi se, në ditët e fundit, shumë njerëz do ta refuzonin Librin e Mormonit sepse ata tashmë kishin Biblën. Zoti dëshiron që ne ta dimë se ungjilli i Tij është për të gjithë njerëzit dhe se fjala e Tij nuk është e kufizuar vetëm me Biblën. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të jesh më i gatshëm për ta marrë fjalën e Zotit në jetën tënde.

Të mësuarit rreth Biblës dhe Librit të Mormonit. Bibla dhe Libri i Mormonit janë shkrime të shenjta shoqëruese dhe e mbështetin njëra-tjetrën në mësimdhënien e doktrinës së Jezu Krishtit. Krahas kësaj, Libri i Mormonit rivendos të vërteta të qarta dhe të çmueshme që kanë humbur nga Bibla. Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se, kur e studiojmë Librin e Mormonit, kjo mund ta qartësojë kuptueshmërinë tonë për doktrinën në Bibël.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth asaj që po bëjnë që të jenë pranues ndaj komunikimit nga Perëndia.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ji i gatshëm të marrësh kuptueshmëri më të madhe

Imagjino sikur Olsi, në moshën 15-vjeçare, vendosi që të gjitha informacionet dhe teknologjia që ka në dispozicion në atë pikë do të ishin gjithçka për të cilën do të kishte nevojë ndonjëherë.

Nëse është e nevojshme, merreni parasysh ta rregulloni vitin në pyetjen vijuese për ta bërë të ketë më tepër lidhje me nxënësit tuaj.

  • Çfarë do të humbiste Olsi po ta vendoste këtë në vitin 1950? Çfarë informacionesh ose teknologjie është vënë në dispozicion që nga ajo kohë?

  • Si mund të lidhet kjo situatë me të mësuarit e të vërtetave shpirtërore?

Ftojini nxënësit të mendojnë rreth faktit se çfarë bekimesh vijnë nga të qenit të gatshëm ose madje të etur për të mësuar nga Perëndia.

Ndërsa e lexon thënien vijuese nga Presidenti Rasëll M. Nelson, mendo rreth asaj që mund të nënkuptojë ajo për ty.

“O, ka shumë më tepër që Ati juaj në Qiell dëshiron që ju të dini. Siç na mësoi Plaku Nil A. Maksuell: ‘Atyre që kanë sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar, është e qartë se Ati dhe Biri po ua zbulojnë të fshehtat e gjithësisë!’” [“Meek and Lowly” (takim shpirtëror në Universitetin “Brigam Jang”, 21 tetor 1986), f. 9, speeches.byu.edu].” (Rasëll M. Nelson, “Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë”, Liahona, maj 2018, f. 95)

Për t’i ndihmuar nxënësit ta vlerësojnë aftësinë për ta marrë fjalën e Perëndisë në jetën e tyre, merrni parasysh ta shpërndani fletushkën vijuese dhe t’i ftoni nxënësit ta plotësojnë atë individualisht.

Dëshira Ime për t’i Mësuar të Vërtetat Shpirtërore nga Perëndia

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit – 2 Nefi 29: Merrni më Shumë nga Fjala e Perëndisë

Gjej një çast për të reflektuar për qëndrimin tënd rreth marrjes së të vërtetave shpirtërore nga Perëndia. Përpiqu të shohësh se çfarë po e bën mirë dhe ku mund të kesh potencial për t’u përmirësuar.

  • Rrallëherë: 1

  • Nganjëherë: 2

  • Shpesh: 3

  • Gjithmonë: 4

Unë i vlerësoj dhe i studioj të dy, edhe Biblën dhe Librin e Mormonit.

Kërkoj përgjigje për pyetjet e mia duke studiuar shkrimet e shenjta.

Kërkoj të mësoj nga Perëndia dhe rreth Tij nëpërmjet shkrimeve të shenjta.

Kërkoj dhe e zbatoj zbulesën vetjake nga Fryma e Shenjtë.

I studioj fjalët që thuhen në konferencën e përgjithshme për të mësuar atë që Perëndia dëshiron që unë të di.

Ndërsa studion sot, kërko atë që mund të bësh për të vazhduar të mësosh gjithçka që Perëndia dëshiron të të mësojë.

Qëndrimet e ndryshme ndaj marrjes së fjalës së Perëndisë

Te 2 Nefi 28–29, Nefi profetizoi rreth qëndrimit që do të kishin disa njerëz në ditët e mëvonshme rreth marrjes së fjalës së Perëndisë. Lexo te 2 Nefi 28:29 dhe 2 Nefi 29:3, duke kërkuar atë që Nefi dhe Zoti dhanë mësim rreth mënyrës se si do të reagonin disa njerëz ndaj marrjes së një shkrimi tjetër të shenjtë në ditët e fundit.

  • Çfarë gjete?

  • Cilat janë disa nga arsyet pse njerëzit mund ta kenë këtë pikëpamje?

Merrni parasysh të demonstroni sa vijon si një mësim me sende. Diskutoni se çfarë nuk mund të bëjë një gotë e përmbysur dhe ndihmojini nxënësit ta krahasojnë këtë me ata që e refuzojnë Librin e Mormonit.

Merr një gotë të zbrazët dhe mendo se për çfarë mund të përdoret ajo. Tani ktheje përmbys. A mund të përdoret ajo ende në mënyrën si është menduar të përdoret? Krahasoje këtë me Librin e Mormonit dhe ndikimin e tij të mundshëm në jetën e dikujt.

  • Çfarë njohurie dhe bekimesh mendon se dëshiron Perëndia që të marrim nëpërmjet Librit të Mormonit?

Gjatë mësimit me sende më lart, kthejeni gotën për lart që të simbolizojë të qenit gati për të marrë. Mund t’i shpërndani shirita të vegjël letre çdo nxënësi. Ftojeni çdo nxënës të shkruajë së paku një gjë që Perëndia dëshiron që ne të dimë ose të marrim nëpërmjet Librit të Mormonit. Nxënësit mund ta mbushin gotën me përgjigjet e tyre. Merrni parasysh t’i lexoni këto me zë të lartë për t’i ndihmuar nxënësit të dallojnë se çfarë bekimesh të mëdha janë në dispozicion të atyre që janë të gatshëm t’i marrin ato.

Lexo te 2 Nefi 29:7–11, duke kërkuar atë që dëshiron Jezu Krishti të dinë njerëzit që e refuzojnë Librin e Mormonit.

Disa nxënës mund të diskutojnë më shumë po të lexojnë me të tjerë në një grup të vogël. Merrni parasysh t’i ndani nxënësit në grupe për të lexuar vargjet 7–11 nëse kjo do t’i plotësonte më mirë nevojat e tyre.

  • Cila është një e vërtetë që mësove rreth Jezu Krishtit nga këto vargje?

Jepuni nxënësve mundësi për të treguar të vërteta të ndryshme dhe ftojini nxënësit të shpjegojnë se çfarë ndikimi mund të kenë këto të vërteta.

Një e vërtetë që mund të mësojmë është se Perëndia i kujton të gjithë njerëzit dhe u flet atyre në të gjitha kombet.

  • Cilat janë disa nga mënyrat e ndryshme në të cilat Perëndia u flet fëmijëve të Tij në të gjitha kombet?

  • Çfarë përvojash të kanë ndihmuar të kuptosh se Perëndia të kujton dhe të flet?

ChurchofJesusChrist.org

Merrni parasysh ta mbyllni mësimin duke i ftuar nxënësit të reflektojnë për mënyrën se si ata mund të jenë më pranues ndaj fjalës së Perëndisë. Një mënyrë për ta bërë këtë është t’i ftoni nxënësit të plotësojnë hapat vijues në ditarin e tyre të studimit. Pasi nxënësit të kenë pasur kohë të mjaftueshme për t’i plotësuar hapat, dëshmoni për të vërtetat që keni diskutuar.

  1. Bëj një listë për të gjitha mënyrat se si Perëndia e ka vënë në dispozicionin tënd fjalën e Tij.

  2. Reflekto për mënyrën se sa i/e gatshëm/me je për ta marrë fjalën e Perëndisë nëpërmjet secilës prej këtyre mënyrave. (Mund të tërheqësh një gotë të thjeshtë në krah të çdo mënyre në të cilën ndihesh më pranues/e ndaj dëgjimit të Zotit.)

  3. Shkruaj një ose më shumë ndryshime që mund të bësh për të qenë më i/e gatshëm/me për ta marrë fjalën e Perëndisë në më shumë se këto mënyra.

Shtyp në Letër